web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë/ Bie skela, plagosen katër punonjës

16 Gusht 2019, 13:25, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Tiranë, ku katër persona kanë rënë nga skela e një pallati.

Mësohet se personat ishin punonjës të një pallati që po rikonstruktohej, në rrugën “Faik Konica”.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur katër punonjësit, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga