Basha i frikësuar nga zgjedhjet/ Ngulfatet brenda gënjeshtrave të tij
Nga dje ka plasur një eufori e Lulzim Bashës, pas disa qëndr...
Dje në një konferencë për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta tregoi edhe njëherë nostalgjinë e tij dhe adhurimin që ka për diktaturën dhe diktatorët.
Ai shprehu mirënjohjen dhe dëshirën e madhe për t’i çuar dhe lule tek varri. Por, për të gjithë ata që mendojnë se Meta është çmendur, kjo nuk është e vërtetë, Ilir Meta po vepron në panik.
Kështu ka vepruar në të njëjtën mënyrë, kur doli videoja dhe kur u kap me presh në duar me një denoncim të bërë nga ish Ministri i Ekonomisë në atë kohë, Dritan Prifti, publikuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare”.
Ishte, ky Ilir Metë që doli në media, shante liderin e opozitës të asaj kohe Edi Ramën, nga fëmijët, gruaja, prindërit dhe gjithçka tjetër që mund t’i vinte nëpër gojë.
Dhe më pas të njëjtën gjë e bëri dhe në vitin 2017, kur Lulzim Basha filloi ta sulmonte dhe nuk la fjalë pa thënë dhe iu vërsul si qen i tërbuar, kryetarit të Opozitës.
Sot, ka një betejë me të dy, me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën. I pari që e zgjodhi President dhe e mban në pushtet dhe i dyti që e do aleat për të rrëzuar kryeministrin në detyrë.
Në fakt, Ilir Meta është ai i vërteti dhe shqiptarët duhet ta kujtojnë. Nuk duhet ta shohin të dobësuar dhe të mendojnë se Ilir Meta ka ndryshuar.
Është po ai hajdut me dhe pa çizme, i zhytur deri në llum. Është i njëjti personazh politik, i 30 viteve.
Është ai që zbriti nga Skrapari si student me apo pa bluzë të grisur, por kjo nuk ka rëndësi. Ishte një i ri bashkuar me ata që qëndronin në krah të diktatorit, me të rinjtë e Partisë së Punës së Shqipërisë, që shkoi tek Ramiz Alia si i zgjedhuri i këtij të fundit dhe dje e tregoi adhurimin për të. Më pas deputet për gati 30 vite, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, President, pra në çdo lloj detyre dhe funksione politike.
Dhe vetëm me pagën zyrtare, sot është një miliarder, duke u justifikuar me një tokë të prindërve të bashkëshortes së tij, e cila drejton LSI-në, partinë që Ilir Meta e themeloi, pasi u përplas me Fatos Nanon për llokmat e pushtetit që nuk po i merrte dot më, për karrigen e kryeministrit, për të cilën shiti Pandeli Majkon në garë me Fatos Nanon, për karrigen e kryeministrit, të cilën e ëndërron dhe sot, për të cilën po luan duke dalë në media.
Ata që kujtojnë se po e bën për Lulzim Bashën, për parime demokratike, apo se i digjet barku si politikan proevropian e kanë shumë gabim.
Ilir Meta po e bën për një arsye të vetme. Ai shikon zbrastinë që ka opozita dhe kërkon që të bëjë rolin e liderit të opozitës.
Këtë po e bën duke e kuptuar se Lulzim Basha është i paaftë, nuk di të menaxhojë dhe i ka lënë mjaft kosto opozitës, përfshirë edhe partinë e tij, LSI-në.
Ilir Meta është po i njëjti peshkaqen në politikë, i cili ka vrarë dhe ka prerë në Shqipëri, i cili ka vjedhur thesarin, gjë për të cilën është akuzuar publikisht nga Sali Berisha.
Meta, i cili për PD dhe opozitën e sotme, por edhe kur ishte kryeministër dje, është një bandit, një vrasës, një hajdut zgjedhjesh, është njeriu që ka masakruar demokratët, që ka rrëmbyer kutitë e votimit në zgjedhjet e vitit 2001.
Ilir Meta është po ai korruptuar, po ai kusar e bandit që e kanë akuzuar dje, nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht dhe vetëm është dobësuar.
Ata që pretendojnë dhe mendojnë se Ilir Meta ka ndryshuar e kanë gabim, ai thjesht po luan për të kapur rolin e dyshit në politikën shqiptare. Për të bërë rolin e opozitarit të vërtetë, atë që Lulzim Basha nuk e bën dot, pasi tashmë ka përfunduar duke treguar barsoleta rrugëve të Shqipërisë.
Ilir Meta e kupton mjaft mirë se çfarë ndodh dhe se kush është skema. A e di mjaft mirë që do të shkarkohet dhe është i bindur që e ardhmja e tij është e dyshimtë, jo vetëm nga prangat e SPAK-ut.
Meta pretendon dhe mendon se do të luajë një rol të fuqishëm në politikë, duke dashur që të ketë një pozicion komod edhe nesër, gjë të cilën nuk ia garanton dot as Edi Rama, as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha.
Në fakt Ilir Meta është po i njëjti, ai që thamë më sipër dhe më shumë se sa aq, asgjë më tepër. Ilir Meta është thjesht një hajdut i veshur me kostum që e kemi President Republike.
Dhe për ta zgjidhur se kush është me të vërtetë Ilir Meta, mjafton që institucionet e reja të drejtësisë të kontrollojnë paratë e tij, pasuritë e tij, miliardat e tij dhe lehtësisht gjithçka do të kuptohet.
Dhe në këtë mënyrë gjithçka do të zbardhet se kush është në të vërtetë, Presidenti ynë që këndon si gjeli në majë të plehut, por në fakt kudo që shkel mbjell vetëm ndotje dhe neveri.
Ky e ka emrin Ilir Meta, i cili po përpiqet të sillet si politikan evropian, por në fakt nuk është asgjë tjetër, thjesht një bandit me kostum e kollare që e kemi President Republike, dhuratë nga Rilindja e Edi Ramës me mbështetjen e Lulzim Bashës./CNA.al
Nga dje ka plasur një eufori e Lulzim Bashës, pas disa qëndr...
Prokuroria për Krimet e Rënda i ka dërguar një fletëthirrje ...
Koordinatori i Partisë Demokratike për Dibrën, Enkelejd Alib...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një shkrim ku lajmëron f...
Partia Demokratike i ka dërguar një letër Prokurorisë së Për...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale...
Zv/kryeministri Erion Braçe ka folur sot për mediat lidhur m...
Presidenti Ilir Meta ia ka kthyer përgjigje letrës së Kuvend...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka thu...
Presidenti Ilir Meta, u bënë disa muaj që ka nisur të reagoj...
Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë një tjetër temë për të ci...
Lajmi më i fundit, sipas të cilit ish kryebashkiakut të Durr...
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, ...
Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar përmes n...
Edhe pse të mbajtura pa rivalitet të spikatur, votimet për p...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi një ditë më...
Viktor Martini, ish i burgosur politik, thotë se ka shumë zh...
Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ...
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me strukturat e PD...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...