Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga dje ka plasur një eufori e Lulzim Bashës, pas disa qëndrimeve të mbajtur për Zërin e Amerikës nga Mathew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit. Deklaratar e tij të interpretuara në forma të ndryshme, dukeshin si shpresë, megjithëse në intervistën e tij, z.Palmer e injoronte totalisht opozitën dhe Lulzim Bashën.
Ajo që deklaronte ishte mbështetja ndaj institucioneve dhe në finale jepte qëndrimin e tij, se në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit, do të ishte Gjykata ajo që do të vendoste. Deklaratat e tij janë të plota, të pastra dhe të qarta, por Lulzim Basha i injoruar totalisht në intervistën e z.Palmer, sikur nuk ekzistonte ka urdhëruar që call centerat e kunatit, militantëve e qytetarët dixhital, të shkruajnë pro z.Palmer, pasi më herët e kishin sharë, fyer dhe degjeneruar me çdo fjalë të mundshme.
Nga ana tjetër shpresa e vetme, ishte se zgjedhjet do të përsëriten dhe kështu hapej edhe gazeta zyrtare e PD, sot. A thua se pas një interviste, të nesërmen do të kishim zgjedhje të parakohshme, apo do të përsëriteshin zgjedhjet lokale.
Në fakt, zgjedhjet lokale u mbajtën me 30 Qershor, kryetarët e bashkive, tashmë po marrin detyrën. Lulzim Basha e bëri gafën e tij, gafën e pafalshme apo veprimin e porositur politik, pas pazareve të tij të neveritshme me Edi Ramën, duke falur në tavolinë 61 Bashki.
Kryetarët e rinj po marrin detyrën, të gjithë po hyjnë në institucione. Diku ka ndonjë rezistencë qesharake, por Lulzim Basha vazhdon të gënjejë kryebashkiakët që ka pasur në disa Bashki të Shqipërisë, duke iu thënë se zgjedhjet janë nul, ato nuk njihen e të tjera si këto.
Në fakt zgjedhjet u njohën, zgjedhjet u mbajtën me 30 Qershor, në të paktën në 41 Bashki ka pasur kandidatë rivalë. OSBE dhe SHBA, e kanë thënë qartë që në krye të herës, se zgjedhjet duhej të mbaheshin me 30 Qershor dhe se procesi duhej të zhvillohej e institucionet duhej të vepronin.
Por, Basha shpreson se zgjedhjet duhet të ripërsëriten. Në fakt zgjedhjet mund të ripërsëriten vetëm kur të ikë Luli dhe me shumë gjasa mund të ikë bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kjo do të ishte një gjë më e mirë dhe një fitore më e madhe për shqiptarët.
Zgjedhje mund të ketë por jo me Bashën në krye të PD-së. Ashtu sikundër Basha thotë s’do të kemi zgjedhje me Edi Ramën, do të ishte shumë më mirë për shqiptarët që zgjedhjet t’i kishim jo vetëm pa Edi Ramën, por edhe pa Lulzim Bashën, përfshirë këtu edhe Ilir Metën.
Por, zgjedhjet lokale nuk mund të bëhen të parakohshme edhe pse Basha shpreson shumë edhe pse antenat e tij i ka mbajtur ngrehur duke shpreuar tek Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të japë një vendim për këto zgjedhje në momentin kur do të krijohet.
Por deri atëherë, kryetarët e rinj të bashkive kanë hyrë në zyrë dhe do të vazhdojnë detyrën, përkundër asaj që pretendon Lulzim Basha, se zgjedhjet janë nul, janë të pavërteta dhe do të ripërsëriten.
Derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese dhe derisa të kemi një vendim kryetarët e rinj të bashkive, do të jenë në detyrë.
Zgjedhjet lokale nuk mund të bëhen të parakohshme dhe këtë Lulzim Basha e di shumë mirë, edhe pse shpreson ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke tentuar që t’i fitojë ato.
Por, edhe pse e shpall veten si shumicë me 85% të shqiptarëve, vështirë se mund të fitojë, vështirë se e mbështet kush Lulzim Bashën.
Përtej çdo qëndrimi apo krahu politik në të gjitha sondazhet e fundit apo opinionet e dhëna nga gazetarë, analistë por edhe kompani të ndryshme lobuese, duket se Lulzim Basha është në pikiatë, në një rënie të pandalshme politike, duke humbur besimin e pakët që fitoi gjatë kohës së protestave apo bashkimin e militantëve pas tij, mënjeherë pas djegies së mandateve.
Sot të gjithë e kanë kuptuar se problemi i zgjedhjeve është thjesht dhe vetëm një emër, Lulzim Basha, i cili ka frikë nga ato, i cili nuk hyn në zgjedhje dhe nuk i fiton dot zgjedhjet.
Prandaj, gjithçka që thotë dhe çdo qëndrim që mban, është vetëm në një funksion, atë të mbajtjes së karriges së kryetarit të PD -së dhe asgjë më shumë se kaq.
Dhe për të qenë kryetar tentoi të digjte Shqipërinë, dorëzoi 61 Bashkitë në tavolinë, la PD -në pa mandate duke e nxjerrë nga Parlamenti dhe skena politike dhe tani vijon e tregon barsoleta qytet më qytet se si do të vijë në pushtet si kryeministër me Monën dhe aleatët e tij në krah./CNA.al
Prokuroria për Krimet e Rënda i ka dërguar një fletëthirrje ...
Koordinatori i Partisë Demokratike për Dibrën, Enkelejd Alib...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një shkrim ku lajmëron f...
Partia Demokratike i ka dërguar një letër Prokurorisë së Për...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale...
Zv/kryeministri Erion Braçe ka folur sot për mediat lidhur m...
Presidenti Ilir Meta ia ka kthyer përgjigje letrës së Kuvend...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka thu...
Presidenti Ilir Meta, u bënë disa muaj që ka nisur të reagoj...
Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë një tjetër temë për të ci...
Lajmi më i fundit, sipas të cilit ish kryebashkiakut të Durr...
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, ...
Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar përmes n...
Edhe pse të mbajtura pa rivalitet të spikatur, votimet për p...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi një ditë më...
Viktor Martini, ish i burgosur politik, thotë se ka shumë zh...
Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ...
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me strukturat e PD...
Kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka reaguar nëpërmj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...