Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-Ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka reaguar referuar lirimit të ish-deputetit Arben Cuko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani e ka konsideruar heqjen e masës ekstreme ndaj ish deputetit sshembull të arrestimeve bolshevike, teksa shton se e gjitha kjo është bërë për një show politik.
Në reagimin e tij ish-ministri ka sjellë edhe njëherë në vëmendje Reformën në Drejtësi, të cilën me fjalë të tjera, e ka konsideruar si të dështuar, ndërsa shprehet se i është nënshtruar pushtetit të sotëm politik.
Manjani shpreh bindjen se “Arben Çuko është viktima e radhës e kësaj praktike bolshevike, të Rilindur tashmë!”
Kujtojmë se ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, nga “arrest me burg” në masën ?detyrim paraqitje?, ndërsa mësohet se gjykimi ndaj tij do të vijojë në gjendje të lirë.
Postimi i plotë i Manjanit:
Heqja e masës ekstreme të sigurisë ndaj Arben Çukos, më sjell edhe njëherë në vemendje praktikën bolshevike të arrestimeve për show publik.
Reforma në drejtësi jo vetëm nuk e mbylli këtë praktikë bolshevike, por përkundrazi e përkeqësoi.
Pas 2017-ës kjo praktikë u përkeqësua për shkak të mbivendosjes praktike të policisë mbi prokurorinë dhe terrorit të presionit kriminal ndaj gjykatës.
Pra me pak fjalë, për të fituar pikë në publik të arrestojnë e të telendisin mbi bazë supozimesh, thashethemesh apo edhe denoncimesh të pa provuara.
Por të duartrokitura nga publiku, i cili gënjehet paq me lajmin e arrestimit, pa e vrarë mendjen se ndaj të arrestuarit nuk ka asnjë provë dhe se arresti nuk i shërben drejtësisë, por fshehjes së saj!
Pa kryer asnjë veprim hetimor fakt-mbledhës, nxitohet të shpallet arresti në burg si masë sigurie, pa e çarë kokën fare se ke të bësh me lirinë e të drejtat themelore të dikujt, madje pa e vrarë mendjen fare që akuza nuk mbështetet në prova.
Vini re: gjithnjë reklamohet puna e policisë që të heton e të arreston e të dënon madje…
Arrestime të pastra bolshevike!
Paaftësi totale provuese e drejtësisë! Kjo e fundit duket sikur thjesht legalizon atë që shpall publikisht policia politike e pushtetit!!!
Kjo sjellje e drejtësisë në fakt bëhet gjithnjë e më shumë vulnerabël ndaj pushtetit politik të radhës. Aktualisht, e nënshtruar thuajse totalisht ndaj pushtetit të sotëm.
Reforma në drejtësi nuk e zgjidhi këtë bolshevizëm juridik, përkundrazi e përkeqësoi.
Jam i bindur që Arben Çuko është viktima e radhës e kësaj praktike bolshevike, të Rilindur tashmë!
Kjo bindje më përforcohet edhe nga fakti se pas kaq kohësh nën masë ektreme sigurie ende ndaj tij nuk ka një akuzë të provuar në gjykatë.
Pra masa e sigurisë ishte thjesht populiste. Një masë që e vuan personi, që të trashë menderen udhëheqësi në pushtet.
Turp, por është pak!
Ish drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 20...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur në rrjetet sociale n...
1,5 milionë euro janë sekuestruar nga Policia, me dyshimin ...
Të paktën shtatëmbëdhjetë persona, pjesë e një bande me shqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjirin e Lalzit. ...
Nuk kanë të ndaluar tërmetet në Korçë. Sërish, mëngjesin e ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për...
Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korc...
Pas dy tërmeteve të një pas njëshmë që goditën qytetin e Kor...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e...
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme ku një punon...
Tronditet sërish qyteti i Korçës. Lëkundje të fuqishme sizmi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku mësohet se dy d...
Një incident ka ndodhur sot mes një biznesi privat dhe polic...
Policia ka arrestaur sot tre persona të cilët i vendosnin gj...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vi...
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi...
Dy ditë më parë një anijë turistike në Karaburun u shkrumbua...
Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli i Emërimeve në Drejtës...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e “45 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...