web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do kemi raste të rënda goditjesh"/ Paralajmëron Rama

30 Korrik 2019, 09:29, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat në një takim me gazetarët mbi investimet që janë bërë dhe do të bëhen në qytetet e Shqipërisë si dhe lidhur me shtimin e sigurisë në kuadër të sigurisë ushqimore.

Kryeministri Rama theksoi se Kuvendi miratoi saksione të rënda për abuzuesit në sektorin e sigurisë ushqimore duke mos harruar të përmed edhe dënimin me heqje lirie.

?Dua ta theksoj se jemi në një fazë të re, luftë pa kompromis për garancinë ushqimore. Kuvendi miratoi sanksionet për abuzusesit dhe janë tepër të rënda. Do të kemi raste shembullore goditjesh që nuk ia uroj asnjë sipërmarrësi. Por askush nuk duhet të harrojë se tanimë janë një sërë sanksionesh me heqje lirie për ata që abuzojmë me ushqimin. Kemi 16 ha më shumë tokë të ujitur. Përtej të gjithë situatës aspak inkurajuese kemi rritje 11% të vizitorëve të huaj, 2.3 milione për 6-mujorin e parë. Në Shqipëri ka 230 hotele më shumë sesa një vit më parë. Theksoj se nuk mjafton, vazhdojmë të punojmë për të siguruar një volum të rëndësishëm në turizëm. Jemi duke diskutuar intensivisht për disa projekte të mëdha që t?i materializojmë në kontrata,?-ka thënë Kryeministri Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga