Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues Lutfi Minxhozi, në deklaratë për mediat në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë.
Minxhozi bëri të ditur se janë ndëshkuar 89 subjekte si dhe po ndiqen penalisht 30 zyrtarë të administratës për shpërdorim detyre, mes tyre kryetari i njësisë administrative Dërmenas në Fier me akuzën e favorizimit të evazionit fiskal.
Përshëndetje:
Policia e Shtetit ka hartuar një Plan të posaçëm Masash për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.
Strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të vazhdueshme kanë monitoruar, kontrolluar, inspektuar dhe goditur informalitetin, duke punuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Pushtetin Vendor për të zbuluar, evidentuar dhe proceduar penalisht përfaqësuesit e subjekteve në shkelje të ligjit dhe personat përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin ligjor të tyre, të cilët ende vazhdojnë veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e turizmit, ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtimin e mallrave me akcizë.
Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.
Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, nga të cilët:
Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht:
Në 80 raste, për subjekte të ndryshme janë marrë masa administrative nga Tatimet duke vendosur gjoba.
Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm.
Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektoratet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në ?Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës?, deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit.
Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin penal të çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme Buxhetit të Shtetit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në MB, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!/ CNA.al
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Arjan Qafa, nuk...
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në...
Një lokal është djegur mëngjesin e së dielës tek “Rana e Hed...
Në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ka dështuar sërish p...
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ...
Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol k...
Një anije turistike me 6 persona në bord ka shpërthyer në fl...
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fs...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Llogara mbrëmjen e sotme.N...
Dy protestues, banorë te “Unaza e Re” janë vetëdorëzuar mbrë...
Pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur mëngjes...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në ak...
Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në...
Kodrat e fshatit Ruzhdije në Patos janë përfshirë nga flakët...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku dy pushues ...
Pesë shtetas nga Shkodra dhe Kosova kanë mbetur të bllokuar ...
Sistemi arsimor në Shqipëri, pavarsisht reformës që Qeveria ...
Moti i keq ka bërë që të krijohen dallgë të forta në bregdet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...