Shpërthim në një lokal/ Raportohet për të lënduar
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në...
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Arjan Qafa, nuk duhej të ishte asnjë sekond në sistemin e drejtësisë.
Jo se e themi ne si media, por e thotë pasuria që ai ka deklaruar.
Gjithashtu është për t’u habitur që një njeri dhe aq më tepër gjyqtar nuk di të shkruajë dhe deklaron një pasuri që me kilometra larg duket e dyshimtë.
Gjyqtari Qafa mund të ketë mbaruar juridikun pa mbaruar tetëvjeçaren se ndryshe nuk shpjegohet fakti se si ka shkruar në formularët e deklarimit të pasurisë.
Niveli duket që nga shkrimi, pavarësisht se konsiderohet një gjë e vogël.
Gjyqtari Qafa i cili ka qenë pjesë e KLD, deklaron dhurata në euro, madje ka blerë dhe shtëpi me dhurata.
Me fat mund të konsiderohet edhe bashkëshortja e tij, e cila një shitëse dyqani rrobash, që është një punë e respektuar, i ka ardhur koha që të prenotojë apartamente personale siç thuhet në deklarimin e pasurisë dhe të blejë mijëra dollarë patundshmëri.
Në kohën që ishte me leje lindje, ajo prenton dhe një apartament me sipërfaqe 159.35 m2 dhe që kushton 68 441 euro.
Një pyetje kemi për z.Qafa, meqë bashkëshortja blen apartament personal a të lë, të hysh brenda?
Gjyqtari Arian Qafa e ka bërë bashkëshorten si agjenci imobiliare. Sipas tij, në vitin 2015 ajo ka blerë pasuri të patundshme, një sipërfaqe toke prej 3843,m2 me çmim 10 000 dollarë.
Bëmat e këtij gjyqtari nuk fillojnë këtu, pavarëosht se ai ka dalë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.
Kujtojmë se me 21 Korrik 2014 në mbledhjen e KLD-s, ish Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kërkoi shkarkimin e Qafës, nga pozicioni i inspektorit pranë këtij këshillit.
Argumenti i ish Ministrit Naço ishte bazuar në kallëzimin penal të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, ku Qafa rezultonte se kishte mashtruar për pasurinë dhe kishte fshehur të ardhurat.
Por, siç kanë raportuar mediat në atë kohë, kërkesa e Naços u rrëzua dhe me shumicë votash në KLD Qafa u amnistua.
Madje është thënë se në atë mbledhje nuk mbajtur as procesverbal. Po kushe mbron kaq shumë një gjyqtar me pasuri të dyshimtë?
Le ta tregojë Vettingut, i cili duhet ta kishte pasur prioritet për të larguar nga gjyqësori, Qafën dhe ata që janë si ai.
Risjellim në vëmendje se kallëzimi që ILDKPKI ka dorëzuar ndaj ish-inspektorit të KLD, kishte të bënte me blerjen e një shtëpie 40 mijë euro.
Por, tre muaj pas kallëzimit, e konkretisht në qershor 2014, Prokuroria e Tiranës, ka pushuar hetimet ndaj gjyqtarit Arjan Qafa.
CNA.al do të kërkojë dhe vendimine për pushimin e hetimeve në lidhje me këtë rast, pasi edhe prokuror që ka marrë këtë vendim, nuk duhet të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arjan Qafa, i cili ka gjetur parajsën në Tiranë.
Viti 2003
Tokë bujqësore, 6 000 m2, blerë në vitin 2000 në fshatin Gjorm.
Paga si gjyqtar, 0,646 927 lekë.
Viti 2004
Kursime, 4 000 dollarë.
Paga dhe shpërblime në shumën, 960 094 lekë.
Viti 2005
Paga si gjyqtar, 832 466 lekë.
Viti 2006
Paga si gjyqtar, 826 681 lekë.
Dhurata, 1 000 euro.
Viti 2007
Kursime cash, 700 000 lekë.
Dhuratë nga vëllezërit 9 000 000 euro.
Paga si gjyqtar, 855 000 lekë.
Viti 2008
Shtesë, pasurisë së paluajtshme me dt 16.01.2008, 1 000 m2 tokë, pyll, në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 794 664 lekë.
Dhurata me rastin e martesës, në shumën 13 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 794 664 lekë.
Paga e bashkëshortes për katër muaj në shumën, 120 000 lekë.
Bashkëshortja, pasuri të luajtshme, gjatë vitit 2000-2004, duke kryer punë part-time, pas orarit të shkollës si shitëse në një dyqan veshjesh. Shtator 2004-shtator 2008, mësuese në shkollën e mesme “Balldre”, të Lezhës , në shumën 70 000 lekë të vjetra.
Dhuratë për martesë nga vëllai, motra dhe babit, në shumën 10 000 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 963 403 lekë.
Dhurata të bëra me rastin e lindjes së vajzës, në shumën 4 000 euro.
Shpenzime në familje, 300 000 lekë.
Të ardhura (nuk kuptohet çfarë ka shkruar) në shumën 10 500 lekë.
Paga e bashkëshortes, në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë e lidhur nga bashkëshortja, 900 000 lekë.
Bashkëshortja, Klodiana Qafa, kursime , 900 000 lekë.
Viti 2010
Paga e marrë nga Gjykata e Rrethit, Dibër, 490 224 lekë.
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 599 462 lekë.
Dhurata me rastin e ditëlindjes së vajzës, në shumën 3 000 euro.
Paga e bashkëshortes, në shumë 49 000 lekë.
Pagesë për prenotim shtëpie, 40 000 euro.
Bashkëshortja, shtuar pasuria personale, në shumën 900 000 lekë.
Viti 2011
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 600 000 lekë.
Nga paga e bashkëshortes janë kursyer, 200 000 lekë.
Dhurata të marra nga të afërmit e tij dhe të bashkëshortes në shumën, 1 500 euro.
Bashkëshortja, shtuar pasuria personale, në shumën 1 200 000 lekë.
Bashkëshortja, paga, nga 01.01.2011-31.12.2011 në shumën 1 213 793 lekë.
Bashkëshortja, paga nga 01.01.2011-31.12.2011 në shumën 400 000 lekë.
Viti 2012
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1 180 346, prej të cilave janë kursyer, 550 000 lekë.
Paga e bashkëshortes, 445 140 lekë, prej të cilave janë kursyer 100 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 1 475 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 4 650 euro.
Viti 2013
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1 243 151 lekë.
Kontratë, blerje makine në shumën 3 000 euro.
Paga e bashkëshortes, 35 000, prej të cilave janë kursyer, 100 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 125 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë, në shumën 1 100 000 lekë.
Kontratë huaje pa detyrime në emër të bashkëshortes, në shumën 17 500 euro.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 2 000 euro.
Viti 2014
Kursime në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 540 000 lekë.
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1 330 341 lekë.
Bashkëshortja Klodiana Qafa ka fituar me proces gjyqësor, pagën dhe ëhstë bërë kreditore.
Viti 2015
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e huasë në emër të gruas, në shumën 1 800 euro.
Bashkëshortja ka blerë pasuri të patundshme, një sip toke prej 3843,m2 me çmim 10 000 dollarë.
Kursime të bashkëshortes, në shumën 101 398,5 lekë.
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1 360 611 lekë.
Bashkëshortja Klodiana Qafa ka fituar me proces gjyqësor, pagën si dëmshpërblim në shumën 337 920 lekë.
Bashkëshortja nga paga në një kompani private në shumën 84 360 lekë.
Bashkëhortja, të ardhura nga leja e lindjes, në shumën 58 597 lekë.
Viti 2016
Kursime, 500 000 lekë.
Kursime të bashkëshortes, në shumën 100 000 lekë.
Bashkëshortja prenoton apartament me sip, 159.35 m2 në vlerën 68 441 euro.
700 000 lekë ia ka dhënë bashkëshortes për apartamentin.
Paga e marrë në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 383 362 lekë.
Paga nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në shumën 1 055 750 lekë.
Të ardhura nga leja e lindjes në shumën 103 629 lekë.
të ardhura nga paga në një kompani private në periudhën pas lindjes, në shumën 175 400 lekë.
Bashkëshortja, detyrim personal, 14 421 euro.
Bashkëshortja dhënë hua kunatit, shumën 1 700 000 lekë.
Viti 2017
Fondi i investimit, në shumën 565 000 lekë.
Bashkëshortja, shtesë në llogarinë e pagës, 694 762 lekë.
Shpenzime familjare 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe shpërblimet në shumën 1 355 315 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në një kompani private, në shumën 669 480 lekë.
Viti 2018
Kursime, 700 000 lekë.
Të ardhura për përfituara nga interesat bankare, në shumën 41 140. 78 lekë.
Gjendje cash, në shumën 800 000 lekë.
Marrë certifikata e pronësisë për shtëpinë e deklaruar në vitin 2010.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe shpërblimet në shumën 1 369 796 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në një kompani private, në shumën 709 740 lekë.
Bashkëshortja Klodiana Qafa, deklaron se i është pakësuar llogaria. Shuma është 163 190 42 lekë.
Bashkëshortja interesa bankare në shumën 77,16 lekë.
Bashkëshortja, shpenzime 720 000 lekë.
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në...
Një lokal është djegur mëngjesin e së dielës tek “Rana e Hed...
Në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ka dështuar sërish p...
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ...
Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol k...
Një anije turistike me 6 persona në bord ka shpërthyer në fl...
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fs...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Llogara mbrëmjen e sotme.N...
Dy protestues, banorë te “Unaza e Re” janë vetëdorëzuar mbrë...
Pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur mëngjes...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në ak...
Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në...
Kodrat e fshatit Ruzhdije në Patos janë përfshirë nga flakët...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku dy pushues ...
Pesë shtetas nga Shkodra dhe Kosova kanë mbetur të bllokuar ...
Sistemi arsimor në Shqipëri, pavarsisht reformës që Qeveria ...
Moti i keq ka bërë që të krijohen dallgë të forta në bregdet...
Kur flet për një gjyqtar apo prokuror, pasuria nuk diskutohe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...