Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgoi të hënën në gjykatën Kushtetuese kërkesën për të sqaruar aktin e dorëheqjes së tij dhe qartësimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas këtij vendimi.
Kërkesa e tij, pasoi reagime të shumta të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për përgjegjësitë e kryeministrit të dorëhequr, rasti i parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Zoti Haradinaj tha sot se qëllimi i kërkesës është jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes në mënyrë që të shmanget boshllëku institucional, por edhe që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese t?i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.
?Nuk është që jeta ndalet në këtë periudhë kohore, mirëpo e shoh një dëshirë që të përzihen temat, unë kam dhënë dorëheqje, pra kam dhënë dorëheqje, një qeveri duhet të dal nga zgjedhjet por deri sa nuk vjen ajo qeveri, kush mban përgjegjësi për qeverisjen në vend. Këtë përgjigje askush nuk po e jep dhe unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin derisa nuk është zgjedhur një qeveri tjetër dhe për këtë arsye ju kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese megjithatë i siguroj qytetarët e vendit që nuk do të lejojmë boshllëk institucional qeverisës, por për të qenë në anën e ligjit iu kam drejtuar gjykatës Kushtetuese?,tha ai.
Ai tha se kushtetuta e Kosovës nuk e ka caktuar se çfarë ndodhë kur një kryeministër jep dorëheqje.
Zoti Haradinaj paraqiti dorëheqjen e palthyeshme dhjetë ditë më parë pasi që u thirr për t?u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë.
Këtë javë, pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fillojë këshillimet me partitë politike për veprimet e mëtjeme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Por, zoti Haradinaj tha se ende nuk ka marr ftesë nga presidenti i vendit ndërsa ka këkruar nga partia e tij që të filloj këshillimet me partitë tjera në parlament për të shpërbërë parlamentin.
?Presidenti ka paralajmëruar por ende nuk kemi marr ftesë zyrtare për takim por mirë është që të respektohen afate kohore pra të parapara nga kushtetuta dhe ligjet për të vepruar. Është interes i të gjithë neve?, tha ai.
Ai tha se situata është shumë e thjeshtë pasi që të gjitha partitë politike janë të gatshme për zgjedhje ndërsa ka ftuar për nesër në një takim konsultues partnerët e koalicionit qeverisës.
Dorëheqja e zotit Haradinaj i dha fund koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate që garuan së bashku ne zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit 2017. Ngritja e qeverisë Haradinaj u bë në fillim të shtatorit të atij viti dhe përgjatë tërë kësaj kohe u përball me vështirësi në kalimin e ligjeve në parlament për shkak të votave të pakta.
Pak ditë para dorëheqjes së zotit Haradinaj dolën sheshazi më shumë se kurrë edhe përplasjet e brendshme ndërmjet drejtuesve të koalicionit qeverisës që lidheshin më shumë me qasjen ndaj tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë. Tash për tash të gjitha partitë politike janë shprehur në favor të zgjedhjeve të parakohshme./VOA/
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë për tr...
Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm...
Një tjetër lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë mbrëmjen...
Një pamje spektakolare ndriçoi mbrëmë qiellin mbi ishullin e...
Një lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë sot në Greqi.Të...
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndod...
Pas fillimit të mandatit të qeverisë së re britanike, fronte...
Pas njëmbëdhjetë vjet hetimesh shpartallohet një bandë me ak...
Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë ng...
Hungaria ndjek një politikë të ashpër azilimi. Qeveria e kry...
Testi i armëve nuk vjen papritur: manovra e ardhshme e Kores...
Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Finlandë pas një sh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aselaide të Australisë, ku...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi...
Në fund të votimeve në Ukrainë partia e presidentit Selensky...
Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund m...
Drejtorit të Institutit për Paqe në Universitetin “Kolumbia”...
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin e Shteteve të ...
“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në is...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...