web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzoi arrestimin e zyrtarëve me tenderat/ Eda Kaja, gjyqtarja e skandaleve

25 Korrik 2019, 11:28, Kronika CNA

Gjykatat dhe prokuroritë muajin Gusht ashtu si pjesa me më e madhe e administratës shtetërorë e kanë pushim.

Por, pavarësisht kësaj, CNA.al nuk do të ndalojë së publikuari skandalet e njerëzve të drejtësisë, pasurinë e çmendur por edhe të  profesionalizmin e atyre që kanë demostruar gjatë punës.

Në objektivin e vëzhgimit të sotëm do të jetë gjyqtarja e Durrësit, Eda Kaja.

Emri i saj është lakuar për një sërë çështjes, që kanë pasur ndjeshmëri në opinionin publik.

Po i radhisim disa prej tyre.

Në shtator 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një inspektim në Gjykatën e Kavajës pas vendimit të dhënë 2 vite më parë për Fadil Kasemin, i cili parë vrau ish-bashkëshorten e tij Fildeze Hafizi me armë zjarri në zonën e ?Xhamllikut? në Tiranë.  Në grupin e tre gjyqtarëve të inspektuar ishte edhe Eda Kaja.

Fillesat datojnë në vitin 2015 kur Fadil Kasemi tentoi të vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për ?Mbajtjen pa leje të armëve luftarake? dhe të ?Dhunës në familje?. Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për ?Armëmbajtje pa leje në banesë? që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për ?Armëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike? që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Nuk dihet  se në çfarë përfundimi ka dalë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por bëmat e gjyqtares Eda Kaja vijojnë edhe më tej.

Në tetor të vitit 2017 ajo liroi nga salla e gjyqit një shtetas turk, i cili me vendim të Gjykatës së Lartë Kriminale turke ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste.

Gjyqtarja Kaja e la të lirë shtetasin Muhammet Yasir Aydogmus, ndonëse nga zyra e Interpolit, ai rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i përkohshëm i tij u bë nga Policia e Durrësit më 11 tetor 2017, nga ku më pas do të nisnin procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, në sajë edhe të marrëveshjeve që kanë dy shtetet.

Më tej në vitin 2018, në media u raportua se gjyqtarja Eda Kaja, kishte lënë të lirë zyrtarë të Portit të Durrësit, që dyshoheshin nga Prokuroria për  abuzime me tenderat.

I proceduari kryesor në këtë rast ka qenë ish-drejtori i portit, Aleksandër Lipivani, një nga emërimet e LSI-së,  i cili u shkarkua në fund të vitit 2017.

Sipas prokures Ornela Rrumbullaku, ai bashkë me juristë, ekonomistë, inxhinierë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë në port, kanë bërë abuzime të shumta me tenderat, por gjyqtarja Kaja, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.

Sipas deklaratave të pasurisë së gjyqtare Kaja, rezulton se në vitin 2017 është punuësuar djali i saj në Autoritetin Portual të Durrësit, si Specialist në Drejtorinë e Forcave të Sigurisë Portuale.

Nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja që ka ndikuar në vendimmarrjen e Kajës, por është detyrë e Komisionerëve të Vettingut, që të hetojnë rastet e dyshimta ku Kaja është e përfshirë.

Kaja edhe bashkëshortin rezulton se e ka të punësuar në Bashkinë e Durrësit.

Në këtë mënyrë edhe Bashkia duket se i ka të fituara të gjitha rastet që bien në dorë të gjyqtares Eda Kaja.

Sa i përket pasurisë, rezulton ka pasuri të patundshme si trashëgimi nga nëna e saj.

Në vitin 20003 si pasuri të patundshme ajo deklaron një truall në bashkëpronësi, ndërsa në vitin 2005 deklaron se ka përfituar një apartament 3+1, mbi tokën që gjyqtarja ka trashëgimi nga nëna e saj. Gjithashtu deklaron se ka përfituar një garazh dhe një dyqan.

Në vitin 2008 ajo ka blerë apartament 1+1 në plazhin e Durrësit, me vlerë 41 600 euro si dhe ka shitur një dyqan, me vlerë 23 000 euro.

Në vitin 2009 bashkëshorti i saj ka blerë një makinë në shumën 5 000 euro, ndërsa një viti më vonë ai ka shitur 100 % të aksioneve të autoshkollës Glorieta në shumën 100 mijë lekë.

Në vitin 2018 edhe vjehrra e saj ka blerë një apartament me vlerë 17 000 euro.

Ndërkohë që ka janë bërë këto blerje, ajo deklaron dhe një kredi 5 000 euro, që deri në 2018 rezulton e pashlyer përfundimisht.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Eda Kaja.

Viti 2003 (Deklarata fillestare)

Truall në bashkëpronësi

Autoveturë e tipit  Mercedez Benz, prodhimi i vitit 1986 në emër të bashkëshortit.

Të ardhura nga puna e gjyqtares dhe e bashkëshortit, në shumën 2 800 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhurat nga paga 760 831 lekë.

Të ardhura nga shpërblime, në shumën 36 982 lekë.

Viti 2005

Për sip 90 m2 të apartamentit prej 120 m2 do të paguajë vlerën rreth 37 euro. Në dhjetor të vitit 2005 është paguar pjesa e parë e kredisë prej 10 000 euro. Pjesa tjetër do të paguhet në vitin 2006 .

Depozitë bankare, 4500 euro . Gjendja në bankë 25 551 euro.

Shitur apartamenti 2+1 në shumën 4 000 000 lekë.

Përfituar një apartament 3+1, mbi tokën që gjyqtarja ka trashëgimi nga nëna e saj. Gjithashtu ka përfituar një garazh dhe një dyqan.

Të ardhura nga paga, 802 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 300 000 lekë.

Kredi bankare, 10 000 euro.

Shuma e lekëve të kthyera në euro shkon në 35 000 euro.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 998 952 lekë.

Paga e bashkëshortit si instruktor në një autoshkollë, 25 000 lekë në muaj.

Autoshkolla Glorieta e blerë nga Mirlinda Çeka, në 100 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, 988 512 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti i cili ushtron aktivitet privat, xhiro vjetore 3 200 000 lekë. Fitimi vjetor 140 000 lekë.

Viti 2008

Blerë apartament 1+1 në plazhin e Durrësit, me vlerë 41 600 euro.

Shitur një dyqan, me vlerë 23 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, 785 670 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti i cili ushtron aktivitet privat, fitimi, 1 207 303 lekë.

Më 22 prill 2008, është disbursuar një kredi në shumën 30 000 euro, me të cilat është paguar një kredi tjetër.

Viti 2009

Blerje makine në emër të bashkëshortit në Gjermani, në shumën 5 000 euro.

Depozitë në emër të djalit, 2 000 euro.

Depozitë në emër të vajzës, 500 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, 1 173 304  lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti i cili ushtron aktivitet privat, xhiro vjetore, 2 415 000 lekë, fitimi vjetor, 479 504 lekë, ndërsa paga mujore, 50 000 lekë.

Viti 2010

Shitje 100 % të aksioneve të autoshkollës Glorieta në shumën 100 mijë lekë.

Tërhequr depozita në vlerën 2 000 euro.

Marrë hua 20 000 euro për efekt vize.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, 1 224 372 lekë.

Të ardhura nga paga e vjetore e bashkëshorit dhe shpërblim si instruktor në autoshkollë, në shumën 25 000 lekë në muaj.

Viti 2011

Të ardhurat nga paga vjetore dhe shpërblimet si gjyqtare, në shumën 1 281 751 lekë.

Të ardhura nga paga e vjetore e bashkëshorit dhe shpërblim si instruktor në autoshkollë, në muajin korrik 25 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhurat nga paga vjetore dhe shpërblimet si gjyqtare, në shumën 1 399 179 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës i ALUIZN-it në Durrës, 36 500 lekë.

Viti 2013

Ka shitur automjetin 3 000 euro.

Djali ka blerë makinë 2 000 euro.

Të ardhurat nga paga vjetore dhe shpërblimet si gjyqtare, në shumën 1 380 281 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës i ALUIZN-it në Durrës, 36 500 lekë.

Viti 2014

Djali Alvi Kaja ka shitur një makinë, në shumën 5 500 euro.

Blerje makine nga djali Alvi Kaja, në shumën 5 500 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, në shumën 1 399 755.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga ALUIZNI në Durrës, në shumën 59 700 lekë.

Vazhdim shlyerje kredie, 5 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, në shumën 1 352 798 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga ALUIZNI në Durrës, në shumën 59 700 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, në shumën 1 813 165 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga ALUIZNI në Durrës, në shumën 58 000 lekë.

Viti 2017

Gjendje cash jashtë sistemit bankar, 8 mijë euro nga pensioni i vjehrrës në shtetin italian. Pension i cili këtë vit merret në Shqipëri, 600 euro.

Gjendje cash jashtë sistemit bankar, 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, në shumën 1 446 414 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga INU në Durrës, në shumën 15 225 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore nga puna e djalit si punonjës në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 878 689 lekë.

Viti 2018

Blerje apartamenti nga vjehrra  me kursimet familjare, në shumën 17 000 euro.

Shitje automjeti nga bashkëshorti, në shumën 3 250 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, në shumën 1 435 209 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore si punonjës i Bashkisë Durrës në shumën  622 294 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore nga puna e djalit si punonjës në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 954 616 lekë.

Vazhdim shlyerje kredie në shumën 5 000 euro./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga