web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

19 Korrik 2019, 10:40, Aktualitet CNA

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha nuk heq dorë nga vesi i tij, për të gënjyer dhe mashtruar demokratët.

Në shkurt të vitit 2017, opozita më në krye Lulzim Bashën, u ngujua në çadër, duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do çonte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Lulzim Basha deklaronte në atë kohë se nuk do të tërhiqeshin nga protestat, deri kur të arrihet kauza e tyre.

?Ky është fillimi i një lëvizje popullore. Në dorë e kanë qytetarët. Largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.?-deklaronte në atë kohë Basha.

Por, rreth tre muaj më pas, Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët, për Ramën dhe PD hyri në zgjedhje. Në 17 maj 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me kryeministrin Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike.

Por, pas kësaj marrëveshje, fitoi familja e Bashës, e cila mori 16 milion eurot për shembjen e pallatit të vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë.

Lulzim Basha tradhëtoi kuksianët, duke e kaluar në heshtje vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, edhe pse më parë ishte betuar e stërbetuar se nuk do ta lejonte apo se do t?i vinte minat.

Lulzim Basha tradhëtoi edhe artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në prill të këtij viti, Basha në një prononcim për mediat nga Shkodra, u shpreh se nuk do të lejojnë që të shembet Teatri dhe se do të mbrojnë me gjak nëse do të jetë e nevojshme.

“Me Teatrin Kombëtar në Tiranë i them se nuk ka për t’ia dalë, nuk ka për ta shembur dot, do të jetë një betejë dhembë për dhembë, do ta mbrojmë me gjak po të jetë e nevojshme” tha ai.

Por, duke mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha i dhuroi Erion Veliajt jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe Këshillin Bashkiak dhe sot vijon zbrazja e Teatrit Kombëtar, për t?i hapur rrugën shembjes së tij.

Lulzim Basha gënjeu edhe kur tha se ?nuk do të kishte më kurrë bashkëpunim me LSI-në, apo siç e cilësonte Lulzim

Basha gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2017-ës, partia e shushunjave, që i pi gjakun shqiptarëve.

Por, çfarë ndodhi? Sot Lulzim Basha është në aleancë me kryetaren e partisë së shushunjave, Monika Kryemadhin, ndërsa ish-kryetarin, presidentin Ilir Meta e ka shpallur hero.

?Kjo është pjesë e vendosmërisë time të shprehur prej 4 vjetësh si kryetar i opozitës. Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s?ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet.

Sot dua t?i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,? deklaronte Basha, në emsionin Dritare, në 12 qershor 2017.

Kur Basha i vërsulej LSI-së, pas marrëveshjes me Ramën

Kur Basha i vërsulej LSI-së, pas marrëveshjes me Ramën

Gepostet von CNA.al City News Albania am Freitag, 17. Mai 2019

Tashmë jemi në të njëjtën situatë të dy viteve më parë, por ka vetëm një ndryshim.

Nëse dy vite më parë, Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët duke bërë marrëveshje me Ramën, tani Luli i ka tradhëtuar ata duke bërë marrëveshje me LSI-në.

Por, Basha ka gënjyer të gjithë shqiptarët se do ta rrëzonte Edi Ramën, se zgjedhje në 30 qershor nuk do të kishte.

?Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor?, është fjalia e thënë dhe e stërthënë në pesë muaj nga Lulzim Basha, në deklarata për mediat, në protestat e opozitës, i ftuar në emsione, por në fakt zgjedhjet u bënë, Lulzim Basha i dha në tavolinë kryeministrit 61 bashkitë, dhe Rama vijon të qeverisë dhe të rrjepë i qetë shqiptarët.

Por, vijmë në vitin 2019, ku duket se ka një përsëritje të situatës së dy viteve më parë.

Në 16 shkurt opozita zhvilloi një protestë kombëtare. Pas kësaj Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe 10 protesta kombëtare, ku ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje, se Rama ka rënë, por në fakt zgjedhjet u bënë dhe Rama vijon të jetë kryeministër, edhe pse Basha në imagjinatën e tij e ka rrëzuar të paktën 10 herë deri tani.

Në fakt ky është Lulzim Basha, i paafti gënjeshtar që nuk vlen aspak për opozitar, por ngelet thjeshtë ortaku i Edi Ramës dhe pazarxhiu i oligarkëve.

Më poshtë sjellim vetëm disa nga rastet kur Lulzim Basha është shprehur i vendosur se “Zgjedhje në 30 qershor” nuk do të ketë./ CNA.al








Lajmet e fundit nga