Gara për hapësirën/ 50 vite nga fluturimi i parë në Hënë
Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij...
Prokuroria për Krime të Rënda është përfshirë në skandalin e radhës.
Pas skandalit të Shullazit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë Prokurori, që vetëm e tillë nuk mund të quhet më.
Gjatë seancës gjyqësore të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është zbuluar se janë zhdukur fashikuj nga dosja hetimore.
Ka qenë gjyqtari Ardit Mustafaj i cili ka konstatuar skandalin, ndërkohë që prokurorët e çështjes kanë heshtur.
Saimir Tahiri po hetohet nga grupi i prokurorëve, Gentian Osmani, Arenc Çela, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.
Përgjegjësia bie direkt mbi prokurorët, nëse kujtojmë se kemi të bëjmë me një çështje mjaft të ndjeshme dhe me një interes mjaft të lartë në opinionin publik.
Pavarësisht se çfarë përmbajnë shkresat që kanë humbur dhe pavarësisht faktit se mund të rikuperohen lehtë, i rëndë është fakti që janë zhdukur.
Prokurorët i mbajnë shkresat e dosjeve nëpër xhepa, nuk punojnë fare apo i kanë humbur qëllimisht, sigurisht që meritojnë një hetim.
Ky është profesionalizmi i këtyre prokurorëve, njëri prej të cilëve, Gentjan Osmani është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Saimir Tahirit, janë humbur letrat me të cilat u kërkua arrestimi i tij. Të humbura rezultojnë procesverbalet, ku janë përkthimet në gjuhën shqipe të tre të pandehurve që po përballen me drejtësinë italiane, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridjan Sulaj. Bëhet fjalë për deklarimet e tyre të dhëna në shtetin italian.
Në fillimin e seancës, kryetari i trupës gjykues Ardit Mustafaj konstatoj se në dosje mungonin pikërisht të përkthyera këto tre dëshmi. Pjesë e dosjes ishin vetëm dëshmitë në gjuhen italiane.
“Ky proces është shtyrë për të tretën herë, herën e parë se letrat e postës ishin të grisura, herën e dytë se nuk ishin bërë njoftimet dhe herën e tretë, që na kanë humbur letrat. Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhë që mund të humbasin letra në prokurori kur dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë”, ka thënë Tahiri, pas daljes nga seanca gjyqësore.
Sipas Tahirit, është e shëmtuar si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi bëhet fjalë për shkresa që i kanë nxjerrë mediat në gjuhën shqipe, ndërsa prokuroria nuk i ka.
“Ata janë dëshmi në favorin tim, por nuk i dua, heq dorë, vetëm gjyqi të mos shtyhet. Nuk mund të bëj edhe postierin, edhe policin edhe të pandehurin”, ka thënë më tej Tahiri.
CNA.al iu drejtua Prokurorisë së përgjithshme, e cila duke qenë se Krimet e Rënda janë jashtë funksionit, duhet të përgjigjet për këtë skandal.
Të parët që duhet të japin llogari për humbjen e këtyre procesverbaleve dhe për zvarritjen e çështjes janë katër prokurorët Gentian Osmani, Arenc Çela, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.
Por, pa përgjegjësi nuk mbeten as drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe mikesha e saj në krye të organit të akuzës, Arta Marku./CNA.al
Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me ripublikimindy ...
Dy inspektorë të Bashkisë së Shkodrës kanë rënë në prangat e...
Ursula von der Leyen, është presidentja e re dhe gruaja e pa...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka reaguar...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të heqë dorë nga 13 Tet...
Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë sërish sot për të tretë...
Partia Socialiste ka vendosur të shkarkojë Arben Malaj, nga ...
Gjate kësaj dite do jeni te mbushur me shprese se te gjitha ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditët e fundit ...
Akademiku i njohur Artan Fuga deklaron se projektligji për A...
Partizanit i mjafton të paktën një barazim me gola për të ka...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 30-vjeçar ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë S...
Marko Radas është në bisedime të ethshme me Tiranën. Janë bu...
Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e pa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...