web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen emrat e të plagosurve/ Burrë e grua në gjendje të rëndë   

15 Korrik 2019, 13:04, Aktualitet CNA

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth mesditës së sotme në rrugën Vaso Pasha, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Sipas informacioneve zyrtare, një bombul gazi ka shpërthyer në një dyqan që organizon evente, rreth orës 13:15.

Mësohet se nga shpërthimi janë plagosur rëndë burrë e grua, Sokol Pirra dhe Alma Pirra, një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, si dhe një djalë, Ardanoel Serani, 23 vjeç, kalimtar i rastësishëm.

Të plagosurit u transportuan me shpejtësi te spitali i Traumës.

Nga shpërthimi ka pasur edhe dëme të mëdha materiale./ CNA.al

Shpërthimi në ish-Bllok/ Reagon policia, ja sa persona u plagosën 





Lajmet e fundit nga