Bllokohen në Kanionet e Holtës një grup turistësh
Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Hol...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar më datë 11 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.
Gjatë seancës Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja, që i depozitoi pranë trupit gjykues.
Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues të marrë në konsideratë një denoncim për subjektin e rivlerësimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka adresuar institucionit të Komisionerit Publik dhe që ky i fundit e ka përfshirë në shkaqet e ankimit. Me kërkesë të relatores së çështjes, Komisioneri Publik saktësoi elementët kryesorë të denoncimit, mbi të cilat i kërkohet Kolegjit të kryejë hetim të detajuar.
Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje, vendosi të çelë hetimin gjyqësor për gjykimin e çështjes dhe të lejojë marrjen si provë të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën e sotme.
Gjithashtu, në përgjigje të kërkimeve të Komisionerit Publik për hetim, trupi gjykues vendosi të kërkojë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të dhëna nga sistemi TIMS, në funksion të hetimit mbi këtë denoncim.
Në seancën e së nesërmes, që do të mbahen në orën 13.30 Komisionerit Publik pritet të shprehet lidhur me përmbajtjen e provave.
IKP “godet” Osmanin
Komisioneri Publik, thotë në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.
Sipas Komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, i cili të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.
Për më tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.
?Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore?, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.
Gjithashtu, Komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.
Por, edhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.
Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të justifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.
Sipas Komisionerit Publik, Dariel Sina, bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë.
Gentjan Osmani apo prokurori i Metës”
Gentjan Osmani, njihet ndryshe edhe si prokurori i Presidenti Ilir Meta.
Ngjarja daton që në vitin 2009, në kohën që Meta ishte kryetar i LSI.
Meta është kapur duke i kërkuar biznesmenit Kastriot Ismailaj, 200 mijë euro, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore te vitit 2009.
Ky fakt është mësuar nga organet hetuese, ndërkohë që ishte vënë në përgjim Kastriot Ismailaj, i cili po hetohej për pastrimin e rreth 7 milion eurove.
Gjithçka mësohet se ka qenë e kopsitur në dosjen ?978?, e cila kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.
Ishte prokurori Gentjan Osmani që me vendimin e datës 27.12.2010, pushoi hetimet për dosjen 978.
Në vendimin për pushimin e hetimeve, përfshihen të gjitha përgjimet, pra çdo bisedë që kishte zhvilluar Kastriot Ismailaj përgjatë një viti, vetëm bisedat dhe SMS -të me Ilir Metën nuk ishin përfshirë.
Dyshohet se prokurori Gentjan Osmani, i kishte zhdukur bisedat e përgjuara Meta -Ismailiaj paraprakisht.
Dosja 978, u rihap pas 5 vitesh, në 2015-ën, por të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet tashmë ishin asgjësuar me një vendim gjykate në 27 dhjetor 2010. Me rihapjen e dosjes, përgjimet ku përfshihej edhe Meta nuk u morën në konsideratë si prova për shkak të vendimit për asgjësimin e tyre./CNA.al
Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Hol...
Kreu i Partisë Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani ka dalë ...
Një kompleks apartamentesh në qendër të Zyrihut është përfsh...
Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se në edicionin e radhës të...
Këngëtari i famshëm italian Tiziano Ferro u përfol shumë pa...
Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shq...
Vrojtimi i Barometrit të Ballkanit, publikuar dy ditë më par...
Çifti Nora dhe Robert janë përfolur shumë në media, të cilat...
Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë riter ka goditur sot Indonez...
Para dy ditësh këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes K...
Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka nisur turneun ...
Modelja dhe moderatorja Erjona Sulejmani është një nga vajza...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar korrupsionin që,...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot ku një automjet ka përpla...
Pak kohë më parë Nertila Kapaj, u bë e njohur për historinë ...
Sopranoja shumë e njohur, Inva Mula, e cila prej vitesh jeto...
Ish miss Shqipëria por edhe ish banorja e Big Brother Albani...
Policia ka arrestuar 5 persona brenda 24 orëve të fundi.Të a...
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetet sociale një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...