Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka thënë se protesta e e dhjetë kombëtarë ishte paqësore dhe i tregoi kryeministrit minorancën që ai përfaqëson.
“Një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson.
Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politiko-ekonomik i qeverisë mund të jetësohet në ?PPP?. Gjithçka e prodhuar nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre gërmave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian”, ka shkruar Tabaku në rrjete sociale.
Sipas saj, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet.
‘Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë”, shkruan më tej Tabaku.
Postimi i plotë:
Shqiptarët dje mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit njësoj si 9 protestate tjera. Një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson.
Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politiko-ekonomik i qeverisë mund të jetësohet në ?PPP?. Gjithçka e prodhuar nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre gërmave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian.
Në raportin e fundit të FMN, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Gjendja aktuale e buxhetit dhe PBB-së është në varësi të plotë nga situata klimaterike e vendit, nëse bie shi atëherë ekonomia ecën mirë dhe nëse ka thatësirë shqiptarët do vuajnë një ekonomi të dobët. E pa imagjinueshme por e vërtetë, Shqipëria e shekullit të 21 ngjason me atë të shekullit të 18.
Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë.
Kjo situatë e nderë ka prodhuar një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Largimin e popullsisë dhe plakjen e Shqipërisë. Sipas FMN rreziku i emigrimit dhe uljes së të rinjve në Shqipëri, do të prodhojë një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në afatgjatë. Sipas tyre në intervalin 2015-2019 numri i të rinjve është ulur me 0,6% ndërsa numri i të atyre që dalin në pension është rritur me 12%, pra Shqipëria po plaket me shpejtësi.
Kjo do të thotë që më pak shqiptarë janë të gatshëm të punojnë, gjithnjë e më pak biznese do të jenë të gatshëm të investojnë por edhe që skema e pensioneve do të dështojë shumë më shpejt pasi gjithnjë e më pak kontribues do të ketë në të.
Raporti i FMN është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa rreshtur opozita. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon aq më e pariparueshme bëhet kriza. Vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të rinjve shqiptarë nga atdheu jonë.
Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet nga të rejat dhe të rinjtë me energji, me ide të qarta, me një sistem ekonomik e politik që krijon mundësi për të gjithë, që vlerëson punën e meritën!/CNA.al
Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e pr...
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ironizuar kreun e PD-së ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra Gjy...
Akuzat dhe sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj kryeministrit...
Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione, sidomos në sfe...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej ditës së djeshme ...
Në politikën gjermane po debatohet me zjarr për shpëtimin e ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person është...
Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 101 vota pro ngritjen e Kom...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të forta mbrë...
Zgjedhjet parlamentare në Greqi e fitorja bindëse e Demokrac...
Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve që nuk...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shqipëria në pesë vitet e fundit kishte ritmet e rritjes së ...
Ballkani do të ndikohet gradualisht nga hyrja në qarkullim e...
DASHI 21. mars – 20. prill Duke u fokusuar shume tek karrie...
“Opozita duhet të jetë alternativë qeverisëse, të krijojë nj...
Gazetari Artan Hoxha nga studion e emisionit, Real Story, ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...