web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“30 Qershor hyri në histori”/ Basha: Jemi triumfi i popullit

8 Korrik 2019, 19:11, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara protestuesve e ka quajtur 30 qershorin si triumfin e popullit dhe të kurajos.

Sipas Bashës, opozita një javë më parë refuzoi të keqen dhe izoloi krimin.

Basha theksoi se 30 Qershori hyri në histori.

?Jemi triumfi i kurajos, Jemi triumfi i popullit. Një javë më parë me 30 Qershor, ne refuzuam të keqen izoluam krimin. 30 Qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik. 30 Qershori është një monument i mrekullueshëm i qytetarisë së shqiptarëve. Vëllezër dhe motra 30 Qershori hyri në histori, si dita kombëtare e kurajos ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Vetë votoi, vetë numëroi, vetë i vodhi votat Edi rama por ai nuk mundi të zhdukë dot mospjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje. Plot 85% refuzuan farsën e Edi Ramës?,-tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga