web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kutia e parë në Tropojë hapet me këmbë të mbarë për socialistët

30 Qershor 2019, 22:38, Aktualitet CNA

Në garën e zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Tropojës garuan dy kandidatë. Edison Hasanaj, i partisë më re Bindja Demokratike, që ishte e vetmja nga të djathtat që i doli ballazi socialistëve dhe Rexhep Byberi kandidati i maxhorancës socialiste.

Nga hapja dhe numërimi i kutisë së parë ka rezultuar se kandidati Hasanaj ka marrë 3 vota, ndërkohë që Byberi i PS-së ka arritur të marrë gjashtëdhjetë e dy vota. Nëntë vota janë vlerësuar të pavlefshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga