Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike shifrat e arrestimeve dhe ndalimeve për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se janë shënuar gjithsej 12 procedime penale sa i takon prekjes së zgjedhjeve të lira, ndërsa ka 75 të arrestuar ose ndaluar.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 12 (dymbëdhjetë) procedime me 75 (shtatëdhjetë e pesë) persona të arrestuar/ ndaluar. Konkretisht:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2 (dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:
? Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit? dhe ?Pengimi i subjekteve zgjedhore?, parashikuar respektivisht nga nenet 262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,
? Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale ?Thirrjet publike për veprime të dhunshme?, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal me 1 (një) person nën hetim;
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:
? Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale ?Shkatërrimi me zjarr i pronës? e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë? parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janë arrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2 (dy) persona janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4 (katër) janë me masë sigurimi ?arrest në burg?, 2 (dy) me masë sigurimi ?arrest shtëpie?, dhe 1 (një) person me masë sigurimi ?detyrim për paraqitje?.
? Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale ?Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore?, parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik? parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
? Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik? parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe ?Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore? parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal. Nuk ka akoma persona nën hetim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor? parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2 (dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme? parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262 të Kodit Penal. Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3 (tre) prej tyre është caktuar masa e sigurimit ?arrest në burg? me afat 20 ditor për 3 (tre) persona masa e sigurimit ?arrest në shtëpi? dhe për 3 (tre) persona, masa e sigurimit ?detyrim për paraqitje?.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, më datë 20.06.2019, mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr. 92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme? dhe ?Prishja e qetësisë publike? të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat aktualisht, po hetohen 2 (dy) persona me masë sigurimi ?Arrest në burg? me afat 30 ditor; 4 (katër) persona me masë sigurimi ?Arrest në shtëpi? dhe 4 (katër) persona me masë sigurimi ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale ?Shkatërrimi i pronës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë? parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8 (tetë) persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë; për 4(katër) persona masa e sigurimit ?arrest me burg?, 2 (dy) persona me masë sigurimi ?arrest në shtëpi? dhe 2 (dy) persona me masë sigurimi ?detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2 (dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale ?Pengimi i subjekteve zgjedhore?, parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4 (katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor? parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit./CNA.al
Në lidhje me dhunën ndaj gazetarit Enver Doçi në dibër ka re...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një piostim në rrjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konfere...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë pë...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka t...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situa...
Aleksandër Çipa, analisti dhe pedagogu i gazetarisë ka anali...
Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë votojnë për të zgjedhur ...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar përmes një...
Deputeti i opozitës së re Parlamentare Alban Zeneli nëpërmej...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar përmes një...
Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar lidhur mbi situatën ...
Ish kryetari i Partisë Demokratike, dega Kukës, Ibsen Elezi ...
Shqipëria po kalon sot një fundjavë të pazakontë elektorale,...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një po...
Dy ditët e fundit tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Korç...
Stina e nxehtë e verës i nxit njerëzit t’i drejtohen detit q...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...