Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Aleksandër Çipa, analisti dhe pedagogu i gazetarisë ka analizuar situatën politike që prej kohësh sundon vendin, krizën zgjedhore si dhe konfliktin politik. Sipas tij, situata e 30 qershorit është shthurja më e madhe 28 viteve të fundit:
?Në këtë shthurje komplekse, mbarten edhe problemet e tjera të shumta që lehtësisht përjetohen e merren me mend prej çdo qytetari shqiptar?, konkludon Çipa në përgjigje të pyetjeve të bëra, në një intervistë në gazetën “Shekulli”.
Z. Çipa, cilat janë problematikat më themelore më të cilat po haset Shqipëria sot?
Problemi më serioz në realitetin politik të vendit është shthurja që ka për autorë dhe protagonistë vetëm një grup politikanësh që dominojnë atë me kohë dhe që kanë zotëruar si edhe aktualisht, rotacionin dhe qeverisjen. Është shthurja e dytë, më e madhe e 28 viteve të fundit dhe që mund të rreshtohet pas asaj të vitit 1997, por natyrisht pa krahasime me të. Kjo shthurje që ka në thelb jo vetëm ikjen nga ndërgjegjja dhe përgjegjësia për demokracinë, ka shkaktuar probleme për sot dhe për të ardhmen e afërt, pse jo, edhe për të largëtën e shoqërisë, vendit dhe sidomos të shtetit. Kjo shthurje e tanishme është më shumë komplekse nga sa përpiqen ta komentojnë dhe interpretojnë shumica e politikanëve të paformuar dhe ndërgjegjeqelbur që ka vendi. Prej përgjegjësisë dhe abuzivizmit të tyre, shthurja po ndodh dhe vijon të kryhet në shumë rrafshe. Shthurja morale është më e tmerrshmja që ka ngjarë në këtë periudhë në vendin dhe shoqërinë tonë që mbetet në brendinë e saj të ndërmjetme si parashoqëri dhe shoqëri primitive. Për shthurjen morale kurrsesi përgjegjësia nuk është vetëm e tyre, por ata e kanë rolin kryesor pasi e udhëhoqën dhe nxitën në jetën e këtyre dekadave të fundit mekanizmat ndotëse dhe përdhosëse, pa dashur në asnjë moment të llogarisim pasojën dhe dëmin mbi krejt shoqërinë dhe ngrehinat morale që nevojitën për një shoqëri moderne të një kombi të vogël. Shthurja e dytë është ajo mes individit dhe shtetit, politikanit dhe ligjit. Në këtë shthurje krimi më i madh është ai i bërë nga kasta e komanduar prej pesë-gjashtë personash që qeverisën këtë vend në këto 28 vjet dhe raporti i tyre me Kushtetutën dhe shtetin që kurrë nuk u bë dot ?ligjor?. Shthurja e tretë është e lidhur me sistemin e paqëndrueshëm dhe rakitik që gjasme ngritën dhe e keqpërdoren në gjithë kohën e rotacioneve majto-djathtisto-renegatiste të Shqipërisë postkomuniste. Shthurja tjetër lidhet me pengmbajtjen e dialektikës në raportet kohë-gjenerata. Tre gjenerata njerëzore të kësaj periudhe pa emër, në të cilën zvarritet shoqëria jonë, u dominuan nga pesë-gjashtë udhëheqës turmash dhe formacionesh kaotike dhe militanto-patologjikësh. Për shkak të kësaj kaste, vendi dhe shoqëria ndjek kurbën amorfe me ulje dhe ngritje marramendëse, duke humbur rrufeshëm shpresën (që e ngjallte sadopak) në një moment të caktuar dhe për një segment të shkurtër kohe. Kjo kastë përmes veprës së saj të shthurjesh e qesharakëzoi gati përhershmërisht shtetin dhe emrin e republikës sonë, duke e sjellë sot, në zgripin ekzistencial të saj. Bëmë kjo, e pakrahasuar me asnjë republikë tjetër në kontinentin ku jemi. Në këtë shthurrje komplekse, mbarten edhe problemet e tjera të shumta që lehtësisht përjetohen e merren me mend prej çdo qytetari shqiptar.
Si mund të kemi një zgjidhje për krizën politike aktuale?
Pyetja juaj mund të riformulohet edhe në versionin: Si mund të rifitohet graviteti, në këtë rënie të lirë në të cilën gjendet vendi dhe institucionet politike të tij? Zgjidhja në këtë situatë është e vështirë. Është e vështirë pasi mbretëron papërgjegjshmëria dhe braktisja e plotë e sistemit. Pothuajse askush nuk është në vendin e vet dhe të gjithë po bëjnë punën e panevojshme, madje dëmsjellëse. Receta e vetme është ajo e rikthimit vetëm tek demokracia dhe ndërgjegjja reale e liberalizmit demokratik. Kush ka ikur nga institucionet të rikthehet urgjentisht brenda tyre dhe në regjimin funksional të demokracisë institucionale. Kush ka mbetur i vetëm për të gjitha institucionet, të mbajë urgjentisht vetëm atë që i takon dhe të mërgojë prej kapjes së pushteteve dhe institucioneve të tjera, duke mundësuar urgjentisht funksionalizimin e republikës institucionale. Në vend është reduktuar pluralizmi institucional e fatkeqësisht edhe ai zgjedhor. Ky është sakatimi më i madh politik në vend, për të cilin nuk ka nevojë të shtohen lëngata, por të kryhen veprime konstruktive dhe të forta politike. Aktorët e vjetër këtë nuk mund ta bëjnë. Ata janë rrënuesit dhe të pangarkuarit me përgjegjësinë reale. Zgjidhja politike pas 30 qershorit të këtij viti, sipas të gjitha shanseve, do të nisë nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe shumë zhvillime të tjera të cilat fatkeqësisht nuk i mendoj se do të jenë të gjitha të duhurat apo të domosdoshmet! Dhe për këtë arsye, bëj pjesë tek qytetarët që po shumëfishon dyshimet dhe skepticizmin.
KQZ është krijuar si institucion për zgjedhjet pluraliste në vend për të qenë së pari, institucion përfaqësues dhe administrues për të gjithë konkurrentët elektoralë dhe duke respektuar ligjërisht e praktikisht proporcionalitetin kushtetues. Në çdo rast që nuk është I tillë, ai nuk mund të konsiderohet funksional. Zgjedhjet lokale pa opozitë janë votime me veten për veten. Si të tilla, e kanë të cunguar legjitimitetin dhe pranimin popullor. Për këtë shkak, këto zgjedhje të një pale nuk kanë produkt dhe nuk mbartin legjitimitet të plotë përfaqësimi të sovranit. Këto janë votime të cilat nuk plotësojnë kriterin klasik të një procesi zgjedhor. KQZ në këtë rast nuk mund të jetë në lartësinë e funksionimit të cilësishëm institucional edhe pse funksionon.
Besoni se ndërkombëtarët janë duke vepruar me dy standarde në lidhje me Shqipërinë?
Ndërkombëtarët në Shqipëri përherë do të jenë të paragjykuar, të refuzuar dhe të ndryshe-komentuar. Është në natyrën e shoqërisë me pluralizëm dhe diversitet ky qëndrim heterogjen ndaj palës së ndërkombëtarëve. Për shkak të kontributit shthurrës të protagonistëve politikë të këtyre 28 viteve, ndërkombëtarët në vendin tonë, nuk kanë patur dhe nuk kanë atë rol dhe atë kostum që mbajnë veshur në vendet e tjera të Europës. Në vendin me shthurje dhe me ecje të shpeshta retrograde, vështirë të ndjekësh fillin klasik të standardeve. Ndërkombëtarët në një vend që riciklon krizën për ligjet zgjedhore, që fut duart kaq shpesh në Kushtetutë, që riciklon kriza me brendi qesharake dhe që rikarikaturizon kohë pas kohe shtetin dhe republikën, nuk ka se si të jenë besnikë të standardit që kanë në vendet e tyre, por mbeten në varësi të kërkimit të standardit që kompozojnë qeverisësit e vendit që nuk arrin standardet.
Çfarë pritet të ndodhë pas datës 30 qershor?
E kam menduar dhe e mendoj shumë shpesh pohimin e kryeministrit Edi Rama se: Pas 30 qershorit asgjë s?ka për të qenë si më parë! Pas këtij pohimi ka qenë më i fuqishëm në ndërgjegjen time konteksti me debatin dhe polemikën doktrinarë që dominoi edhe samitin e fundit të G 20 mes presidentit të BE-së zotit Donald Tusk dhe atij rus Putin. Sipas BBC, presidenti aktual i Rusisë, arrin në konkluzionin se: ?Liberalism ?obolete?- diçka e vjetër që i ka kaluar koha. Ndërkohë presidenti i BE-së i është përgjigjur se :Nuk është dakord me këtë pohim të Putin.? Kushdo që pretendon se demokracia liberale është e vjetruar, gjithashtu pretendon se liritë janë të vjetruara, se shteti ligjor është i vjetruar si dhe të Drejtat e Njeriut janë të vjetruara(!). Më tej ai shton: Çfarë unë e konsideroj si diçka të vjetruar, janë autoritarizmi, kulti i individit, ligji i oligarkëve, edhe në qoftë se disa herë kjo duket sikur është efektive!?. Politika shqiptare nuk ka këllqe t?i ikë zyrtarisht apo me vendime të hapura liberalizmit dhe demokracisë pluralë. Deformuesit dhe kapësit provincial të këtyre vlerave do të jenë në fatin e pakthyeshëm të ndëshkueshmërisë dhe të nënshtrimit të republikës së ardhme ligjore. Kujdestaria dhe përkujdesja amerikane në këndvështrimin tim janë e vetmja ndihmë shpëtuese për Shqipërinë edhe në krizën e tanishme e cila në thelbin e vet ka lidhje me shembjen e liberalizmit dhe demokracisë ligjore. Kushdo që nuk e ka këtë bindje dhe nuk ia del t?i bëhet aleancë kësaj, është në fatin e vetëndëshkimit.
Mendoni se Shqipërisë i duhet një pakt kombëtar për daljen nga kriza?
Shqipërisë nuk i duhet një pakt. Atdheut tonë i nevojitet të rifitojë rrugën e demokracisë institucionale dhe të iki prej statusquosë së autorëve të bajraktarizmit politik të kësaj periudhe të mbrapshtë dhe që na la në gjendjen tonë më primitive. Shoqërisë i duhet urgjent një kulturë dhe ndërgjegje e re drejtimi dhe funksionimi politik. Kriza jonë është e lidhur me kalbjen politike të partive, të udhëheqësve dhe të ashtuquajturës kastë e korruptuar që ka hipotekuar partitokracinë e degraduar.
Si e komentoni qasjen e Presidentit të Republikës në lidhje me marrëdhëniet me Kushtetutën dhe partitë politike në vend?
Politikani Ilir Meta që ka atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës, është një ndër ata pesë-gjashtë protagonistë të këtij fati të mbrapshtë dhe kësaj shthurjeje politike në të cilën ndodhet sot vendi, shoqëria dhe sidomos shteti. Është partitokrati klasik i mendër tranzicionit që e keqadministroi deri tani, mandatin dhe rolin e Presidentit me palë, ndërsa duhej të investohej si askush prej paraardhësve të vet, si president mbi palët. Fatkeqësisht tashmë nuk e ngjit më dot këtë lartësi meritore. Kriza së cilës po i nënshtrohet jo në rolin dhe protagonistin e zgjidhësit, por ndoshta edhe në atë të të ndëshkuarit, meriton qasje kryekëput tjetër nga Presidenti i duhur i vendit. Por fatkeqësisht kjo tashmë vetëm pas 30 qershorit, kohë për të cilën mendoj se zoti Meta nuk mund të jetë më në mundësinë e Presidentit që dekretoi atë.
Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë votojnë për të zgjedhur ...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar përmes një...
Deputeti i opozitës së re Parlamentare Alban Zeneli nëpërmej...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar përmes një...
Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar lidhur mbi situatën ...
Ish kryetari i Partisë Demokratike, dega Kukës, Ibsen Elezi ...
Shqipëria po kalon sot një fundjavë të pazakontë elektorale,...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një po...
Dy ditët e fundit tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Korç...
Stina e nxehtë e verës i nxit njerëzit t’i drejtohen detit q...
Këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci në një postim në ...
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar e indinj...
Opozita në harkun kohor të pesë muajve, duke nisur që nga 16...
I pyetur nëse do të ketë zyrtarë të lartë të politikës që do...
Zëdhënësja e KQZ-së në një komunikim për mediat bëri me dije...
Grupi i qendrës së djathtë, ose siç njihen ndryshe aleatët e...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka dendoncua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...