Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, është akuzuar në vijimësi nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion se është pa shkollë të mesme
“Nga informacionet e mbledhura deri tani avokatët antikorrupsion, kanë rënë në gjurmët edhe të veprimeve të tjera të paligjshme të këtij subjekti, konkretisht dyshohet se nuk e ka kryer shkollën e mesme, dhe për dyshohet se e ka falsifikuar dëftesën e pjekurisë”, thuhet në një letër të Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion drejtuar disa institucioneve në vend.
Bazaj zyrtarisht nuk është pronocuar kurrë për këtë gjë, por do të ishte tejet e rëndë, nëse në KLP, do të kishim një anëtar pa shkollë të mesme dhe për më tepër me dokumente të falsifikuara.
Edhe KLP ka heshtur për këto akuza, por prokuroria nuk duhet të heshtë. Ajo tashmë duhej të kishte nisur hetimet sipas detyrës zyrtare.
Kjo sa i përket anës profesionale, pasi KLP, është institucion rregullator i organit të akuzës.
Ndërsa në aspektin pasuror, CNA.al, ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar nga Bazaj, ku rezulton se është pronar i disa patundshmërive nga Sarandë në Tiranë.
Ai rezulton pronar hoteli në Sarandë, të cilin e ka deklaruar si Objekt-Ndërtesë me sipërfaqe 120 m2, ndërtuar në një truall me sipërfaqe 402 m2.
Ai thotë se e ka blerë parcelën ndërtimore mbi të cilin është ndërtuar hoteli nga ALUIZNI, në shumën 1.185.418 lekë. Ndërsa vlera e investimit sipas ALUIZNIT, është 10.825.864 lekë. Si burimi për vënien e kësaj pasurie ai ka deklaruar të ardhurat nga avokatia dhe një kredi me vlerë 3.000.000 lekë marrë në vitin 2015.
Në esktratin e regjistrit kombëtar për të dhënat e subjektit fizik, pranë QKB, biznesi është rëgjistruar me datë 15.10.2015 në emër të Enkela Bazaj, bashkëshortes së anëtarit të KLP-së, si hotel, bar-restorant, sherbime imobilare dhe turistike, në Ksamil.
Po, në Sarandë ai deklaron të tjera pasuri. Truall me sip 111 m2 dhe ndërtesë të ngritur mbi të me sipërfaqe 551m2. Ai justifikon burimin e kësaj pasurie me blerjen e parcelës ndërtimore nga ALUIZNI, në Sarandë me 168.000 lekë si dhe me të ardhurat nga avokatia. Ndërtimi i objektit, sipas tij ka kushtur rreth 230.000 lekë, ndërsa e gjitha shkon rreth 400.000 lekë.
Ai ka deklaruar apartament banimi si (Studio Ligjore), në Sarandë me sipërfaqe 60.7m2, , të cilin thotë se e ka blerë në vitin 2006, në shumëm 33 000 euro. Më tej ai ka deklaruar se ka marër dhuratë nga familja, një truall me sipërfaqe 196 m2, Sarandë në vitin 2001.
Gjithashtu ai ka deklaruar një truall me sipërfaqe 321m2 dhe shtëpi banimi të ngritur mbi të, me sipërfaqe 147m2. Këtë pasuri ai deklaron se e ka përfitur me vendim gjyqësor në vitin 2009 por edhe me të ardhurat nga paga si gjyqtar.
Kontratë-Porosie për apartament me sip 100 m2, pambaruar nga investitori dhe i dalë jashtë afatit kontraktual). Viti 2010-2012. Paguar 45.000 euro. Mbetur detyrim 20.000 euro, kur të lidhim kontratën perfundimtare. Burimi: Të ardhura nga avokatia. Vlera totale, 65.000 Euro.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se ka në pronësi edhe tre apartamente. Njërin me sipërfaqe 80m2, që ka kushtuar 52.000 Euro.
Apartamenti dytë në Tiranë me sipërfaqe 62.26 në Tiranë, blerë në vitin 2014, në vlerën 12.000.000 Lekë.
Ai deklaron dhe një shtëpi në Vlorë me sipërfaqe 81.4 m2, për të cilën thotë se është e ndërtuar nga prindërit.
Viti 2018 (Deklarata fillestare)
Truall me sip 321m2 dhe shtëpi banimi e ngritur mbi të, me sip. 147m2. Burimi: Ndërtesa sëbashku me truallin nën ndërtesë është blerë në vitin 1995 me të ardhura nga paga si gjyqtar. -Trualli me sip. 192.2m2 është përfituar me Vendim Gjyqësor në vitin 2009, në shumën 40.000 Lekë.
Truall me sip 111 m2 dhe ndërtesë të ngritur mbi të me Sip. 551m2. viti: 2001 ? 2004 (aktualisht ky objekt nuk kryen asnjë funskion) Burimi: -Blerë parcela ndërtimore nga ALUIZNI, në Sarandë me 168.000 lekë me të ardhura nga avokatia. -Ndërtimi i objektit rreth 230.000 lekë në total me të ardhura nga avokatia. Vlera, rreth 400.000 lekë.
Apartament banimi (Studio Ligjore), me sip, 60.7m2, në Sarandë. Blerë me Kontratë Porosie në vitin 2006. Paguar 30.000 euro. Mbetur detyrim 3.392 euro. (aktualisht kjo pasuri është dhënë me qira). Burimi: Kredi bankare në vitin 2006 me vlere 3.000.000 lekë dhe pjesa e mbetur me të ardhura nga avokatia. Likujduar kredia në vitin 2010.
Kontratë-Porosie për apartament me sip 100 m2, pambaruar nga investitori dhe i dalë jashtë afatit kontraktual). Viti 2010-2012. Paguar 45.000 euro. Mbetur detyrim 20.000 euro, kur të lidhim kontratën perfundimtare. Burimi: Të ardhura nga avokatia. Vlera totale, 65.000 Euro.
Apartamenti me sip. 80m2. Viti 2011-2013.Paguar 47.000 Euro. Mbetur detyrim 5.000 euro, kur të lidhim kontraten peramdimtare. Burimi: Të ardhura nga avokatia, 52.000 Euro.
Truall me sip. 196 m2, Sarandë. Viti 2001. Burimi: Dhurim nga familja
Objekt-Ndërtesë me sip 402 m2 dhe ndërtesë e ngritur mbi të me sip. 120 m2 Sarandë. Viti 2001 ? 2016. Blerë parcela ndërtimore nga ALUIZNI, në shumën 1.185.418 lekë. Vlera e investimit sipas ALUIZNIT, është 10.825.864 lekë. Burimi: Të ardhura nga avokatia dhe kredi me vlerë 3.000.000 lekë në vitin 2015.
Apartament në Tiranë me sip. 62.26 në Tiranë. Viti 2014. Burimi: Kredi me vlerë 8.000.000 lekë, marrë në vitin 2014. Vlera në total rreth 12.000.000 Lekë.
Tokë të përfituar nga Ligji Nr.7501 si dhe një pjesë në posedim pa titull, të trashëguar, me një sip. prej 3.434 m2.
Brenda kësaj sipërfaqeje një shtëpi banimi 1 kat me sip. 81.4 m2 e ndërtuar mbi të në vitin 1990-1991 nga prindërit dhe unë në Vlorë. Mbjellë mbi 100 rrënjë ullinj dhe rreth 100 rrënjë pemë frutore dhe agrume. Rikonstruktuar 2007-2008, Burimi: Të ardhura nga avokatia. Rikonstruktuar në 2007-2008 me vlerë rreth 400.000 Lekë.
Automjet tip Benz-Mercedez, viti 2006. Vlera 600 000 lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhura nga avokatia.
Qiraja e hotelit nga vlerën e 1.000.000 Lekëve total nga data 1 janar deri ne dit 19.12.2018.
Qiraja e shtëpisë në vlerën e 2000 Euro në total nga data 1.10.2018 deri në dt. 30.09.2019 (është parapaguar).
Qiraja e Studios Ligjore Sarandë 20 prill 2018, në vlerën e 23.000 lekëve në muaj nga muaji prill 2018 – 19.12.2018 .
Vajza, në Tetor të vitit 2018 ka nisur punë si pedagoge e të Drejtës Civile në Universitet.(rrogë e papërecatuar akoma).
Kredi në vlerën e 8.000.000 lekëvë. Marrë në vitin 2014 deri në vitin 2035. Kësti mujor afërsisht 52.800 lek/muaj. Qëllimi: blerje apartamenti në Tiranë. Shuma e pashlyer 7.051.147 Lekë.
Kredi në vlerën e 1.500.000 Lekë. Marrë në vitin 2015 deri në vitin 2025. Kësti përafërsisht 16.750 lekë. Qëllimi: Mobilim Hoteli në Sarandë. Shuma e pashlyer 1.148.382 Lekë.
Kredi në vlerën e 1.500.000 Lekë. Marrë në vitin 2015 deri në vitin 2025. Kësti mujor afërsisht 16.750 lekë. Qëllimi: Mobilim Hoteli Sarandë. Shuma e pashlyer, 1.146.733 Lekë.
Detyrim për porositjen e apartamentit (studio) në Sarandë, 3 399 euro.
Detyrim ndaj të porositurit për porositjen e apartamentit me sip. 100m2 në 20.000 Euro.
Detyrim ndaj të porositurit për porositjen e apartamentit me sip. 80m2 në 5.000 Euro./CNA.al















Një person ka humbur jetën sot në Vlorë, në zonën e Plazhit ...
Policia ka arrestuar sot në Vlorë 42-vjeçarin me inicialet M...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, nd...
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchart po zhvillon një takim m...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që 17 Qendra Voti...
Në kuadër të fushatës elektorale, pasditen e djeshme kryemin...
Pas bllokimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës polit...
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mbuluar me kompliment...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajnaj ka dal...
Një zjarr masiv, i cili ka shpërthyer pasditen e së mërkurës...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Njësitë e pushtetit vendor kanë vijuar rritjen e shpenzimeve...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimi Kombëtar, ish-deputeti Das...
Në Shqipëri janë asgjësuar 2.56 milionë rrënjë kanabis në 20...
Ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi...
Për ditën e sotme, parashikohet të jetë i kthjellët dhe me v...
DASHI21. mars – 20. prill Nen ndikimin e Venusit jeta juaj ...
Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji në një postim në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...