web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ KQZ zhvendos Qendrat e Votimit në ambiente private

28 Qershor 2019, 08:23, Aktualitet CNA

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që 17 Qendra Votimi në qytetin e Kukësit të zhvendosen në ambiente private.

Ky vendim i KQZ vjen pasi bashkia e Kukësit nuk ka lejuar që të përdoren ambientet publike që janë në varësi të Bashkisë.

Ky lajm është përhapur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod.

Qendrat e tjera të Votimit, do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë./CNA.al





Lajmet e fundit nga