web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit/ Albana Shtylla nga Soros tek plagjiatura

24 Qershor 2019, 14:28, Aktualitet CNA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shpesh është vënë në  shënjestër për zvarritje të rasteve ku subjekte të rivlerësimit janë gjyqtarë apo prokurorë që kanë lidhje me politikën.

Madje edhe disa prej anëtarëve të këtij kolegji, janë përfolur për lidhje me politikën për shkak të detyrave që ata kanë mbajtur më herët.

Në këtë kuadër ka pasur edhe vendime të kontestuara nga rrethi i juristëve dhe më gjërë, siç ishte rasti i shkarkimit të prokurores Antoneta Sevdari.

Por, duke lënë mënjanë rastet që janë kontestuar dhe që janë dërguar në Strasburg, CNA.al është ndalur tek e kaluara e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe pasuria e tyre.

Sa i përket pasurisë, nuk kanë ndonjë ndryshim me gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe të kaluarën e tyre profesionale, nuk është se kanë ndritur. Çka do të thotë se falë lidhjeve të forta me politikën ata janë në atë detyrë.

Pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është edhe ish-anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo ish Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit,  Albana Shtylla.

Shtylla ka punuar për rreth 20 vjet në shërbimin civil, nga të cilat 8 vjet në kohën e PD si drejtore juridike e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe është promovuar në këtë periudhë si drejtore në Kodifikim të Ministrisë së Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi.

Ajo ka qenë edhe drejtore kabineti në institucionin e Avokatit të Popullit.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre funksioneve që ka mbajtur, nuk ka qëndruar larg skandaleve.

Më herët, studiuesi Vladimir Kola ka zbuluar se pjesë e skandalit të plagjiaturës është edhe  një anëtare  e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas studiuesit Kola, Albana Shtylla pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelimit dhe  ish- Ministri i Drejtësisë në vitin 1992 Kudret Çela , tezën  e doktoraturës të  paraqitur në vitin 2015, e kanë plagjiaturë.

Teza e doktoraturës me titull ?E Drejta kushtetuese e ligjore për punë dhe mbrojtja shoqërore e saj, në Republikën e Shqipërisë në këndvështrimin e të Drejtës së Bashkimit Europian? , e mbrojtur në vitin 2015  nga Albana Shtylla, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela, është plagjiaturë.

CNA.al ka marrë të dhënat e pasurisë së deklaruar nga Shtylla pranë ILDKPI-së, në kohën që është bërë anëtare e KPA-së, por edhe duke iu referuar të dhënave të Open Spending Albania, për vitet 2014 dhe 2015.

Ajo deklaron një sërë llogarish bankare në emër të saj dhe të bashkëshortit, të cilët bëjnë disa punë njëherësh.

Në emër të bashkëshortit ka edhe dy apartamente të cilat i ka dhënë me qira.

Kështu ka  të ardhura nga qiradhënia për një apartament me sipërfaqe  91.3 m2, në Selitë, në vlerën e 2 550 euro si dhe të një tjetër  apartamenti me sipërfaqe 67.4 m2 në vlerën e 267 750 lekë.

 Në vitin 2015 ajo deklaron të ardhura nga paga në Kuvend, shpërblimet si anëtare KLD, pagesa si anëtare e Këshillit për Reformën Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe të ardhura nga Fondacioni Soros Sekretariati teknik për Reformën janë vendosur në një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë ku gjendja në 31 dhjetor 2015 është 2 259 389.

Por edhe tashmë që ajo është pjsë e KPA, dhe paguhen miliona lekë më taksat e qytetarëve, deklaron edhe punë të tjera në universitete.

Njerëzit e drejtësisë zhvatjen e kanë primare, ndryshe nuk ka si të shpjegohet. Sidomoes, kategoria që kanë punuar për Soros-in, kanë zaptuar jo vetëm drejtësinë por edhe institucione të tjera.

Kjo nuk do të thotë që  janë më të aftë, por që janë të specializuar me hajdutët dhe bandën e politikës për të vjedhur sa mundin nga taksat e qytetarëve.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga anëtarja e KPA-së Albana Shtylla, vendimet e së cilës nuk dihet se sa mund të jetë të drejta, kur vetë akuzohet për plagjiaturë.

Fatkeqësi, jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e mirë, por edhe për të degraduarit,që bien në dorën e saj apo edhe kolegëve të saj.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, 1 381 986 lekë.

Të ardhura si pagesë kalimtare për efekt të mbarimit të mandatit si anëtare e KQZ-së,181 160 lekë.

Të ardhura si pedagoge e jashtme në Universitetin ?Luarasi?, 217 441 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si administrator në shoqërinë Smart shpk, komuna Farkë, Tiranë, 58 970 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, (Janar-prill 2014.), 233 104 l lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si menaxher i projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, (Prill-Dhjetor 2014.), 480 466 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga e qiraja e ap. 91.3 m2 në Selitë, Tiranë, 2 700 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga qiramarrësi ?Sanitermika sh.p.k? për ambientet e zyrave me sip. 187.5 m2, në katin e parë të godinës 9-katëshe në Rr. ?Ndre Mjeda?, Tiranë ku është bashkëpronar me 25 % të sipërfaqes së pjesës së pandarë, 5 840 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga qiraja dt. 14.09.2014, për ap. me sip. 67.4 m2 në Rr. ?Komuna e Parisit?, Tiranë, 270 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 896 072 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 23 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 21 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 33 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes me shoqërinë Global-Construction shpk me vlerë totale 71 200 euro për ap. 91 m2 në Selitë, Tiranë, është finalizuar me kontratën e shitblerjes më dt. 17.12.2014, duke shlyer këstin e mbetur prej 6 180 euro si dhe regjistrimin e pasurive në ZRPP, në emër të blerësve.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 14 820 euro, principali 46 000 dollarë, e marrë më 17.12.2003, afat shlyer e 15 vjet, normë interesi 4,75 %.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, 6 666 euro, shtesë për kredinë e parë.

Shlyer detyrimi ndaj Global-Construction shpk për këstin e fundit, sipas kontratës së sipërmarrjes, për ap. 91 m2+garazh në Selitë, Tiranë, shuma e shlyer 6 180 euro.

Detyrim për Viza Credit Card, lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 50 549 lekë, principali 150 549 lekë.

Detyrim për Master Card, lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 370 euro, principali 655 euro.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 467 lekë.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 lekë.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 euro.

Bashkëshorti, gjendja cash 5 000 euro.

Bashkëshorti, kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 13 958 euro, principali 30 000 euro, e marrë më 1011.2008, afat shlyerje 10 vjet, normë interesi 3,56 % .

Bashkëshorti, detyrim për Visa Credit Card, lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 225 049 lekë, principali 372 049 lekë.

Bashkëshorti, detyrim për Master Card, Credit Card, lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 43 988 lekë, principali 287 988 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga në Kuvend, shpërblimet si anëtare KLD, pagesa si anëtare e Këshillit për Reformën Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe të ardhura nga Fondacioni Soros Sekretariati teknik për Reformën janë vendosur në një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë ku gjendja në 31 dhjetor 2015 është 2 259 389 (dy milion e dyqind pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e nëntë) Lekë. Shtuar llogaria gjatë 2015 me 1 363 317 lekë.

Bashkëshorti zoti Ilirjan Lame ka shitur pjesën prej 25% të pronës Zyrë me sipërfaqe 187.5 m2 duke arkëtuar 14 520 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga qiradhënie për një apartament me sip 91.3 m2 ne vlerën e 2 550 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti me sipërfaqe 67.4 m2 në vlerën e 267 750 lekë.

Bashkëshorti të ardhura paga administrator dhe ortak i vetëm në Smart shpk në vlerën 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga paga si menaxher i projektit të Bankës Botërore për Burimet Ujore dhe Ujitjen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave 730 372 lekë.

Është paguar gjatë 2015 vlera 4 109 euro si principal dhe interesa të një kredie të marrë në vitin 2013 ne vlerën 46 000 USD (tashmë e konvertuar në euro) dhe në 2007 shtuar kredia me 6 666 euro të tjera dhe afat shlyerje 2018.

Është shlyer detyrimi i mëparshëm dhe shpenzimet vjetore të një karte krediti në vlerën 55 747 lekë.

shlyer detyrim i mëparshëm i një karte krediti prej 639 euro.

Bashkëshorti la shlyer kredi tregtare me 14 699 euro të përfituara nga shitja 25% e pronësisë mbi një zyrë 187.5m2.

Bashkëshorti ka shlyer kartë krediti vlera 669 708 leke.

bashkëshorti ka shlyer kartë krediti në vlerën 87 000 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse në Lekë, shtuar me 1,798,653 Lekë, nga të ardhura të përfituara në vitin 2017, paga, mësimdhënie, ekspertë trajnuese, KLD, Sekretariati teknik për reformën në Drejtësi.

Llogari rrjedhëse në Lekë, pakësuar me 4 Lekë.

Të ardhura nga paga si Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, deri 17 Qershor 2017, në shumën 874.636 Lekë.

Të ardhura nga paga si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga 17 Qershori deri 31 Dhjetor 2017, në shumën 1.716.193 Lekë.

Të ardhura si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 34.000 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme, Shkolla e Magjistraturës, Tiranë, 97.549 Lekë.

Të ardhura si drejtuese e Sekretariatit Teknik për Reformën në Drejtësi, 189.720 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme, Universiteti “LUARASI”, Tiranë, 181.596 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme, Universiteti Mesdhetar, Tirane. 90.996 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme, Shkolla Kombëtare e Avokatisë, Tiranë, 98.600 lekë.

Të ardhura si eksperte trajnuese nga Fondacioni Friedrich Ebert ?Zyra Tiranë, në bazë të Kontratës së Honorarit datë 25.09.2017, 91.800 Lekë.

Te ardhura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Zyra Budapest, në bazë të Kontratës me ILO për bashkëpunëtorë të Jashtëm për trajnime, datë 25.09.2017 (e ardhura bruto 962 USS, pas pagesës se TAP 15%, 8144 US$, e ardhura neto është në vlerën 818 USS).

Detyrim ndaj kartë krediti VISA, 2.595 Lekë.

Mbyllur Depozita Plus në Lekë, balanca prej 90.230 Lekë, përdorur për shpenzime familjare.

Pakësuar me 90.230 Lekë.

Llogari rrjedhëse në Lekë, shtuar me 25.867 Lekë, nga të ardhura nga paga 2017.

Llogari rrjedhëse në Lekë shtuar me 1.033.629 Lekë, nga të ardhurat gjatë vitit 2017, nga të cilët:qeradhenie neto 306.000 lekë, divident 717.477 lekë dhe paga.

Llogari rrjedhëse në Euro e përbashkët me bashkëshorten, shtuar me 3.196 Euro, nga të ardhurat gjatë vitit 2017, nga të cilat: qeradhënie neto 2.550 Euro, si dhe 646 Euro nga të ardhura neto të bashkëshortes si trajnuese në bazë të Kontratës me IL0 për bashkëpunëtor të Jashtëm për trajnime datë 25.09.2017.

Shtuar me 25.867 lekë.

Shtuar me 1.033.629 Lekë.

Shtuar me 3.196 Euro.

Të ardhura nga paga gjatë 2017, 2.257328 Lekë.

Të ardhura si divident neto në shoqëri private, 717.477 Lekë.

Të ardhura neto nga qeradhenia,  2.550 Euro.

Të ardhura nga nga qeradhënia, 306.000 Lekë.

Detyrim ndaj kartë krediti visa, 1610 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse në Lekë shtuar me 1.719.185 Lekë, nga të ardhurat nga paga, mësimdhënie të vitit 2018.

Pakësuar me 77 Leke dhe mbyllur llogari rrjedhëse ne Lekë.

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime si Gjyqtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, 3.851980 lekë.

Të ardhura neto nga mësimdhenia si pedagoge e jashtme, Shkolla e Magjistraturës, Tiranë, 53.563 lekë.

Të ardhura neto nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme, Universiteti “LUARASI, Tiranë, 134.032 Lekë.

Të ardhura neto nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Zyra Budapest, në bazë të dy Kontratave për Bashkëpunëtor të Jashtëm për trajnime, 1.020 Euro.

Detyrim, kartë krediti VISA 2.595 lekë.

Detyrim ndaj Kartë krediti Master Card, Bank. 17,2 Euro.

Llogari rrjedhëse në Lekë, pakësuar me 26.627 Lekë për shpenzime familjare gjatë vitit, pakësuar me 26.627 Lekë.

Llogari rrjedhëse në Lekë pakësuar 995.850 Lekë, për shpenzime familjare gjatë vitit, (në këtë llogari janë derdhur të ardhurat neto nga paga në shoqëri private dhe nga qeraja).

Llogari rrjedhëse në Euro e përbashket me bashkëshorten, shtuar me 3.767 Euro, nga të ardhurat gjatë vitit 2018, nga të cilat: qiradhënie neto 2.790 Euro, si dhe 1.020 Euro të ardhura neto të bashkëshortes si trajnuese në bazë të dy Kontratave me ILO për bashkëpunëtor të Jashtëm, shtuar me 3.767 Euro.

Të ardhura neto nga paga në një shoqëri private, 2 050 000 lekë.

Të ardhura neto nga paga si menaxher projekti, 437.030 Lekë.

Të ardhura neto nga qiradhenia, 2.790 Euro.

Të ardhura neto nga qiradhënia, 306.000 Lekë.

Pakësuar me 995.850 Lekë./CNA.al

Skandal/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut kapet me plagjiaturë





Lajmet e fundit nga