Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën/ Vendet më të shtrenjta dhe më të lira, ja ku renditet Shqipëria
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë vetë. Perry Link thotë pse është i rëndësishëm përkujtimi i shtypjes së kryengritjes studentore.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse Jian Jielian atëherë ishte 17 vjeç. Ai është ende 17 vjeç. Ai do të jetë përgjithmonë 17 vjeç. Sepse ata që vdesin nuk plaken.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse shpirtrat e humbur, që i shkuan fshehurazi Liu Xiaobos (poet e aktivist kinez, ndërroi jetë në vitin 2017, shën.red.) deri sa ai ndërroi jetë, do të na vizitojnë edhe ne deri sa të jetojmë.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse reflektimi i zjarrit tek bajonetat është diçka që nuk harrohet. Edhe për atë që nuk e ka parë.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse kjo ditë e shfaqi thelbin e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze. Asnjë libër, asnjë film, asnjë muze nuk do ta nxirrte atë kaq të gjallë.
E kujtojmë 4 Qershorin për shkak të punëtorëve të thjeshtë që ndërruan jetë. Shumicën e emrave nuk e kujtojmë dot, sepse një numër të madh të tyre nuk e njihnim. Por ne i kujtojmë ata si njerëz. Dhe kujtojmë, se nuk i njihnim emrat e tyre.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse pati një masakër – jo thjesht një “bastisje”, as “incident”, “ngjarje”, një shijian apo fengbo. Jo një kryengritje kundërrevolucionare. Nuk është një kujtim i mjegullt. Ose, si mund të mendojë një fëmijë në Kinë sot, që kjo as nuk ka ndodhur. 4 Qershori ishte një masakër.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ishte, siç e vuri në pah një profesor kinez Fang Lizhi me mençurinë karakteristike, rasti i vetëm që ai njeh, kur një komb sulmon vetveten.
Kujtojmë 4 Qershorin, sepse duam të dimë, se çfarë kujtojnë ushtarët vrasës. Në periferitë e qytetit atyre iu bë shpëlarje truri, para se të kryenin urdhrat vdekjeprurës. Edhe ata ishin viktima. Ne nuk e dimë, se çfarë mendonin ata në ato momente. Por ne e kujtojmë këtë, sepse duam të dimë.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse Ding Zilin ende jeton. Ajo është sot 82 vjeç. Kur del nga shtëpia, policët e ndjekin atë nga pas në veshje civile. Siguri për të? Jo. Siguri për shtetin. Po, është e vërtetë: Një regjim me një prodhim të brendshëm bruto 100 bilionë yuan dhe dy milionë ushtarë duhet të mbrohet nga një 82 vjeçare, nga idetë e saj. Këtë duhet ta kuptojmë.
Kujtojmë 4 Qershorin për të mbështetur të tjerët, që e kujtojnë atë. Ne kujtojmë vetëm, por përkujtojmë së bashku.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse kujtimi na bën njerëz më të mirë. Përkujtimi është në interesin tonë. Kur politikanët flasin për “interesat e tyre” kanë parasysh interesat materiale. Por interesat morale janë po aq të rëndësishme, jo, janë më të rëndësishme. Më e rëndësishme se të kesh një jaht.
Kujtojmë 4 Qershorin, sepse ai ishte një pikë kthese për një të pestën e botës. Një pikë kthese në drejtim frikësues. Ne shpresojmë, që të mos ketë qenë një pikë kthese që t’i sjellë fatkeqësi botës. Po nuk e dimë. Do ta përjetojmë.
Kujtojmë 4 Qershorin, sepse nëse nuk do ta kujtonim, nuk do të kishim asnjë imazh për të. A do mund ta kishim imagjinuar? Jo.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka njerëz, që duan që ne ta kujtojmë atë. Ata ngushëllohen ta dinë, se ne i kujtojmë.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka edhe njerëz që nuk duan që të kujtojmë. Ata duan që ne të harrojmë. Sepse harrimi ruan pushtetin e tyre politik. Çfarë loje e poshtër! Ne duam t’i kundërvihemi këtij pushteti, edhe nëse kujtimi për masakrën, do të ishte rruga e vetme për këtë.
Ne e kujtojmë 4 Qershorin, që të mos harrojmë, se si qeveria kineze gënjen veten dhe të tjerët. Ajo thotë, se populli kinez ka dhënë prej kohësh “gjykimin e drejtë për kryengritjen kundërrevolucionare në Sheshin Tiananmen 1989”. Por çdo vit më 4 Qershor policët e veshur civilë nuk i lejojnë njerëzit të hyjnë në këtë shesh. Pse? Nëse kinezët, siç pretendon qeveria e besojnë të gjithë këtë: Pse nuk lejohen të shkelin njerëzit në shesh për të dënuar kundërrevolucionarët? Prezenca e policisë tregon, që regjimi nuk i beson as gënjeshtrat e veta.
E kujtojmë 4 Qershorin, sepse zhvillime të tilla e trondisin mendjen njerëzore për një kohë të gjatë. Edhe sikur të përpiqemi, ne nuk mund të harrojmë!
Perry Link është profesor i letërsisë së krahasuar dhe gjuhëve të huaja në Universitetin e Kalifornisë. Më parë ai ka qenë profesor për studime aziatiko-lindore në Universitetin Princeton. Ai është i specializuar për gjuhën dhe letërsinë kineze. Perry Link ka qenë i përfshirë në përkthimin e “dosjeve Tiananmen”, një tërësi dokumentesh sekrete që u mblodhën nga qeveria kineze pas masakrës së vitit 1989./ DW
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar me ...
Një shpërthim i fuqishëm është ndier në rrugën Transballkani...
Ditët e fundit, Korça është goditur nga disa tërmete të njëp...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka uruar sot be...
Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo gjatë një...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar...
Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të the...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Në përmbyllje të një muaji të gjatë e plot sakrifica, besimt...
Moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh ...
DASHI 21. mars – 20. prill Klima ne jetën tuaj ne çift do j...
Tenderi i rrugës Milot-Balldren është vjedhje e hapur. Shuma...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, gjatë...
Aktori Gentian Zenelaj i pyetur nëse ka një këshillë për kry...
Katër ditë më parë u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare një p...
Eduart Ndocaj, i njohur masivisht si “kaubojsi” ka shpallur ...
Deputeti i listës së PD-së, Kujtim Gjuzi, njëherësh dhe krye...
Aleati i Lulzim Bashës, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i...
Avioni i “Blue Panorama Express” i nisur nga Tirana në Romë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...