web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga apartamenti dhuratë tek paga e Vettingut/ Përmbaruesja që "tmerron" gjyqtarët dhe prokurorët

31 Maj 2019, 08:44, Aktualitet CNA

Vettingu po filtron një nga një të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.  Njerëzit që i filtrojnë,  janë zgjedhur nga organet politike, përkatësisht nga Kuvendi.

Në mjaft raste emrat e komisionerevë të Vettingut janë lakuar si të kapur nga politika dhe të dërguar në KPK dhe KPA për interesa të tyre.

CNA.al ka siguruar pasuritë e të gjithë komisionerëvë të Vettingut jo vetëm për atë parë anën financiare, por dhe për të zbuluar  nëse ata kanë lidhjet me politikën, të paktën në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Pasi indirekt, dihet se janë të preferuarit e politikës, pasi ata i rehatuan në pozicionet që mbajnë sot.

Genta Tafa (Bungo) është kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në periudhën 1993-1996, Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.  Nga shkurti 1996 deri në shtator 2003 ka punuar si pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa në periudhën shtator 2003 ? dhjetor 2006 ka punuar në MPVD, në fillim si përgjegjëse e sektorit juridik e më pas si Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 2008 deri në 2012 është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë një Universiteti privat dhe që nga nga viti 2012 ka ushtruar aktivitetin e saj në fushën e përmbarimit gjyqësor privat.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, Tafa (Bungo) , rezulton pronare e dy apartamente, njërin e ka dhuratë nga nga babai, në Kavajë. Nuk deklaron pasuri të patundshme, të ardhurat përveçse nga KPK -ja i ka edhe nga mësimdhënia dhe paga e bashkëshortit.

Viti 2017 (Deklaratë fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 118 m2 me vlerë 61 360 dollarë.

Apartament me sipërfaqe 84 m2 në Kavajë, blerë në mnyrë më shumë simbolike nga babi në shumën, 100 000 lekë.

Makina Toyita Rav 4 e vitit 2003, blerë në vitin 2012, në shumën 192 000 lekë.

Depozitë në shumën 10 000 000 lekë.

Llogari page si përmbaruese gjyqësore private, në shumën 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në UET në shumën 42 50 euro.

Të ardhura në shumën 2 589 786.38 nga shpërndarja e dividentit si ortake (5O%) për vitin 2015 në shoqërinë përmbarimore Speed Solution me NIPT L3191102IF, me vendim nr.l, datë 05.04.2016 te ortakëve të shoqërisë, nga të cilat janë marrë vetëm 2 000 000 lekë dhe kanë mbetur pa marrë edhe 589 786.38 lekë.

Të ardhura (paga) nga puna si përmbaruese/administratore në shoqërinë përmbarimore Speed Solution me NIPT L3191102IF për periudhën 1 janar-17 qershor 2017, në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Kolegjin Universitar Luarasi për simestrin e parë të vitit akademik 2016-2017, në shumën  58 294 lekë.

Me vendim nr.1, datë 23.06.2017 të ortakut të vetëm të shoqërisë përmbarimore Speed Solution, me NIPT L3191102IF, është miratuar shpërndarja e dividentit në shumën bruto 2 155 416 lekë, por nuk është arkëtuar ende nga deklaruesi. Kjo shumë do të lëvrohet në vijim nga administratori dhe ortakët e rinj të kësaj shoqërie.

Llogari në emër të bashkëshortit në shumën, 1 060 lekë.

Paga neto e bashkëshortit si specialist i testimeve praktike pranë DPSHTRR në shumën 49 195.18 lekë për janar, shkurt, mars 2017 (paga e janarit derdhur në llogari në dhjetor 2016) dhe 56 163.68 lekë për muajt e tjerë.

Viti 2017

Shitur automjeti tip Toyota Rav 4 në shumën 4.000 euro. Shuma e përfituar nga shitja (është konvertuar në shumën 531.600 lekë.

Blerë automjeti tip Toyota Rav 4 në shumën 900.000 leke.

Llogari e deklaruar më parë në shumën 42 euro, gjendja ne date 31.12.2017 është në shumën 802 euro.

Llogari page e deklaruar më parë në shumën 2.383.606 leke, gjendja me datë 31.12.2017 është 2.248.618 lekë.

Të ardhura nga paga, nga KPK, në shumën 1 669 551 lekë.

Të ardhura në shumën 100.000 lekë (nga shitja e kuotave sipas kontratës date 28.6.2017), të ardhura në shumën 89.588 lekë (nga Speed Solution paga qershor 2017).

Në llogarinë e datës 6.9.2017 ka kaluar shuma 1.360 euro nga Europian Education Initiat me përshkrimin ( pagesa honorare shkencore shtator-tetor 2016), në shumën 1 360 euro.

Llogari e pagës së bashkëshortit në shumën  124 713 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 320 000 lekë.

Viti 2018

Shitur automjeti  Toyota Rav 4 në shumën 856 000 lekë.

Llogari page e deklaruar më parë në  shumën 2 248.618 lekë, gjendja me date 31.12.2018 është 1 640 843.59 lekë.

Llogari e deklaruar më parë në shumën 802 euro, gjendja me datën 31.12.2018 është në shumën 2.50 euro

Depozitë e e deklaruar me parë, në shumën 10 000 000 lekë, maturuar me datë 23.03.2018, rilidhur kontrata e depozitës me afat njëvjeçar me të njëjtën shumë 10 000 000 leke. Transferimi i interesit të Ilogarisë njedhëse në shumën 458 700 lekë me datë 23.03.2018.

Llogari e djalit si nxënës ekselent  në gjimnazet e Tiranës, gjendja ne datën 31.12.2018 është 45 000 lekë.

Llogari e djalit si nxënës ekselent në shkollat 9-vjeçare, gjendja në datën 31.12.2018 është 21 000 leke.

Gjendje cash në banesë, në shumën 350 000 lekë.

Te ardhura nga paga dhe shpërblimet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në shumën 3 741 800 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit, Drejtoria Rajonale Shërbimit të Transportit Rrugor, Tiranë gjendja në datën 31.12.2017 në shumën 124 713.21 lekë, gjendja në daten 31.12.2018 në shumën 83 956.30 lekë

Të ardhurat e djalit, nga bursa si nxënës ekselent në gjimnazet e Tiranës në shumën 70 000 lekë.

Të ardhurat e djalit, nga bursa si nxënës ekselent në shkollat 9- vjeçare, në shumën 36 000 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës dyvjeçare pranë bankës maturuar më date 23.03.2018, në shumën 458 700 lekë.

Ndihma nga familjarët dhe miqtë, për fatkeqësinë e humbjes së bashkëshortit në shumat 954 000 lekë, 600 dollarë dhe dhe 820 euro./ CNA.al





Lajmet e fundit nga