Befason Mimoza Shkodra/ Tregon format perfekte me bikini
Prej shumë kohësh këngëtarja Mimoza Shkodra është në qendër ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur Greqisë, lidhur mbi shqetësimin për respektimin e minoritetet grek në Shqipëri, referuar rastit të ish të dënuarit, kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri.
Në reagim, MEPJ shpreh keqardhjen për kontekstualizimin si devijim nga mbrojtja e pakicave të vendimit të KQZ për Bejlerin, duke kujtuar se ai është i dënuar dhe sipas legjislacionit shqiptar i ndalohet kandidimi për 10 vite.
Deklarata e plotë:
Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zmbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave.
Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10-vjeçare, kandidimin e personave për t?u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.
Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.
Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t?u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim. Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t?i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në reformimin tërësor të vendit në të mirë të mirëqenies së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe konsolidimit të arritjeve të shënuara në drejtim të pesë prioriteteve kyçe për përafrimin me Bashkimin Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është dëshmia më e qartë e këtij progresi në funksion të hapit të radhës, çeljes së pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim.
Në këtë frymë, vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Greqisë për Shqipërinë dhe mbarë rajonin tonë në avancimin e rrugës evropiane, veçanërisht tani në vigjilje të vendimmarrjes së afërt, nga ana e vendeve anëtare të BE-së.
Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare.
Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet./CNA.al
Prej shumë kohësh këngëtarja Mimoza Shkodra është në qendër ...
Duke filluar nga data 01 Qershor doganat në Maqedoninë e Ver...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Zyrih të...
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara dhe ...
Një person i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi...
Ditën e djeshme në mbrëmje missi Trejsi Sejdini ka festuar d...
Një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njer...
Për shkak të disa punimeve që do të kryhen në disa kabina, n...
Në një takim me qytetarët e Ish- Kinostudio-s, kryetari i PD...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dendoncuar një ngjarje të r...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si goditje të rë...
Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashura ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me ba...
Dorëheqja e kryeministres britanike, Theresa May, ka hapur g...
Të gjithë e mbajmë mend ish-banorin e Big Brother Vigan Sheh...
Presidentja e Gjykatës Kushtetuese, Brigitte Bierlein, do të...
Dy persona ka në rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ...
Një skemë e pastër mashtrimi është prezantuar sot gjatë nje ...
Aktori Rezart Veleshnja ishte pjesë e kastit të aktorëve të ...
“Terrori” me gjobvënie të padrejta ndaj bizneseve, duket se ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...