“O milet, Rama ka siklet!”/ Vijojnë thirrjet e protestuesve
Vijojnë thirrjet e protestuesve që marshojnë sonte në rrug...
Vijojnë thirrjet e protestuesve që marshojnë sonte në rrug...
Edi Rama në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve është tashmë një kufomë poitike, një simbol i antishtetit, e përtej kësaj një njeri i zvetënuar nga vlerat themelore politike, morale, njerëzore dhe humane.
Nëse kryeministrat e Anglisë dhe Austrisë, perandorive simbol të demokracisë dhe qytetërimit dhanë dorëheqje për një të mijëtën e mëkateve të Ramas, ky Haxhi Qamil i shekullit të 21-të ka vendosur ti shkojë deri ne fund marrëzisë së tij.
Por këtë betejë do ta humbasë në përballjen biblike me Opozitën e Bashkuar dhe populin shqiptar.
Rama kjo fantazmë e poitikës kërkon të ngrihet nga varri ashtu si Kostandini dhe të sjellë në pushtetin vendorë, këtë herë pa opozitën karrikaturën e shëmtuar të Dorëntinës e “Rilindjen” e tij kriminale, këtë shtrigë të zezë që thith për çdo ditë gjakun e shqiptarëve, duke e kthyer Shqipërinë nga një zonjë të rëndë, siç thoshte Pashko Vasa në një plakë të rreckosur, të thinjur e të kërrusur nga hallet e mjerimi, ashtu si nëna e poemës migjeniane të mjerimit.
Nuk është hera e parë në historinë tonë të vjetër dhe të re që Kombi Shqiptar është përballur me bijtë e tij pangëprishës e renegatë.
Në lashtësi kjo i ka ndodhur Mbretëreshës Teuta me gjeneralin tradhëtar Dhimitër Farin.
Në Mesjetë Gjergj Kastrioti është përballur me Hamzain dhe Moisi Golemin.
Në Epokën e Lidhjes së Prizrenit, Imer Przreni, Sylejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali Ibra e patriotë të tjerë sëbashku me malësorët trima të Veriut Shqiptarë i treguan vendin Abdullah Pashë Drenit dhe marshallit turk Mehmet Ali Pasha, të cilët guxuan të burgosnin parinë shqiptare e të nxirrnin në ankand trojet tona etnike.
Të njëjtin fat pati edhe Haxhi Qamili e Esat Pasha në periudhën e Luftës Parë Botërore që shembi katër perandori dhe Shqipëria ndonëse e coptuar i mbijetoj lakmisë së fqinjëve grabitqarë, të cilët në Konferencën e Paqes në Paris, 100 vjet më parë donin ta fshinin nga harta politike e botës.
Konferenca e Paqes së Parisit çertifkoi Perandorinë Sovjetike dhe të Mbretërinë e përgjakshme Serbo-Kroato- Sllovene dhe mbajti gjallë endrrat e shovinistëve grekë për Vorio- Epirin, të ideuar nga Protokolli Korfuzit.
As Diktatori Hoxha, babai shpirtëror i Ramës nuk ka guxuar të bëjë në 1945 zgjedhje pa opozitën siç mendon ti bëjë Edi Rama me 30 qershor.
Ai sajoi votimin me kokrra llastiku në kutitë teneqe, ndërsa Rama nuk denjon ta shohë opozitën as në parlament, as në votim, e pertej këtyre as në demonstratat paqësore, të cilat janë themeli i demokracisë dhe garanti i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Enver Hoxha pushkatoi grupin e deputetëve të Opozitës në vitin 1946 dhe burgosi disidenten dhe shkrimtaren Musine Kokalari.
Sot në në një vend demokratik në Suedi mbesa e saj u zgjodh anëtare e Parlamentt Europian.
Dje me urdhër të Edi Ramës prokuroria politike mori nën akuzë të fabrikuar 6 deputet të opozitës të cilët protestuan kundër arrestimit dhe dhunës mbi qindra protestues të pafajshëm të opozitës.
Ashtu si Enver Hoxha e kishte shpallur tradhëti kombëtare kalimin e kufirit drejt Botës së lirë, e për këtë akt të dënonte me vdekje, Rama ka guxuar të shpallë tradhëtare Opozitën, e cila me një akt sublim dorëzoi mandatet me kerkesën e popullit opozitar që i kishte votuar.
Rama kërkon ta pushkatojë politikisht opozitën duke e zëvendësuar atë me një opozitë fasadë, të kontrolluar prej tij, në fakt me dt 30 qershor Ai, do të ia kthejë vehtes koburen, të cilën e ka mbushur për Opozitën dhe qindramijra shqiptarët që besojnë tek Kauza e saj, tek zgjedhjet e lira, Shteti i së Drejtës dhe Shqipëria Europiane.
Shqiptarët kanë një shprehje të mençur “Kush vret veten shkon gjak hupur”.
Kjo për arsyen se në Librat e Shenjtë, në Bibel e Kuran ndalohet një akt i tillë.
Një gjë është është e qartë si drita e Diellit:
Me 30 qershor nëse Ai, Edi Rama ka vendosur të përplaset me murin prej graniti të popullit të udhëhequr nga Opozita e Bashkuar me në krye Lulzim Bashën nuk do të ketë fat ma të mirë se ai i Ballaban Pashës nën muret e Krujës.
Nëse në dhjetra mitingje madhështore të Opozitës shqiptarët dhe ndërkombëtarët kanë parë slloganin “Rama Ik,” të cilin ai e ka lexuar për së mbrapshti, përballja finale e 30 qershorit do të ketë kryeslloganin;
Rama rri po ta mbajti!/CNA.al
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në Seancën Ple...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i pyetur rreth një ...
President i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet pë...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me qyt...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara ...
Ambasada e SHBA-së, në një deklaratë të shpërndarë për media...
Rekomandimi i Këshillit të Europës për hapjen e negociatave ...
Pas deklaratave të grupit parlamentar CDU/CSU në Gjermani, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Kur...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar situatë...
1 Qershori vjen më i veçantë se kurrë për të gjithë fëmijët ...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një video direkte n...
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas...
Deputeti Kujtim Gjuzi ka zhvilluar një debat të shkurtër me ...
Grupi parlamentar CDU/CSU u shpreh gjatë ditës së sotme se S...
Keni ëndërruar ndonjëherë një vilë apo apartament me pamje n...
Prej tre javësh këngëtarja shqiptare Loredana Zefi ndodhet n...
Deputeti i listës shumëemërore të Lulzim Bashës, Kujtim Gjuz...
Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur artin shqiptar ditën e sotm...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...