Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
“Zgjedhjet vendimtare” bënë që shumë zgjedhës të shkojnë në kutitë e votimit. Partitë e mëdha janë tkurrur. Parlamenti Europian do ketë shumë ngjyra. Populistët e djathtë shtojnë vendet.
Komisarja liberale e BE, danezja Margrethe Vestager tha në një intervistë për DW, se njerëzit e kuptuan se zgjedhjet tregojnë forcë. “Kjo forcë duhet shfrytëzuar dhe u duhet thënë njerëzve se ajo ka kuptim,” mendon Vestager, e cilë kërkon të bëhet presidente e Komisionit të BE. “Në zgjedhje kanë kandiduar parti që duan ta shkatërrojnë BE. Kanë kandiduar parti që e quajnë veten nacionaliste, por që duan ta shesin vendin e tyre tek rusët. Kjo i bëri njerëzit që të mendojnë se duhet shkuar në zgjedhje.” Kandidati kryesor i socialdemokratëve europianë Frans Timmermans, thotë i gëzuar se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është “një sinjal i qartë për një demokraci funksionuese”.
Margrethe Vestager, kandidatja kryesore e liberalëve
Fitojnë liberalët dhe të gjelbërit
Liberalët dhe të gjelbërit e Parlamentit Europian kanë marrë më shumë vota se të tjerët. Në Gjermani, Të gjelbërit arrijnë me 20 përqind të votave t’ia kalojnë edhe socialdemokratëve dhe të dalin në vend të dytë, pas Unionit konservator. Ky është rezultati më i mirë që Të gjelbërit kanë arritur ndonjëherë në zgjedhjet që zhvillohen në gjithë federatën.
Kryetari i fraksionit të socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Udo Bullmann, i zhgënjyer shumë nga rezultati i zgjedhjeve, pranoi për DW se partia e tij e nënvleftësoi temën e politikës për klimën. Në këtë pikë duhen bërë ndryshime. Edhe kryetarja e CDU-së gjermane, Annegret Kamp-Karrenbauer pranoi në Berlin deficite të partisë së saj në temën numër një, atë të ambientit. Megjithatë ajo ishte e kënaqur që Unioni konservator, megjithë humbjet që pësoi mbeti partia më e fortë në Gjermani dhe fraksioni më i fortë në Parlamentin Europian.
Manfred Weber, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane, (EVP), tha në mbrëmje se pretendon të bëhet President i Komisionit të BE. “Ne nuk patëm ndonjë fitore të madhe, por ne mbetemi grupimi më i fortë,” tha politikani i CSU, në Bruksel. Ai i bëri thirrje partive të tjera pro-europiane për të bashkëpunuar dhe foli shprehimisht për të gjelbërit. “Të gjelbërit janë po ashtu fitues të ditës. Prandaj ata janë partnerë të mundshëm. Ne duam të ulemi së bashku dhe të projektojmë një mandat për pesë vitet e ardhëshme.”
Kristiandemokratët mbeten grupimi më i fortë
Në Parlamentin Europian, EVP e Weberit ka marrë paraprakisht 180 vende. Kjo shumë është 42 vende më pak se deri tani. Socialdemokratët janë reduktuar po ashtu dhe kanë marrë 147 vende. Liberalët, përfshirë edhe partinë e re të presidentit francez Macron, kanë marrë 105 mandate. Të Gjelbërit janë shtuar nga 52 në 67 vende. Populistët e djathtë janë të përfaqësuar shumë fort në disa vende si Italia dhe Franca, megjithatë kanë marrë më pak vende, se sa parashikohej në prognoza. Të gjithë bashkë ata kanë marrë 150 vende, por që janë të ndara në tre fraksione të ndryshme. Nacionalistët gjermane të AfD, nuk morrën aq shumë vota sa mendohej të merrnin, por në landin e Brandenburgut morrën shumicën e votave dhe kanë arritur t’ia kalojnë edhe Unionit.
Populistët e djathtë shtojnë votat
Populistët e djathtë përmirësojnë rezultatin por nuk marrin aq sa pritej
Eksperti i BE-së në Bruksel, Janis Emmanouilidis thotë se partitë pro-europiane kanë marrë 80 përqind të vendeve të parlamentit. “Në përgjithësi populistët e djathtë nuk janë shumë të fortë si grupim, ndryshe nga sa kishin paralajmëruar disa vetë. Ne e kemi pas ditur gjithnjë se ato nuk do të marrin shumicën, por ato janë madje edhe më të dobta se sa patëm menduar.” Në Itali, Lega e djathtë e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini mori shumicën e votave. Në Francë politikania e djathtë Marine Le Pen mundi partinë e presidentit francez. “Macron u mundua vërtet të vendoste në peshore peshën e tij politike, për të penguar që Marine Le Pen me partinë e saj të dalin të parët. Por ai nuk e arriti synimin,” analizon Emmanouilidis.
Në shumë nga 28 vendet e tjera anëtare mund të vërehet, se partitë që kanë qenë të mëdha deri tani, partitë e qendrës kanë marrë më pak vota. Liberalët, Të gjelbërit dhe partitë e djathta janë forcuar. Studiuesit e zgjedhjeve në Bruksel folën në natën zgjedhore për rritje të fragmentimit. “Ne vërejmë se partitë e mëdha e kanë humbur fillin dhe se duhet krijuar një koalicion i madh për të marrë shumicën,” thotë Janis Emmanouilidis nga Think Tank “European Policy Centre”. Në Parlamentin e ardhshëm Europian, konservatorët dhe socialdemokratët nuk përbëjnë më shumicën si grup informel koalicioni, siç ka qenë e zakonshme deri tani. Ata duhet të bëhen bashkë me liberalët dhe mbase edhe me fraksionin e Të gjelbërve.
Një shumicë që të jetë majtat Qendrës, e përbërë nga të majtët, socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberalët nuk arrin të merret me llogaritje. Shumicë djathtas Qendrës po ashtu nuk vjen në pyetje, sepse kristiandemokratët nuk mund të bëhen bashkë me nacionalistët dhe populistët e djathtë. “Kështu që që tani çështja komplikohet, sepse asnjë nga grupimet nuk e merr dot shumicën pa të tjerët. Ditët e ardhshme do të jetë interesante të shihet kush flet me kë, për të vënë gjërat në lëvizje,” thotë kandidatja kryesore e liberalëve Vestager në intervistë me DW, duke patur parasysh fragmentimin e parlamentit./ DW
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën rreth orës 01:10 të ...
Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Lez...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën, pak pas mesnatës së...
Menjëherë pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlam...
Deputeti i listës shumëemërore të Lulzim Bashës, Kujtim Gjuz...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kongo. Mës...
Reperja nga Kosova Tayna ka arritur që të tërheqë vëmendjen ...
Vetëm disa javë më parë këngëtari korçar Endri Prifti është ...
Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të ëmb...
Moderatori Turjan Hysko ka një karrierë të gjatë në televizi...
Një ndër moderatorët më të komentuar shqiptarë, Eni Shehu ka...
Vapori me emrin “Rilindja,” me kapiten Edi Ramën rrezikohet ...
Aktori i njohur i Portokallisë Gaz Paja pritet që javën e ar...
Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqip...
Një shtetas shqiptar i dënuar me 8 vite burg është ekstradua...
Kjo puntatë e “Why Not” ka patur të ftuar dy nga yjet më të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes ...
Kostumi i protestuesit paqësor, duket se është një veshje që...
Vëllezërit korçar Endri dhe Stefi Prifti janë kënëgtarët më ...
Ka përfunduar votimi, në disa prej vendeve të BE-së, për anë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...