Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka një ngazëllim në radhët e opozitës për zgjedhjet europiane, aq sa të duket se këto nuk ishin zgjedhje për Parlamentin Europian, por për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Ngazëllimi i parë ka të bëjë me emra të përveçëm, siç është humbja e eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe mundësia për të mos parë më Mogherinin në krye të Brukselit. Kjo, jo se këto dy personalitete kanë ndonjë gjë me PD-në, por PD-së i duheshin si armiq, për të justifikuar dështimet e tyre.
Njësoj siç nxjerrin armik çdo ambasador amerikan në Shqipëri dhe çdo amabasador të BE, po ashtu kishin shpallur armiq dhe dy personalitete të Europës, që merreshin me Shqipërinë dhe ishin pozitivë për hapjen e negociatave.
PD po e kthen në traditë shpalljen armik të çdo miku të Shqipërisë. Dhe në këtë rast, nuk na zhgënjeu.
Ngazëllimi i dytë ka të bëjë me shumicën e Partive Popullore Europiane në Parlament. Ky është vërtet lajm pozitiv, pasi EPP është një koalicion pro- europian dhe është lokomotiva e zgjerimit të BE. Por PD shpreson që kjo fitore e EPP të shërbejë për ta mbajtur Europën e pazgjeruar, duke ju lutur të lënë jashtë Shqipërinë.
Edhe këtë fitore PD po përpiqet ta paraqesë si zgjidhje të hallit të saj në Tiranë. Në të vërtetë, është e kundërta. EPP është deri më sot kritikuesja më e ashpër e Bashës dhe vendimeve të PD për bojkot, dhe nëse vazhdon kështu, mund të rrezikojë dhe ndonjë kartelë të verdhë nga EPP, si partia e Orbanit.
Deklarata e fundit e Joseph Daul për bojkotin e Bashës është më e rëndë se sa letrat e Edi Ramës. Ndaj PD nuk di për çfarë gëzohet.
Ngazëllimi i tretë pastaj është dhe më banal, se ka të bëjë me zonjushën Kokalari, që ka fituar si suedeze në Parlamentin Europian. Biles një deputet i Bashës, nga ata që hedhin bojë në Parlament dhe që fshijnë servera krimesh, kishte postuar dhe foto me Arbën, a thua se ajo mund t?ia heqë njollën si deputet ordiner.
Arba nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, dhe as me politikën tonë. Ajo e ka në dorë vetë të mburret, ose të injorojë origjinën e saj, por ne nuk kemi asnjë të drejtë të mburremi me të.
Dhe nuk mendoj se ka ndonjë arsye kaq të fortë për t?u gëzuar. Kishte rreth 30 shqiptarë të tjerë që garuan dhe humbën në këto zgjedhje. Është thjesht një erë e re e shqiptarëve të diasporës që garojnë si qytetarë europianë.
Por ka vetëm një gjë që PD-në, e vë në siklet ajo që ndodhi me zgjedhjet europiane. Fakti që ato nuk u bojkotuan nga askush, nuk kërkoi askush shtyrje, nuk kërkoi askush pazar para tyre, dhe nuk i kontestoi askush.
Ngazëllimi i PD për zgjedhjet europiane, është si të kujtosh litarin në shtëpinë e të varurit. Në PD nuk është problem si dalin zgjedhjet, problem është që sa herë ka zgjedhje, kryetari i tyre kërkon pazar dhe nuk hyn në zgjedhje.
Kjo nuk u pa në asnjë cep të Europës, dhe në vende ku demokracia shpesh vihet në dyshim. PD duhet të ndiejë njëfarë sikleti kur flet për zgjedhje. Motoja e saj këto kohë është si të mos shkohet në zgjedhje.
Një nga reperet më të famshme në botë Iggy Azalea është përf...
Familja Kardashian është shumë e komentuar në të gjithë medi...
Pesë shqiptarë, antarë të një bande në Madrid, kanë rënë në ...
Për herë të parë në Parlamentin Europian është zgjedhur një ...
Ish deputeti Eduart Ndocaj, i cili kandidon si i pavaruar pë...
Ish ministri i drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ...
Aktori i humorit, Julian Deda, i cili është pjesë e Këshilli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon në këto momente n...
Policia në Francë ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me s...
Kate Midlleton dhe Princ William fillimet e lidhjes së tyre ...
Moderatori i emisionit “Opinion,” Blendi Fevziu, komentoi si...
Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal në...
Përfundimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe rezulta...
Monica Belluci është shembulli i qartë se mosha është thjesh...
Disa javë më parë këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë e ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi zgjedhjet europiane dhe atë ...
Moderatori Blendi Fevziu i ka kushtuar një status në rrjetet...
Një model Instagrami ka shkaktuar zemërim duke ndarë një sel...
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi iu ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...