web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ashpërson tonet/ Flet edhe për vdekje

25 Maj 2019, 19:08, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat nga protesta e opozitës foli me tone të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama nuk duhet ta mendojë për asnjë sekondë tu rrëmbejë pluralizmin shqiptarëve.

“Unë i them monstrës Edvin Kristaq Xhelati mos mendo për asnjë sekondë se do tia rrëmbesh pluralizmin këtyre burrave edhe grave. Vetëm kur të përballesh me vdekjen e këtyre protesuesve atëherë mund të rrëmbesh pluralizmin e Shqipërisë. Por ta harrojë i biri i xhelatëve që do të ia arrijë.Kështu le të vazhdojë të recitojë letra”,-tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga