web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letrat e Ramës/ Basha përgjigjet nga sheshi

25 Maj 2019, 18:24, Aktualitet CNA

Nga Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur letrave publike të Kryeministrit Rama.

Duke folur para protestuesve, Basha akuzoi kandidatët e zgjedhur nga Rama për të garuar në zgjehdjet e 30 qershorit si të lidhur me krimin dhe me vjedhjen e votave.

Sipas tij, ?Pasi vodhën votat, Rama tani kërkon që ata njerëz ti gradojë.?

Basha deklaroi se nuk ka dialog me Ramën, ndërsa për letrat e Kryeministrit, ai ka zgjedhur që ti përgjigjen qytetarët me një ?joooooo?.

Gjithashtu, kreu i PD-së ka deklaruar se ?Nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë me Ramën kryeministër?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga