Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas debatit te fundit dhe sulmeve ndaj institutit te drejtuar nga Agron Tufa.
“Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.” ka shkruar Tabaku në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Tabakut në Facebook
Kush ka frikë nga e vërteta?
Muajt e javët e fundit është rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoqëruar me lustracionin. Në fakt, në një vend që s?i ka mbyllur mirë llogaritë më të shkuarën e tij këto debate duhet të jenë normale nga krahu i atyre që kërkojnë drejtësinë dhe shoqërisë që kërkon të vërtetën dhe pastrimin.
Por, në një vend që nuk ka akoma një ligj për Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të përmirësuar pjesën mbi Lustracionin në ligjin e miratuar për hapjen e dosjeve. Në një shoqëri ku aulën parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendshëm i regjimit kriminal komunist; Në një Shqipëri ku të përndjekurit mbahen në radhë dhe trajtohen si kuislingë, armiq apo njollë e keqe e historisë (në fakt duhet të ndodhte e kundërta), ku edhe ato pak evenimente që kryhen për nder të tyre janë më shumë qoka elektorale është shumë ?normale? ajo çka dëgjojmë në parlament dhe nga goja e kësaj qeverie dhe mazhorance.
Sulmi i vazhdueshëm që eksponentë të së majtës komuniste po kryejnë ndaj Agron Tufës, vetëm pse Instituti që ai drejton ka botuar një punim të historianit Çelo Hoxha në lidhje me krimet e komunizmit duke shpalosur dokumente që janë transformuar nga propaganda komuniste, tregon se krimbi i gënjeshtrës për pushtet është shumë më thellë në deputetët socialiste njësoj si vitet e diktaturës. Asgjë tjetër nuk e shpjegon frikën e socialistëve ndaj të vërtetës.
Mbi të gjitha ajo që i mundon është e vërteta që bie në veshin e shqiptarëve ndryshe nga manipulimet e Sigurimit. Me shumë mundësi kjo gjendje e trazuar e mazhorancës dhe mllefi i saj karshi Institutit dhe anëtarëve të tij, vjen si pasojë e historisë së parë nga faktet dhe jo produkti i Kinostudios Shqipëria e Re.
Dikush mund të pyesë se sa nevojë kemi si komb të flasim për të shkuarën? Sot brezat e rinj që votojnë për herë të parë kanë lindur e janë rritur në demokraci dhe e kanë të pakonceptueshme se çfarë krimesh ka kryer regjimi komunist. Unë vetë do ta kisha të pakonceptueshme nëse nuk do kisha histori personale në familjen time mbi tmerret e atij regjimi. Shumë prej shqiptarëve duhet të kuptojnë se tmerret e internimit dhe përndjekjes kriminale komuniste nuk erdhën nga hiçi. Ato qenë pasojë e një ideologjie që i parapriu dhunës së strukturuar komuniste që në fillesat e luftës Nacional Çlirimtare.
Të rinjtë duhet të mësojnë se historia e Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe grupeve nacionaliste nuk është ajo e pulave. Se historia moderne e Shqipërisë nuk është ajo e xhiruar në skenat e improvizuara.
Sot ne duhet të dëshmojmë të vërtetën për Konferencën e Mukjes, të vërtetën për kundërshtarët e fashizmit. Duhet të flasim më hapur për ato që ideuan dhe zbatuan me përpikmëri masakrën tek ish hotel Bristol, ata që dhunuan dhe shkatërruan pronën dhe dinjitetin e njeriut.
Çdo i ri që për një arsye apo një tjetër e ka humbur sensin e asaj që ka ndodhur për 5 dekada të gjata mundimi, duhet ta ketë të qartë se çfarë nënkuptonte regjimi komunist kur fliste për ?Njeriun e Ri?. E ta dallojë qartësisht kur ky i fundit flet nga foltorja e kuvendit, kur nga ajo e qeverisë dhe kur nga poltrona e emisioneve televizive.
Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Ndërsa mbi 50 mijë shqiptarë të tjerë u internuan në skajet më të rrënuara të vendit për të jetuar të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.
Të rinjtë, edhe jo vetëm ata, duhet të mësojnë se aeroportin e Rinasit e kanë ndërtuar të burgosurit politikë, se kënetën e Maliqit (ku vdiqën me mijëra) e kanë tharë të burgosurit politikë e sa vepra të tjera si to. Se në minierën e Spaçit janë torturuar dhe dhunuar me mijëra të burgosur. Ata duhet ta dinë se si ndodhi që mbi 34 mijë shqiptarë u dënuan në burgjet e komunizmit pasi mendonin ndryshe nga Partia dhe Diktatori.
Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.
Do ishte e udhës që një katarsis i munguar të kish ndodhur vite më parë. Por, asnjëherë nuk është vonë për të thënë të vërtetën. Për të dëshmuar atë që pakkush do ta mbajë nën thundrën e dhunës që pushteti sot ofron. Gjaku dhe mundi i atyre që luftuan për pranverën e fillim viteve 1990 nuk do të harrohet. Ne dhe fëmijët tanë do të jemi në betejë për ta mbajtur në jetë me çdo kusht dhe çdo çmim./CNA.al
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka dhënë sot mesazhin se Re...
Sot organizohen zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, zgjedhje...
Presidentit i Republikës Ilir Meta, dyshohet se ka blerë zgj...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot publikisht lidhur me zgj...
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian ...
Me vendimin numër 62 që mban datën 3 Tetor 2018, trupa gjyku...
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho foli sot l...
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime me ...
Shqipëria vitet e fundit është përballur me eksodin e mjekëv...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përsëri me një deklaratë për...
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, nuk është nd...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka k...
Braziliani i Luftëtarit, Xhekson është një nga lojtarët që k...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë nisur ...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot me kreun e PD Lu...
Ministrja e rasimit nëj ditë më parë ka bërë thirrje kandid...
Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë t...
Këto janë disa nga titujt e faqeve të para të shtypit për di...
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cil...
Dashi Mos mendoni rreth planeve të pamundura, pasi mund të v...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...