Ahmetaj ngre alarmin/ Shqipëria drejt “shuarjes”
Ish- ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është aktua...
Dje mediat raportuan lajmin se biznesmeni italian ka fituar një gjyq kundër shtetit shqiptar, me një vlerë që shkon të paktën 110 milion euro.
Kryesisht akuza e ndërtuar në media, duket se është kundër kryeministrit Rama, qëndrimit të tij politik dhe kostot e shkaktuara biznesmenit, gjatë mbylljes së televizionit Agon Channel dhe bizneseve të Bechetti në Shqipëri, të cilat ishin aktive dhe pasive si dhe me shumë problematike në disa dekada.
Por, përtej këtij lajmi në rrjet dhe në media plasi një gëzim i madh, a thua se kishte rënë Edi Rama nga pushteti. A thua se shqiptarët kishin fituar 110 milionë euro, dhe shteti shqiptar do të ishte më i pasur.
Njerëzit festojnë, kryesisht afër Lulit apo afër opozitës, se kishte rënë qeveria, se kishte rënë Edi Rama dhe kishte fituar Bechetti.
Por, çfarë ka fituar Bechetti vërtetë dhe çfarë ka fituar Edi Rama.
Së pari, për të gjithë ata që gëzojnë do të ishte më mirë të hidhëroheshin, sepse ato janë 110 milion euro, të cilat nuk i ka humbur Edi Rama, por i ka humbur shteti shqiptar, i kanë humbur xhepat e shqiptarëve.
Edi Rama sot është, nesër nuk është. Edi Rama nesër mund të lërë detyrën e kryeministrit dhe ikën, vjen dhe Luli në pushtet dhe bashkë me 110 milion eurot, bëhen 126 milion euro që duhen paguar nga taksat e shqiptarëve në xhepat e Bechettit apo vjehrrit të Lulzim Bashës.
Pa folur pastaj për lekët e bizneseve, të PPP-ve, apo korrupsionit të Edi Ramës në pushtet, që nesër mund të sjellë pasoja në buxhet, me prishje të kontratave, siç ka pretenduar Lulzim Basha, apo me akte të tjera që mund të kenë shkak-pasojë, edhe me ndihmat e gjykatave të arbitrazhit, të cilat jo pak herë i kanë futur disa qindra milion euro kosto shtetit shqiptar.
Për ata që gëzojnë se ka fituar Bechetti, duhet të hidhërohen, sepse do të paguajnë nga xhepat e tyre, 110 milionë euro dhe nuk është Edi Rama ai që do t?i paguajë nga xhepi i tij, për këtë duhet të jeni të gjithë të sigurtë dhe nuk ka fituar Bechetti kundër Edi Ramës, por ka fituar Bechetti kundër xhepave të shqiptarëve.
Për ata që janë të hidhëruar për humbjen ndaj Bechettit, që e kanë konsideruar si çështje politike apo që kanë inatin se pse biznesmeni italian qëndronte fort kundër kryeministrit Rama, duhet të marrin një mësim.
?Për inat të sime vjehrre, nuk flihet me mullixhiun?, pasi jetojmë në kapitalizëm, jemi në demokraci dhe nga inati politik për shkak të një karrigeje që mban mund t?i shkaktosh vendit një kosto kolosale.
Prandaj, ndoshta për të dyja palët është koha që të bashkohen për të kërkuar një të vërtetë, për të kërkuar ndërhyrje të fortë në ligj. Për çdo kosto të shkaktuar shtetit, apo dëmi nga zyrtarë të lartë politik, me veprime dhe mosveprime të cilat sjellin kosto dhe pasoja për buxhetin e varfër të shqiptarëve, ata duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale. Pra, që të mos guxojnë kush të rrëmbejë policinë dhe të shkojë të mbyllë një televizion, dhe pasaj të paguajnë shqiptarët dhjetëra milion euro. Apo të mos guxojë kush të ndërtojë një pallat pa leje, ose me leje të shitur në tregun e rërës dhe pastaj të shkojë e të marrë disa miliona euro xhepave të shqiptarëve.
Por, të gjitha palët, që përfshihen sa majtas apo djathtas, që si hajdutë dhe xhepistë zhvasin buxhetin e shtetit shqiptar, i cili në fakt është buxheti i xhepave të varfër të shqiptarëve që vidhen dhe i rrjepin çdo ditë jo ata qytetarët e thjeshtë, por i rrjepin politikanët dhe kasta që drejton vendin, me veprimet dhe mosveprimet e tyre të qëllimshme, që pasojat i kanë si kjo e Bechettit nëse është e vërtetë apo si ajo e vjehrrit të Lulzim Bashës, që në fakt tashmë është e provuar./ CNA.al
Ish- ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është aktua...
Sot në Kuvend janë betuar 12 deputetë të rinj. Jo vetëm nga ...
Muaji Qershor është i rëndësishëm për Shqipërinë pasi pritet...
Presidenti Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime të thella fa...
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për ...
Mësohet se nënë e bijë, shtetase shqiptare, janë zhdukur pa ...
Dy shqiptarë kanë vjedhur mëngjesin e sotëm një kamion në Ho...
Deputeti Lefter Maliqi nuk i ka ndalur akuzat në drejtim të ...
Pas interpelancës të kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, Min...
Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastër, Arben Pasho është sh...
Major Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit t...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pa...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rënd...
Një aksident, ku janë përfshirë gjashtë automjete, ka ndodhu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Euro ka prekur nivelin më të ulët të këmbimit me lekut që pr...
Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në ndikimin e shtj...
Çdo gjë do shkoje mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah...
Nëse sot shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit në...
68% e zgjedhësve të kryeqytetit Tiranë, të pyetur nga specia...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...