web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidhja e krizës politike/ "Rilindasit" duhet të mësojnë nga PS-ja

15 Maj 2019, 19:01, Aktualitet CNA

A ekziston mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje politike, midis  Ramës dhe Bashës, si një mundësi për zgjdhjen e krizës së thellë, që prej muajsh ka mbërthyer vendin?

Pyetjes së mbetur ende pezull i ka dhenë përgjigje edhe avokati i njohur Sokol Hazizaj, i qenë i ftuari i rradhës i emisionit “Mbrëmje në ABC”.

Përsa i përket një marrëveshjeje të mundshme, mes dy liderëve politik, Avokat Hazizaj, ka thenë se Basha nuk mund ta neglizhojë dot Ramën, pasi ky i fundit është kryetari i Partisë Socilaiste.

Sipas tij: do të arrihet një zgjidhje e kësaj situate,por kjo do jetë në favorin e politikës dhe jo të qytetarëve shqiptarë. Kryeministri mund të tërhiqet nga qëndrimi që mban tani dhe të dialogojë si kryetar partie  me opozitën.

?Marrëveshjet e karakterit politik realizohen mbi bazën e strukturave politike. Edhe Basha nuk e neglizhon dot Ramën si kryetar i PS dhe anasjelltas. Ndërsa marrëveshjet me karakter mbi ligjin për ligjin në respekt të Kushtetutës, PD nuk do që t?i bëjë me kryeministrin. Normalisht në një situatë të tillë do ishte e dobishme në favor të tyre, jo të qytetarëve, dhe të jesh e bindur që ata do gjejnë një zgjidhje në favorin e tyre, jo në favorin e qytetarëve. Bërja e zgjedhjeve më 30 Qershor është jashtë favoreve të qytetarit. Nëse do ketë favore për qytetarin dhe mbi qytetarin, do jenë zgjedhjet mbi beharin, pas muajit Gusht.

Mendoj që një prej të dyve do tërhiqet nga skalioni që ka zgjedhur. Më e mundshme është që Kryeministrit do i pëlqejë të jetë në fushën e dialogut si kryetar partie dhe jo si kryeministër, duke u zhveshur nga një rëndese e madhe sensibilitetesh që ka. A do jetë zgjedhja dhe zgjidhja e tij? Unë nuk e di. Kam përshtypjen se po e striçon gjithë situatën deri atje që thotë se ?falja më e madhe që mund të bëj unë ty është të largohem si kryeministër, por zgjedhjet do t?i fitoj unë dhe të kthehem sërish?,-tha avokati, që për zgjdhjen e ngërçit politik adresoi këtë këshillë për Kryeministrin:

?Nëse rilindasit mësojnë nga PS do ishte zgjidhja e mundshme. Në qoftë se rilindasit vazhdojnë të jenë si PD, atëherë kjo nuk bëhet.?





Lajmet e fundit nga