Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prokurimi, për të blerë energji në tregun e parregulluar. Për shkak edhe të situatës jo të favorshme hidrike, sasia që është blerë nga ky treg, ka qenë e lartë dhe në disa raste, me çmime të kripura, duke vënë në vështirësi financiarisht kompaninë publike të shpërndarjes.
Të dhënat zyrtare të OSHEE-së tregojnë se nga janari në maj, janë importuar 1.3 milionë MËh energji, me një çmim mesatar prej 73.47 eurosh, çka bën që në total, blerjet në tregun e parregulluar për të plotësuar konsumin në vend të kenë kapur vlerën 96.8 milionë euro, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Blerjet në tregun e parregulluar në 5 muaj, në janar çmimi më i kripur
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e nisi 2019 me shpenzime të larta në importe. Për shkak të prodhimit minimal të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sasia më e madhe e energjisë u sigurua në tregun e parregulluar.
Konkretisht, në janar, u blenë në këtë treg mbi 338 mijë MËh energji me një çmim mesatar prej 89.86 euro/MËh, çka rezultoi me një faturë rreth 35 milionë euro pa TVSH. Ky është muaji me shpenzimet më të larta të OSHEE për energji të blerë nga tregu i parregulluar.
Në shkurt, nga ana e kompanisë së shpërndarjes, është bërë 173 mijë MËh energji me një çmim 69.81 euro/MËh. Kjo është edhe sasia më e vogël e kontraktuar nga ky treg në këta 5 muaj, me një faturë prej 12 milionë eurosh. Çmimin mesatar më të lirë, OSHEE e ka siguruar në muajin prill, me 62.92 euro/MËh, çka pavarësisht sasisë së konsiderueshme prej mbi 236 mijë MËh importe, fatura kishte një vlerë prej 14.8 milionë euro pa TVSH.
Kompanitë në vështirësi, sektori me “sytë nga Zoti”
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk po përjeton ditët e tij më të mira, çka duket si një përsëritje e vitit 2017, kur i gjithë sektori u vu në vështirësi, për shkak të importeve të larta. Në atë kohë, për të mbuluar blerjet e energjisë, u përdor edhe një pjesë e kredisë së Bankës Botërore nga projekti i Rimëkëmbjes. Gjasat janë që, nëse nuk ndryshojnë kushtet hidrike, kompania të gjendet në një situatë të ngjashme.
Sasia e energjisë që OSHEE po ble sot në tregun e parregulluar është dukshëm më e lartë sesa mesatarja e viteve të shkuara, të paktën kjo për majin. Kjo do të thotë që, edhe kostot janë dukshëm më të larta.
OSHEE ble nga KESH me një çmim 1.45 lekë/këh dhe e shet atë tek konsumatori fundor me 9.5 lekë, ndërkohë që për disa kategori biznesi, edhe me 14 lekë/këh. Çmimi me të cilën OSHEE ble nga KESH është dukshëm i ulët në raport me atë që OSHEE siguron nga tregu i parregulluar. Reshjet e fundit duket se nuk kanë dhënë ndonjë efekt të dukshëm në prodhimin vendas.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare prej vitesh zbaton praktikën e optimizimit, duke tentuar përmirësimin e portofolit ekonomik. Edhe gjatë këtij viti, KESH është përfshirë në këtë lloj procedure që do të thotë se shet një sasi të caktuar energjie në kohë piku, duke siguruar një çmim të mirë dhe ble gjatë orëve të natës me një çmim më të lirë.
Rasti më i fundit i optimizimit ishte në muajin mars kur KESH shiti 3360 MËh energji me një çmim të ponderuar prej 57.34 ndërkohë që bleu 3332 Mëh me një çmim të ponderuar 45.02 euro/MËh. Vetëm nga kjo procedurë KESH arriti që të dilte me një bilanc pozitiv në të ardhura prej rreth 43 mijë eurosh. Të njëjtën praktikë KESH tentoi të zhvillonte edhe në prill për periudhën 13-22 prill 2019.
Oraret e përzgjedhura edhe për këtë procedurë ishin në orare piku, ndërkohë që blerja e KESH do të përqendrohej në 23:00-24:00. Gjithsesi, procedura e prillit nuk rezultoi e suksesshme, çka bëri që KESH të njoftonte pezullimin e saj.
Në kushtet kur importet e energjisë kanë arritur rreth 100 milionë euro, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë i është dashur që të marrë vendimin e pezullimit të investimeve. ?Për ne, prioritare në këto momente është që të sigurojmë furnizim me energji dhe situata nuk ka qenë aspak e favorshme. Për të pasur mjetet e nevojshme financiare, na është dashur që të pezullojmë gjithçka.
Janë të paktën 30 milionë euro kontrata investimesh të ngrira, ndërkohë që pezullimi i përgjithshëm për investimet nuk ka një afat. Pra nuk e dimë se kur do të rifillojmë dhe kjo do të varet shumë nga ecuria që do të ketë aspekti hidrik në vend?, ? thanë burime zyrtare pranë OSHEE. Për vitin 2019, kompania ka planifikuar një total prej 8.5 miliardë lekësh, si plan investimesh, ndërkohë që gjatë periudhës 2015-2018 në rrjetin e shpërndarjes janë investuar afërsisht 33 miliardë euro./Monitor
Këto janë faqet e para të shtypit për ditën e sotme, e shtu...
Moti do të jetë me diell zonën perëndimore dhe prani të vra...
Dashi Të lindurit e kësaj shenje shumë shpejt do të kuptojnë...
Zv. Kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet social...
Pas lajmit të hidhur se komandanti Klodian Tanushi, nuk arri...
Pas humbjes së jetës së nëntetares Zarife Hasanaj, ka humbur...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, foli për pr...
Kur dikush largohet nga kjo botë njerëzit ngushëllojnë famil...
Drejtësia funksion në bazë të klaneve. Që do të thotë të zgj...
Prej gati 15 vitesh një familje ka zaptuar ambientet ku nxën...
Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të dashur të Kosovë...
Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj, ka hedhur akuza të rënda ...
Kryesocialisti Edi Rama, kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi dhe S...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas italian të shpall...
Negociatorët për tregtinë të SHBA-së dhe Kinës mblidhen të p...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca foli rreth prote...
Nën sloganet “Çliro kryeqytetit nga lalëzimi” dhe “Vendos f...
Duda është një nga reperat më të dashur prej publikut. Të gj...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtëme, Gent Ca...
Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u përfol shumë nga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...