web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i vendosur/ Me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, misionin do ta çojmë në fund

11 Maj 2019, 17:55, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka folur para protestuesve, ka ritheksuar sërish që nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor.

?Me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje?-tha Basha.

Më tej, ai deklaroi se sot ?Dy Shqipëri janë përballë njëra-tjetrës, por kurrë nuk ka qënë kaq e tkurrur Shqipëria e oligarkëve, Shqipëria e Edi Ramës, kurrë nuk ka qënë me kaq kurajo Shqipëria e shpresës?.

Gjithashtu Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga misioni i tyre dhe se çdo hap prapa na çon tre dekada pas.

?Hapi prapa na çon tre dekada pas, por kësaj radhe me një tirani tjetër, tiraninë e krimit, tiranine e oligarkisë, ku secili prej jush do jetë vetëm statistikë për tu vjelur nga taksat.

Fitorja e Shqipërisë si gjithë Europa është misioni ynë, të cilin do ta çojmë deri në fund?-u shpreh Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga