web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada e SHBA mesazh urgjent/ Të ndalohet dhuna

11 Maj 2019, 20:04, Aktualitet CNA

Ambasada e SHBA ka dënuar dhunën gjatë protestës së sotme.

Në reagim në faqen zyrtare thuhet se objektivi i deklaruar nga opozita për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Postimi i plotë

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga