web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestë ndaj Vuçiç dhe Dodik/ Meta sfidon Vetvendosjen

9 Maj 2019, 10:49, Aktualitet CNA

Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kreu i  serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dje pasdite në Tiranë u përballën me protesta nga Lëvizja Vetvendosje.

Gazetarët kanë pyetur presidentin Ilir Meta, në lidhje me reagimin e tyre.

Por sipas Metës, ata kanë mbetur të kënaqur nga vizita në Shqipëri, madje do të vijnë edhe për turizëm.

“Atmosfera ka qenë mjaft pozitive dhe konstruktive, sikur e shprehja, arritja e Prespës është historike, të gjithë do të donim që edhe dialog Kosovë-Serbi të kishte përfunduar. Samiti ka një format të përcaktuar dhe Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president i radhës i Bonjës, besoj se ka mbetur i kënaqur, ishte hera e parë që vinte në Tiranë dhe ka premtuar se do të vijë edhe për turizëm, pasi kishte dëgjuar për mikpritjen shqiptare”, ka thënë Meta për gazetarët./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga