Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Fiks Fare denoncoi skandalin që ka ndodhur në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pacientët që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë fundit të muajit të kaluar janë infektuar me stafilokok.
Emisioni Fiks Fare solli ankesën e familjarëve të një 15 vjeçari i cili ishte operuar nga apendesiti në datën 24 prill në Spitalin Rajonal të Lezhës, dhe që pas 5 ditësh për shkak të shqetësimeve dhe temperaturës shumë të lartë e kanë sjellë në QSUT, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni.
Halla e 15 vjeçarit tregon se mjeku kirurg që e ka bërë operacion në Tiranë u ka treguar se kolegu i tij nga spitali Lezhë i ka treguar se kanë probleme me sallën e operacionit. Këtë gjë familjarët e 15 vjeçarit e konfirmojnë me takimin që zhvillojnë me mjekun e në QSUT-së, Kolan Henri, i cili u pohon se mjeku i Lezhës ka fajësuar kushtet në të cilat operojnë dhe sallën e operacionit.
Familjarët nuk e lanë me kaq por takuan dhe dy mjekët kirurgë që operuan 15 vjeçarin në Lezhë, të cilët u treguan se kanë qenë tre raste që kanë patur të tilla komplikacione . Ata shihen në videot e publikuara nga Fiks Fare ku dëshmojnë se kanë ndërprerë edhe punën , operacionet për shkak të sallës së operimit. Ata për dy ditë nuk kanë kryer asnjë operacion , por shprehen se i kanë kërkuar drejtorisë së spitalit ekzaminimin e sallës së operacionit.
Gazetarët e Fiksit shkuan në Lezhë, ku shefi i pavionit të Kirurgjisë në bisedë me ta tha pohoi se para dy javësh nga ekzaminimi që i është bërë sallës ka rezultuar me bakterin stafilokok. Ky grup bakteresh mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh infektive në indet e ndryshme të trupit. Por para kamerave shefi i pavionit Ndue Çupi u shpreh se u ndalën për të riparë sterilitetin e sallës së operimit pa e përmendur se ajo ishte e kontaminuar me stafilokok.
Kurse nëndrejtoresha e spitalit Lezhë Valbona Prenga tha për Fiksin se menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga mjekët janë bërë disa ekzaminime në sallë, ekzaminime të bëra nga mikrobiologia e spitalit ku kanë rezultuar sterile. Ajo u shpreh se janë në pritje të përgjigjeve edhe për dy a tre analiza të tjera , e më pas do u drejtohet inspektoriatit dhe ministrisë që të bëhen edhe njëherë ekzaminimet e duhura. E pyetur nga gazetarët e
Fiksi për praninë e bakterit stafilokok në sallë të operacionit ajo thotë se nuk ka dijeni për këtë ekzaminim dhe këtë rezultat. ?Nuk kam dijeni por nëse është e vërtetë duhet të ndalemi dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar? tha Valbona Prenga.
Fiks Fare u interesua edhe për mënyrën se si sterilizohej salla e operacionit pranë spitalit Lezhë dhe se kush e bente atë. Shoqëria e cila duhet të bëjë sterilizimin e mjeteve dhe dezinfektimin e sallës është Saniservis, e cila e ka marrë këtë shërbim me Konçesion Partneritet Publik Privat nga Ministria e Shëndetësisë në 2015-ën. Emisioni Fiks Fare kërkoi informacion nëse është bërë dezinfektimi i sallës së operacionit në Spitalin Rajonal Lezhë në datat 20 dhe 24 prill, por që kjo kompani ende nuk ka kthyer një përgjigje.
Mjekët tregojnë të vërtetën, pasi kthejnë lekët e marra për operacionin
Pasi 15- vjeçari u detyrua të operohej sërish në QSUT, mjekët që e operuan në spitalin e Lezhës treguan të vërtetën edhe pse me dhimbje. Familjarët u kërkojnë llogari për gjendjen e adoleshentit dy mjekëve të cilët për operacionin që kryen u paguan. Shefi pavionit Ndue Çupi dhe kirurgu Çesk Gjergji ishin paguar nga familjarët me 5000 lekë secili. Meqë operacioni shkoi keq të dy mjekët u detyruan tu kthenin lekët familjarëve.
Ndue Çupi gjatë takimit me familjarët kthen lekët në një zarf të bardhë dhe u thotë se nuk ishte faji i atyre por i sallës ku është bërë operacioni. ?Këtë kafen që më keni dhënë t?ia çoni djalit? shprehet Çupi. Njëri prej familjarëve tenton të hap zarfin , por shefi pavionit e ndalon duke i thënë sërish për t?ia çuar 15 vjeçarit.
Ndërkohë kirurgu Gjergji u thotë familjarëve se lekët jua ka kthyer një të afërmeje të tyre. ? Lekët t?i kam kthyer, ia kam dhënë Florës (infermiere e afërme e familjes), Erdha t?ia jap djalit por kishte njerëz dhe ngjante keq? shprehet kirurgu Gjergji.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sontë në...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu pas arrestimit dy...
Kompania e vëllait të kryebashkiakut të Mallakastrës përfito...
Alban Skënderaj së bashku me partneren e tij Miriam Cani dhe...
Mbrëmjen e sotme ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu ...
Yjet më të famshëm të botës kanë shkëlqyer në eventin më të ...
Reperja Rina Balaj ka qenë gjithnjë e përfolur nëpër media p...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video...
Nga Kreshnik Spahiu -“Enver, si do e zgjidhim çështjen e Kos...
Një gjykatë në Podgoricë, shpalli fajtorë dhe i dënoi më gji...
Ajo u bë e njohur në një program talentshow si “Ethet” për t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 22.9 ton kripë tr...
Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështir...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli rreth protestë...
Disa shkencëtarë kanë arritur të shpikin metodën më të re pë...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një italian, ...
Deputeti Nimet Musaj i cili u bë pjesë e Parlamentit si pjes...
President Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria mbështesë përp...
Ish-miss Universe, Olivia Culpo është përfolur shumë rreth j...
Denoncoj veprime jodemokratike, arbitrare dhe jo transparent...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...