Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Banorët e Mirditës të mbështetur nga Partia Demokratike protestuan përpara Bashkisë së Rrëshenit si përgjigje ndaj qeverisë së Edi Ramës e cila prej gjashtë vitesh vetëm i varfëron, rrit papunësinë dhe mban pushtetin qëndror dhe vendor me vota të vjedhura.
Protestues me pankartat ?Rama ik? iu drejtuan qendrës së qytetit me thirrjen për largimin e kryeministrit që i ka lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë investim, pa punë, duke u hequr edhe ndihmën sociale familjeve të pamundura, e duke larguar çdo ditë e më shumë të rinjtë.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata teksa ishte i pranishëm në protestë theksoi se Rama nuk duhet të ikë, por duhet të shporret e të largohet me shkelma nga ajo zyrë, pasi i ka vjedhur dhe gënjyer shqiptarët çdo ditë.
?Pas grilave dhe dritareve jam i sigurt që shumë qytetarë na dëgjojnë dhe me shpirt janë këtu. Një njeri i ka zënë frymën Shqipërisë dhe Mirditës. Një njeri ka kapur gjithçka, ka kapur pasurinë e këtij vendi, ka kapur institucionet e këtij vendi, ka kapur jetën e këtij vendi, ka kapur për fyti fëmijët tanë, të ardhmen e tyre. Nuk vazhdohet më kështu. Çfarë duhet t?i bëjmë këtij njeriu që quhet Edi Rama? Unë mendoj jo ?Rama ik? por Rama Shporru. Sepse ti nuk meriton të ikësh më një dorëheqje. Ti duhet përzënë me shkelma nga ajo zyrë. Sepse ke poshtëruar këtë vend në të gjitha drejtimet. Historia e viteve ?90-?91 po përsëritet në mënyrën më tragjike se në atë kohë. Edhe në atë kohë shqiptarët u ngritën kundër së keqes dhe hapën dyert, hapën të ardhmen e vetë. E njëjta situatë është tani. Ne duhet të ngrihemi ta heqim këtë njeri që të hapim të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk ecet më kështu. Vetëm një rrugë kemi. E keqja duhet hequr. Është si kanceri, po nuk u hoq, nuk bëhet. Ndryshe Shqipëria do të vdesë. 500 mijë njerëz kanë ikur për tre vjet që nuk ka bërë vaki, njësoj si në kohën e Millosheviçit në Kosovë. Të largosh shqiptarët nga vendi yt për arsye ekonomike në 30 vjet demokraci, vetëm Edi Rama e ka bërë këtë. Ai po vjedh gjithçka. Mashtron në çdo gjë, gënjen në çdo gjë. Vetëm me koncesionet. Sa hidrocentrale korruptive janë bërë duke shkatërruar këtë krahinë të mrekullueshme që e ka dhuruar Zoti. Vetëm ai sepse nuk i dhimbset. Ai do vetëm të vjedhë paratë. Ai nuk ka asgjë prej shqiptari. Asgjë nuk i bën përshtypje në këtë vend?, tha Gjata.
Përfaqësuesja Lindita Metaliaj bëri thirrje që mirditorët t?i japin përgjigjen e duhur Edi Ramës më 11 maj, në protestën popullore në Tiranë.
?Sot Mirdita është ngritur në këmbë se e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë kundër Edi Ramës dhe bandës së tij. Kundër taksave të larta, kundër pushtetit qëndror por edhe atij vendor sepse është një pushtet pa mision me një qeverisje korruptive. Është një qeverisje në shërbim të oligarkëve, të bandave dhe krimit të organizuar. Sot në protestojmë për ato 271 familje të cilat janë përjashtuar në mënyrë korruptive dhe abuzive nga skema e dështuar e ndihmës ekonomike. Sot këto familje janë lënë në mëshirë të fatit pa bukë, pa punë, pa asnjë të ardhur, sepse qeveria e Ramës është qeveria e varfërisë, qeveria e papunësisë, qeveria e hajdutërisë, qeveria e mashtrimit. Sot qeveria e Ramës po dhunon e po helmon këdo që i del para. Kam bindjen e plotë që Mirdita është ngritur dhe do të vazhdojë të jetë lokomotiva e veriut?, tha Metaliaj.
Kandidati për deputet i cili refuzoi të marrë mandatin e deputetit Martin Biba theksoi se Shqipëria drejtohet nga një shtet fallco, me një kryeministër që ka futur duart shumë keq tek votat e vjedhura nëpërmjet parave të krimit në Mirditë, Kurbin, Lezhë, Dibër, Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër e kudo.
?Kjo protestë vjen si rezultat i gjashtë viteve të krimit të organizuar i cili ka kapur qeverinë. Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Këtë e them me plotë bindje edhe si ekspert i sigurisë. Çfarë do të thotë kjo për jetën e mirditorëve dhe jetën e shqiptarëve. Kjo do të thotë se Kryeministri është kryehajni i Shqipërisë i cili është detyruar të paguajë haraçin e votave të blera në Mirditë, e votave të blera në Kurbin, e votave të blera në Lezhë, e votave të blera në Dibër, Shkodër, Kukës, Vloë, Gjirokastër e kudo, kanë futur duart shumë keq tek votat nëpërmjet parave të krimit. Ky është një shtet fallco. Ky është një shtet kartoni. Nuk e kisha menduar se në vendlindjen time, si bir i kësaj zone do të shikoja fotografinë e Maduros në mes të Rrëshenit pas 30 vitesh demokraci. Kështu e solli koha që ne të kemi një kriminel në krye të qeverisë dhe të krahasohet me Maduron, diktatorin e Venezuelës. Ku jemi në këto momente? Jemi në bashkimin e frymës për fitore. Jam i bindur se mirditorët janë shumë më shumë më tepër. Janë shumë më shumë të pakënaqur, por presioni i qeverisë, kulisat e njerëzve që janë mësuar që në kohën e sigurimit të shtetit, në kohën e komunizmit, për të hequr motrën apo vëllain nga puna, për t?i prerë ndihmën sociale. Kjo është një çmënduri të lozësh me frymën e individit, për t?i marrë frymën përmes heqjes së asistencës, kjo është skandaloze. Jam i bindur që mirditorët do të dinë të reagojnë nëpërmjet votës së tyre në zgjedhjet që do të vijnë së shpejti. Kryetari i Partisë z. Lulzim Basha dhe ekipi i tij drejtues janë në krah të mirditorëve, kurbinasve, lezhjanëve dhe të gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë. Të mos harrojmë në datën 11 maj do të jemi në protestë dhe unë jam i bindur se do t?i japim shkelmin e fundit. Flakë do ta mbajmë deri ditën që do të largohet?, tha Martin Biba.
Kryetari i PD në Mirditë Mark Ruçi mes thirrjeve të mirditorëve kundër kryetarit të Bashkisë së Rrëshenit – ?Bashki hajdute?, theksoi se është emergjencë kombëtare që të jemi të gjithë në Tiranë më 11 maj dhe të ndriçojë rrezja e shpresës për këtë vend.
?Ky vend duhet të ketë shpresë për punësim, t?i rikthehet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por a janë bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Mirditë? Unë mendoj që jo. Mirdita në dy zgjedhjet e fundit ka qenë në goditjen e rreptë të një administrate e cila e kalon kohën e Enver Hoxhës? I një administrate e cila drejtohet nga një kryetar bashkie i cili më shumë rri në Tiranë se në Mirditë dhe më shumë i interesojnë aferat e veta korruptive se takimet e problemet në zonë, ndaj mirditorët kërkojnë jo vetëm largimin e Edi Ramës por edhe largimin e kryebashkiakut Ndec Deda i cili presionet mbi administratën e ka çështje të ditës. Nuk ka ndodh në historinë e tij 4 vjeçare në ditën e punës të qëndrojë deri në orët e vona për të sabotuar protestën e sotme. Por mirditorët i kanë kthyer përgjigjen e duhur. Janë 512 punëtorë në bashki, dyfish i asaj të planifikuar, por sot në mëngjes u zgjuan herët për të fshirë parullat ?Rama ik?. Bashkia është kthyer në një instrument punësimi vetëm për nevoja elektorale por jo për të prodhuar politika dhe për t?i zbatuar ato për zhvillim?, tha Mark Ruçi.
Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të reja të ekra...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Arrestimi i reperes Loredana bëri bujë të madhe në media. Nj...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar sot nga burgu Klaudio H...
Partia Socialiste do mbledh sot kryesinë në kuadër të zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Dy kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Dem...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka folur sot në Kuvend li...
Deputeti i pavarur, Ralf Gjoni gjatë fjalës së tij në seancë...
Bleona Qereti njihet për karakterin e saj të fortë. Ajo di g...
Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshëm, Arta Marku priti në ...
Një prokuror ka rënë në kurthin e përgjimeve të Policisë dhe...
Deputeti nga radhët e PD-së, Kujtim Gjuzi, i cili u betua so...
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë marrë vendimin të kur...
Shkrirja e ALUIZNI-it dhe ZRPP-së në Durrës, ka sjellë edhe ...
Mandati i një deputeti kushton një milion euro. Shifra është...
Deputeti i pavarur, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij sot në ...
Largimi i Erion Isait nga Portokallia bëri një bujë shumë të...
Policia ka finalizuar operacionin e quajtur “Pedonalja”, në ...
Në seancën e sotme Parlamentare deputeti i pavarur, Andi Për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...