Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Intervista e Ramush Haradinajt, pas Samitit të Berlinit, ishte dëshmia më e fundit që konfirmon shprehjen se shqiptarët janë armiqtë më të mëdhenj të vetvetes! E në këtë rast, por në asnjë rast nuk e kemi fjalën për bujqit dhe barinjtë, për mësuesit e këngëtarët a të tjera kategori kësodore! Jo, jo, bëhet fjalë për udhëheqësit tanë politikë, për ata të Shqipërisë dhe Kosovës!
Rrëfimi i Ramush Haradinajt e më pas i konfirmuar nga të tjerë, e nxirrte atë si personazh të tradhtuar në një skenë, ku, as më pak e as më shumë, po flitej për kufijtë e Kosovës dhe të ardhmen e saj! A do të mbeteshin ata siç i duan shqiptarët, pra, siç janë aktualisht, domethënë ashtu si edhe shumica e aleatëve perëndimorë apo siç i do Vuçiç e Serbia?!
Fatmirësisht, Merkel e Macron e varrosën këtë ide që e kthente Ballkanin përsëri në fuçi baruti në kurriz të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës! Të kujtohet në të tilla rrethana shprehja e famshme e Faik Konicës e thënë për Shqipërinë, e cila vlen edhe për Kosovën se atë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet dhe mund ta vrasin politikanët! Ideja e ndryshimit të kufijve ishte një mundësi për ta vrarë Kosovën! Dy syresh prej muajsh i kishin në dorë kamat, a nga papërgjegjshmëria apo nga të tjera yshtje, koha do flasë e nuk do vonojë!
Gjithë sa pati protagonistët e vet! Mbi të gjithë Presidentin serb, i cili e ka pranuar me dhimbje dështimin e tij! Ai ka punuar për interesat e veta me ngulm dhe me një farë suksesi! E pabesueshme duket, por ia doli që të shndërrojë në partizan të kësaj kauze edhe Presidentin Hashim Thaçi e Kryeministrin Edi Rama! Do të mbetet enigmë e madhe, e cila me kalimin e viteve do të mistifikohet kjo përfshirje e tyre në këtë aferë kaq të rëndë, e cila u refuzua nga Europa e bashkuar!
Prekja e kufijve, shkëmbimi i territoreve, si një vijë ndarëse ka përcaktuar qysh tani protagonistët e vet në të dyja anët e veta! Dyshja Berisha-Haradinaj me atë Thaçi-Rama, të cilët nuk janë sot në një pozicion aspak të lakmueshëm, përsa i përket çështjes kombëtare se tanimë ajo është e tillë në çdo kuptim!
Sali Berisha, i cili vokacionin për Kosovën e ka të hershëm e të demonstruar nëpërmjet shumë faktesh e ngjarjesh me intuitë, ishte i pari dhe më këmbëngulësi që denoncoi rrezikun e madh që kanosej nëse kjo ndodhte, duke ia shtuar vetes kudo simpatitë andej e këtej kufirit! Berisha, në këtë pikë, dukej i gatshëm të sakrifikonte shumë, edhe në plan personal, edhe në raport me zëra të ndryshëm nga SHBA, të cilët nuk e prisnin nyjën gordiane, duke folur me nënkuptime!
Nga ana tjetër, Rama dhe Thaçi u përpoqën që këta zëra t?i tërhiqnin nga vetja për arsye personale që lidhej me pushtetin dhe karrierën e tyre! Në këtë kontekst, ata dalin shumë ligsht në këtë histori! Nuk jemi të sigurtë se pas 40 vitesh nuk do i radhisin pas Enver Hoxhës kur të flitet për Kosovën në tekste! Ata, nëse nuk duan të mbeten në pozitat e tradhtisë, duhet ta sqarojnë pozicionin e tyre!
Po ashtu, Ramush Haradinaj, me stoicizëm të pazakontë (sepse politikanët shqiptarë nuk kanë bërë ndaj të huajve kurrë një qëndresë parimore), ia doli gjithashtu të bëhej penguesi tjetër me peshë i skenarit ogurzi të prishjes së hartës, që doli nga lufta e NATO-s dhe që mundësoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Këmbëngulja e tij për taksën, në dukje e verbët, në fakt, është logjike e racionale! Ajo mbetet akti më i fortë që një qeveri kosovare ka bërë për të mbrojtur shtetin e vet!
Frutet e saj pozitive u gjetën edhe në vitrinën e Berlinit! Sapo shqiptarët kaluan një rrezik të madh! Do të ishte naivitet i pafalshëm nëse nuk e vënë gishtin mbi ata që i çuan drejt tij! Nëse nuk mësohet nga gabimet, e keqja përsëritet!
Zakonisht, ne e kemi zët të mësuarit dhe ndaj na përsëriten! Jemi ndarë e copëtuar, jemi tradhtuar e përsëri na përsëritet mundësia për të ribërë të njëjtat faje a tradhti! Si me luftën dhe diktaturën, si me dekomunistizimin e munguar, ku çdo gjë e mbulojmë me kapakun e interesave të personave që na sundojnë!
Nuk do ta kemi gjithmonë Merkelin të na dalë zot dhe të na ruajë nga ata që tokën shqiptare e shohin si bahçen me kumbulla e fiq të lënë trashëgim nga mixha! Po Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj u treguan shqiptarë të mirë! Do duhej ta thoshim edhe për Thaçin e Ramën, por s?e themi dot!
Është bërë Shqipëria dhe Kosova, janë bërë edhe shqiptarët, por ende jo udhëheqësit e tyre! Fati, bashkë me dy të tjerë, qe ushtria jonë në kufi me Serbinë kësaj here./Panorama/
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tak...
Në Shqipëri media akuzohet si e shitur, opozita hedh akuza t...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 kanë dalë pë...
Policia zviceriane ka vënë në pranga 14 shqiptarë me akuzën ...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është shprehur e zhgënjye...
Kreu i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi do të dalë ne...
Deputeti Myslim Murrizi, i pranishëm në Komisionin e Posaçëm...
Gazetari Mentor Kikia në një postim në rrjetet sociale ka sh...
Ish avokati personal i Presidentit Donald Trump, Michael Coh...
Deputetja Rudina Hajdari, e cila mban postin e kryetares së ...
Në bisedë për DW, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ...
Autoriteti më i lartë i zgjedhjeve në Turqi i hodhi poshtë z...
Pak çaste më parë është mbledhur për herë të parë Komisioni ...
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi më datën do përfaqësojë S...
Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas vendimit të ...
Gazetari Artan Hoxha, është bërë pjesë e një investigimi të ...
Një nga legjendat urbane që vijon të përflitet për vite me r...
Një denoncim në adresë të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur ...
Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka pub...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...