web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apartamente nga Tirana në Pogradec dhe Orikum/ Sa ka përfituar Dashamir Shehi nga politika

5 Maj 2019, 09:46, Aktualitet CNA

Politikanët rezultojnë shtresa më e pasur e shoqërisë.  Të paktën, sipas pasurisë që ata kanë deklaruar.

Pasi ka edhe disa prej tyre që dyshohet se pasuri të tëra nuk i kanë deklaruar, por janë mjaftuar duke i zhvendosur në emra të personave të tjerë.

CNA.al, ka zbardhur pasuritë e qeveritarëve dhe më të njëjtin  ritëm do të pasqyrojë edhe pasuritë e opozitarëve.

Kryetari  i LZHK, Dashamir Shehi, është një nga politikanët që bie në sy për mënyrën e të të thënit të gjërave.

Ai është i vetmi pothuajse nga njerëzit e politikës, i cili më herët ka pranuar se  deputetët nuk sillen në lartësinë që populli pret, prej tyre.

Shehi shquhet edhe për sinqeritetin me mediat, ndërsa pa problem ka pranuar  se ashtu si të gjithë kolegët e tij ka shfrytëzuar sistemin për të bërë disa ndere, por brenda rregullave.

Por ai nuk e ka mohuar asnjëherë se në Shqipëri deputet bëhet ai që ka para dhe se deri tani nuk e ka pësuar njeri nga dëmet që i ka bërë këtij vendi.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e Shehit, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar tre apartamente, një në Pogradec, në Orikum dhe në Tiranë. Gjithashtu ai ka deklaruar edhe një sërë pronash, por pa i specifikuar se çfarë.

Në vitin 2013, ai nuk deklaron shtim të pasurisë, ndërsa në vitin 2014 ai deklaron 5 burime të ardhurash, tre llogari bankare, të gjitha këto sëbashku me bashkëshorten dhe gjithashtu ka deklaruar se është  bashkëpronar i disa pronave dosje të depozituara pranë Komisionit të Kthimit të Pronave.

Gjtë viteve 2015-2016 nuk ka shtim apo ndryshim të pasurisë, ndërsa në vitin 2017, ai deklaron se ka të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet për vitin 2017, shuma 2 012 142 lekë, të ardhura mujore nga mësimdhënia dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 150 euro në muaj, të ardhura nga interesat e bonove të thesarit gjatë vitit 2017, shuma 39 952.65 lekë, pjesa takuese 50 %.

Ndërsa bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, ka të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Opel’, 300 000 lekë, të ardhura neto nga paga (për periudhën 1 janar – 16 mars 2017.) si Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 710 543 lekë.

Shehi deklaron se zotëron prona në pronësi të familjes në sasi të konsiderueshme të cilat janë depozituar pranë Komisionit të Kthimit të Pronave.

BashkëshortjaEnkeleda Shehi, ka blerë një autoveture tip ‘BMW’, 300 000 lekë.

Pasuria e deklaruar në vite

Viti  2012

Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi në Pogradec me sip. 70 m2, për të cilin është paguar kësti i parë prej 20 000 euro.

Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi në Orikum me sip. 60 m2, blerë në vitin 2010, në vlerën 3 000 000 lekë.

Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi në Tiranë me sip. 82 m2, blerë në vitin 1994 në vlerën 740 000 lekë, në të cilin është bërë shtesë kati, në proces privatizimi, në vlerën 1 700 000 lekë.

Pronar i pronave të tjera depozituar pranë komisionit të kthimit të pronave për të cilat nuk ka të dhëna të tjera.

Bashkëpronar me 50% i një depozite në vlerën 10 100 euro, hapur më 16.05.2011 dhe afat 12 mujor.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 696 262 lekë.

Interesa bankare në vlerën 114 050 lekë nga bonot e thesarit.

Të ardhura nga botime dhe publikime në vlerën 3 600 euro.

Bashkëshortja paga neto si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në vlerën 1 830 184 lekë.

Pension në vlerën 837 765 lekë

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare të deputetëve, 2 032 943 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit më 06.06.2014, 40 392 lekë, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit më 30.10.2014, 30 960 lekë, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura mujore nga botime dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 250 euro në muaj.

Bashkëshortja, të ardhura nga si kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 1 694 007 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 180 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 350 000 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 11 075 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëpronar i disa pronave dosje të depozituara pranë Komisionit të Kthimit të Pronave.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare të deputetëve, 2 274 970 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit 73 740 lekë, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura mujore nga botime dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 250 euro në muaj.

Bashkëshortja, të ardhura nga si kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 2 480 594 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 180 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 500 000 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 11 245 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëpronar i disa pronave dosje të depozituara pranë Komisionit të Kthimit të Pronave.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 337 939 lekë

Të ardhura neto nga interesa bono thesari, 74 416 lekë.

Të ardhura mujore nga botime dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 200 euro në muaj.

Bashkëshortja, të ardhura si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 3 775 882 lekë.

Gjendje llogari rrjedhëse më 31 dhjetor, 30 000 lekë.

Gjendje llogari rrjedhëse më 31 dhjetor, 12 277 lekë.

Gjendje depozitë 12 mujore më 09.03.2017, 11 350 euro. Depozita është çelur më 16.05.2012 në shumën 10 100 euro.

Deklaron se zotërojnë familjarisht prona të konsiderueshme të cilat janë depozituar pranë komisionit të kthimit të pronave.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet për vitin 2017, shuma 2 012 142 lekë.

Të ardhura mujore nga mësimdhënia dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 150 euro ne muaj.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit gjatë vitit 2017, shuma 39 952.65 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Opel’, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, të ardhura neto nga paga (për periudhën 1 janar – 16 mars 2017.) si Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 710 543 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Banka Tirana, 30 000 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Bankën Intesa SanPaolo më 31.12.2017, është 150 000 lekë.

Gjendja e depozitës 12-mujore në Bankën Credins (depozita me vlerë 10 100 euro është çelur më 16.05.2011.), gjendja më 07.02.2018 është 11 379 euro, pjesa takuese 50 %.

Shehi deklaron se zotëron prona në pronësi të familjes në sasi të konsiderueshme të cilat janë depozituar pranë Komisionit të Kthimit të Pronave. (Nuk jepet informacion më shumë mbi pronat).

Bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘BMË’, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga