Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Ish deputetja Jorida Tabaku, ndërsa ka bërë një krahasim mes alternativën ekonomike që ka ofruar mazhoranca në vitin 2014 me situatën e sotme, ka dalë në përfundimin, se shqiptarët janë varfëruar më shumë.
Sipas saj, mazhoranca politikën e marrjes së borxhit, qeveria e shiti si një përpjekje për të shlyer borxhin e prapambetur ndaj bizneseve, por e vërteta qe që ky borxh u përdor për të ngjyrosur fasadat e godinave qeveritare dhe për të ndërtuar sheshet e qyteteve që përditë e më shumë boshatiseshin nga qytetarët.
‘Një borxh i marrë sot është padyshim një taksë e vendosur nesër. Prandaj, qeveria vazhdoi të rriste barrën fiskale duke shpikur lloj-lloj mënyrash për të detyruar qytetarët të paguajnë borxhin e marrë. Kur fasadat përfunduan dhe u vu re mungesa e rritjes ekonomike, thithjes së investimeve të huaja apo edhe rritjes së mirëqenies; qeveria morri borxh duke projektuar krijimin e PPP-ve”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Shqiptarë të varfër, qeveritarë të pasur.
Alternativa ekonomike që ka propozuar mazhoranca socialiste që në vitin 2014 ka ?Takso më shumë dhe merr borxh!? . Politikën e marrjes së borxhit, qeveria e shiti si një përpjekje për të shlyer borxhin e prapambetur ndaj bizneseve, por e vërteta qe që ky borxh u përdor për të ngjyrosur fasadat e godinave qeveritare dhe për të ndërtuar sheshet e qyteteve që përditë e më shumë boshatiseshin nga qytetarët.
Një borxh i marrë sot është padyshim një taksë e vendosur nesër. Prandaj, qeveria vazhdoi të rriste barrën fiskale duke shpikur lloj-lloj mënyrash për të detyruar qytetarët të paguajnë borxhin e marrë. Kur fasadat përfunduan dhe u vu re mungesa e rritjes ekonomike, thithjes së investimeve të huaja apo edhe rritjes së mirëqenies; qeveria morri borxh duke projektuar krijimin e PPP-ve. Ajo doli në treg për të marrë një tjetër borxh me shpresën që do të kënaqte oligarkët por edhe do të pasuronte qeveritarët përmes skemës së PPP-ve.
Projekti ambicioz i vjedhjes së 1 mld eurove përmes PPP-ve (që sot ka shkuar në 2,2 miliardë) si dhe përvetësimit të pronave publike dhe private përmes ligjeve speciale, u aplikuan në tokën e djerruar të ekonomisë vendase. Shqiptarëve iu është rritur barra fiskale me një vlerë prej 1,9 mld eurosh ndërsa brenda një dite që prej vitit 2014 janë mbyllur 188 biznese. Me një barrë fiskale më të rëndën në rajon, me një politikë fiskale aspak premtuese për të thithur investime si dhe me një borxh të rritur në kufijtë e 82%, qeveria vazhdoi skemën e qartë të pasurimit të vetes dhe varfërimit të qytetarëve.
Produktet e kësaj skeme mund t?i dallojmë lehtësisht nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Sipas një studimi të BSH për vitin 2013 rreth 53% e mikrobizneseve (pra dyqaneve që kanë 1-4 të punësuar) kanë deklaruar rënie të xhiros dhe të ardhurave. Shumica e ndërmarrjeve nuk mund të marrin kredi, ndërsa vetë bankat kanë ulur dhënien e kredive për bizneset dhe individët.
Qartësisht paratë që përdorin shqiptarët për të mbajtur familjet e tyre gjenden në tregun e zi. Sipas një tjetër raporti të Bankës së Shqipërisë 30% e kredisë së marra nga familjet shqiptare raportohet të jetë nga tregu i zi. Të dhënat e këtij raporti tregojnë rritjen e huasë nga tregu i zi si dhe mospagimin e mallit (pra efektin e listave).
Nga viti 2014 kur në Shqipëri u implementuan politikat fiskale rilindase gjendja ekonomike është përkeqësuar ndonëse rajoni ka pësuar ndryshime. Mrekullia mbi tokë që premtoi rilindja u shua që në muajt e parë edhe pse propaganda e rrogës së 13 vazhdoi të jehonte nga ekranet televizive. Qëllimi është shumë i qartë; pasurohen oligarkët, pasurohen qeveritarët dhe pjesa tjetër mbetet në kushtet e skllavërisë. Huaja në të zezë janë në fakt lëmosha që grupet rreth të parëve jep ndaj shumicës së shqiptarëve.
Ajo çfarë opozita propozon është e lidhur ngushtë me si e shohim ne qytetarin. Politika fiskale me taksa të ulëta është oferta për një Shqipëri ku liria për të bërë biznes incentivohet. Ne nuk dëshirojmë të taksojmë punën dhe punëdhënësin shproporcionalisht pasi jemi të bindur që paraja qarkullohet më mirë dhe i shërben mobilitetit të qytetarëve kur është pranë tyre dhe jo në xhepin e madh dhe me vrima të qeverisë.
Taksat e ulët prej 0,5% të xhiros është oferta që opozita i jep mikro-bizneseve familjare që vuajnë sot kontrollet tatimore, dhunën edhe presionin e qeverisë, taksat e larta dhe mungesën e konsumit. Lufta ndaj oligarkisë është në fakt betejë që nis me ndihmën ndaj bizneseve të vogla, të atyre bizneseve familjare që luftojnë përditë me një sistem që punon kundër tyre.
Shqiptarët varfërohen dhe taksohen përditë e më shumë për të paguar borxhet që qeveria merr në emrin e tyre dhe i shpenzon për qejfet personale. Partia Demokratike ofron të kundërtën; uljen e taksave dhe shpenzimin e borxhit në shërbim të qytetarëve dhe të mirës publike.
Një 40 vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit ka h...
Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare në Lundër është rrahur barb...
Sot, mbështetës të Partisë Demokratike, janë grumbulluar në ...
Ish deputeti demokrat Luciano Boçi në një postim në rrjetet ...
Në orën 11 të ditës së sotmë, kryeministri Edi Rama do të je...
Opozita e bashkuar me në krye Lulzim Bashën, ka deklaruar se...
Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë i mun...
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
Policia e Elbasanit në kohë rekord, ka arritur të identifiko...
Portali “Shqipëria që duam”, është mjeti kryesor, propagandi...
Eurostat publikon çdo vit raportin mbi nivelin e çmimeve të ...
Këto janë faqet e para, të shtypit për ditën e sotme, e shtu...
Gjatë gjithë ditës Shqipëria do të paraqitet me alternime kt...
Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë për mbështetje shoqër...
Zv.Kryeministri, Erion Braçe, më herët, në një postim në rrj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është rikthyer çështjes së dëms...
E ftuara e parë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ...
Ish Kryeminstri Sali Berisha , në një postim në rrjetet soc...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur për herë të parë vizitën e ...
Viti i kaluar mund të ketë rezervuar shumë trende të rëndësi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...