Video/ Aksidentohet Arbana Osmani
Moderatorja Arbana Osmani, është përfshirë ditën e sotme në ...
Fakti që unë kam bërë sot betimin si deputet, nuk e bën më të mirë këtë parlament. As nuk e ndyshon fare bindjen time se ai është produkt i një pazari të pistë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilën e kam refuzuar dhe denoncuar publikisht që ditën e parë të saj.
Por më shumë se kaq, qënia ime në këtë sallë nuk më pengon aspak që ta konsideroj Shqipërinë në një krizë të fortë politike për shkak të sistemit të gabuar, i cili ka ardhur duke degraduar që nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Dhe sot jam në parlament për t’u zotuar se çdo ditë e imja këtu, sado që të zgjasë kjo kohë, do të jetë në funksion të riformatimit të tij, si e vetmja rrugë për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal.
Diferenca mes atyre që e dogjën mandatin me ne që e pranuam atë si përgjegjësi, është se ata mendojnë se fitorja arrihet nuk ikur, kurse ne gjykojmë se ajo vjen vetëm duke qëndruar. Ata mendojnë se kundështari mundet duke hedhur në erë veten, kurse ne e shohim që kjo mund të arrihet vetëm duke u përballur me të në të gjitha rrethanat. Koha do ta tregojë shumë shpejt se cilët prej nesh kanë të drejtë, por jam shumë i sigurt se shenjat e para janë dhënë.
Për këto arsye them me plot gojën se sot nuk kam ndonjë arsye për t’u krenuar si deputet i ri i këtij parlamenti, por ky nuk është gjithashtu një moment për të ulur kokën, sepse, as kam kërkuar, dhe as jam duke marrë ndonjë gjë që nuk më takon.
Unë nuk e di se sa njerëz mund ta kenë votuar PD-në, kur kanë parë në listë emrin tim, por kjo gjë vlen njësoj edhe për Lulzim Bashën, kryetarin e partisë, i cili ka vendosur vetëm dhe njësoj për të dy ne. E pra, unë dua që kjo praktikë e shpifur, që nxitet nga një sistemi që nxit autokratizmin dhe servilizimin, të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Sepse dua që deputetin ta zgjedhin njerëzit dhe jo një person i vetëm, që identifikohet me siglën dhe vulën e partisë, edhe sikur ky të jetë mandati im i parë dhe i fundit si deputet.
Jam shumë i lumtur që kam konstatuar se shumë kolegë të opozitës, me të cilët do të kem fatin dhe nderin të bashkëpunoj, janë shprehur publikisht se janë gjithashtu për një ndryshim të fortë të sistemit politik, sepse e shohin atë si një pengesë serioze për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Por unë e di se vetëm me votat tona kjo është e pamundur dhe se kjo kërkon kontributin e të gjithëve. Në këtë kontekst, po guxoj t’u drejtohem modestisht dhe kolegëve të mazhorancës, të cilët natyrisht kanë shumë më tepër eksperiencë se unë.
Fakti që ju jeni në këtë sallë, ndërkohë që të tjerët i dorëzuam mandatet, nuk ju bën as më të nderuar dhe as më patriotë se ata. Por juve patët fatin, që nuk morët të njëjtin urdhër nga i pari juaj, sepse jam i sigurt që do të kishit bërë të njëjtën gjë me ndonjë përjashtim të vogël. Që do të thotë se nesër nuk i dihet, sepse kështu ka mbërritur puna, që t’i bindeni qorrazi liderit, pa e menduar dy herë, dhe kjo është e rëndë.
A nuk jeni ju të njëjtët që i merrni vesh ndryshimet e qeverisë në mbledhjen e Asamblesë, ku mërziten dhe gëzohen live para kamerave, si ata që lënë postet, ashtu dhe ata që vijnë për t’i zevëndësuar? Dhe këtu nuk është fjala vetëm se ky është një proces poshtërues, por ai ka sjellë dëme shumë të mëdha në të gjitha institucionet e vendit. Ndaj edhe do t’ju ftoja ta mendonin seriozisht edhe ju, jo thjesht për të shpëtuar nga fyerja personale, por për të qenë në shërbim të një ambjenti politik në dobi të qytetarëve të këtij vendi.
Thënë këtë, nuk i heq asnjë presje bindjes sime se Shqipëria drejtohet sot nga një qeveri e korruptuar, e cila duhet të ndëshkohet me votë, në rastin e parë që do të shkohet në zgjedhje. është jashtë çdo diskutimi se Edi Rama ka kryer abuzime të panumërta me koncensione, me tendera, me taksa dhe tatime, ndërkohë që arroganca e pushtetit dhe padrejtsia në këtë vend janë shtuar prej keqqeverisjes së tij.
Lidhjet e politikës me krimin, shitblerja e votës dhe kanabizimi i Shqipërisë janë realitete të pamohueshme, për të cilat kjo qeveri duhet të japë llogari një më një, madje, jo vetëm kur të votohet në zgjedhje, por pse jo edhe para drejtësisë.
E vetmja gjë për të cilën ajo nuk mund të fajësohet është që të bëjë më të mirë opozitën dhe ne këtë nuk do t’ia kërkojmë. Sepse nuk është përgjegjësi e saj që PD nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk arriti asnjë ditë të bënte diferencën me të, që shqiptarët të shikonin shpresën reale për ndryshim dhe jo thjesht një rotacion të rëndomtë pushteti. Siç nuk mund të akuzohet ajo edhe për vendimin ekstrem të djegies së mandateve, që është totalisht përgjigjegjësi e atyre që e morën.
Por kjo nuk do të thotë se prej kësaj Edi Ramës mund t’i lindë e drejta të luajë me opozitën, sepse nuk do ta ketë aspak të lehtë dhe nuk do ta lejojmë. Ai nuk mund të sillet sikur përballë tij janë dy opozita, njëra që është jashtë parlamentit, dhe njëra brenda kësaj salle. Sikur me njërën do të punojë, por nuk mundet, ndërsa me tjetrën nuk do, por ajo i ka rënë në pjesë, sepse nuk do të arrijë kurrë të përfitojë nga ky marifet djallëzor për ta skualifikuar të gjithë opozitën.
Sa kohë të jemi përballë tij në këtë sallë do të na ketë për të denoncuar aferat dhe skandalet e pushtetit, por edhe për të propozuar nisma në shërbim të qytetarëve shqiptarë. E vetmja pikë ku mund të biem dakord me të janë ndryshimet e domosdoshme të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor që i japin fund sundimit të kryetarëve dhe çlirojnë listat e partive, që qytetarët t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Për çdo gjë tjetër, ta harrojë votën dhe bashkëpunimin tonë.
Edhe atyre mendjendriturve të revolucionit, që na quajnë “opozita e re” u themi se na nderojnë me atë emër, i cili nuk është fare për t’u mërzitur. Por duhet ta dinë që të qenit opozitar nuk e përcakton, as udhëheqësi dhe, as partia, të cilës ata i shërbejnë përkohësisht. Sepse opozitë është raporti që njeriu zgjedh me qeverinë dhe ne nuk kemi asnjë ditë të vetme të jetës sonë që të kemi bërë pazar me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Dhe ju siguroj që sot nuk do të ketë kurrë as në të ardhmen.
Nëse doni të gjeni patjetër dikë nga kjo lloj kategorie nuk e keni fare të vështirë, është shumë afër prej këtu, sepse ka ikur vetë nga parlamenti. Ndryshe nga ai, ne nuk mendojmë se mandatet janë për t’u djegur, shitur, apo blerë, siç kanë ndodhur shpesh këto vite, por ato janë për t’u përdorur në dobi të atyre që të kanë zgjedhur, dhe pikërisht këtë do të bëjmë.
Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për deputetë dhe jo për kartona, që ngrihen dhe ulen me një komandë, të cilët madje edhe mund të digjen me urdhër partie. Vendit i duhen politikanë më personalitet, që mund ta detyrojnë liderin të vetëpërmbahet dhe të bëjë gjë e duhur për publikun, dhe jo për ushtarë të verbër, që i kanë lënë udhëheqësit edhe të drejtën për të menduar për ta.
Së bashku me kolegët e mi demokratë, por edhe me të tjerë që kanë të njëjtin vizion politik, kam besim se do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë në funksion të kësaj kauze, e cila nuk është e sot kauza e një grupi të veçuar deputetësh apo politikanësh, por është çështje e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.
Ky është një sistem i kalbur politik, i cili duhet rrëzuar një orë e më parë. Qoftë edhe vetëm për të mos pasur më debate të tilla për djegie apo marrje mandatesh, do t’ia kishte vlejtur. E dimë që nuk është një ndërmarrje e lehtë, pasi përfituesit e tij, do të përpiqen ta mbajnë të mbyllur rrethin vicioz, ku po përpëliten prej vitesh shqiptarët. Më i keqi dhe më i pushtetshmi prej tyre është sot kryeministër, ndërsa të tjerë janë jashtë, por ne nuk duhet të dekurajohemi nga kjo.
Sepse e ndjejmë gjithashtu se kjo është një betejë që mund të fitohet, pa asnjë diskutim. Zoti na ndihmoftë për të ndihmuar Shqipërinë!
Ju faleminderit
Moderatorja Arbana Osmani, është përfshirë ditën e sotme në ...
Nuk kisha fare ndërmend të merresha me ty sot, sepse jemi të...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale V...
Kryeministri, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka shigjetuar...
Njerëzit e drejtësisë, pa frikë mund t’i rendisësh në rangun...
Në mbyllje të seancës plenare të ditës së sotme kryetari i K...
Forca e re politike në vend, Bindja Demokratike është regjis...
Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar p...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një dekl...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas fjalës së Ramës në K...
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar në lid...
Piramida në kryeqytet do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. N...
Opozita jashtë parlamentit ka vendosur të bojkotojë zgjedhje...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendi...
122 kg drogë e llojit kanabis, është sekuestruar në kufirin ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nëpëmjet nj...
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho, ka informa...
Sot në seancën plenare, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka bërë t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...