Zbulohet mashtrimi me “Air Albania”/ Si qëndron e vërteta e kompanisë ajrore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimet e ...
Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën seksuale në rajonet e krizave. SHBA detyruan reduktimin e tekstit duke kërcënuar me veto.
Ministri gjerman Heiko Maas e quajti rezolutën “gur themeli”. Megjithatë teksti u reduktua me presionin e bërë nga SHBA dhe vende të tjera. Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, tha se në përgjithësi është “shumë i lumtur” për rezolutën e aprovuar: “Ne nuk i arritëm të gjitha synimet tona, por ne arritëm shumë.”
Aprovimi i rezolutës u parapri nga bisedime të ashpra për pjesë të caktuara të saj. Me presionin e bërë nga SHBA, Kina dhe Rusia nga rezoluta u hoqën pjesët që kërkonin krijimin e mekanizmave fiks ndërkombëtarë për përndjekjen e dhunës seksuale, si dhe krijimi i një grupi pune nga OKB që të merret me çështjen.
Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton rezolutën kundër dhunës seksuale në konflikte
Kritikat e Francës për SHBA
Përfaqësuesit e SHBA nuk donin po ashtu formulimet që kishin të bënin me shëndetin seksual dhe të drejtat e riprodhimit, sepse druhen se ato mund të kuptohen si nxitje e abortit. Meqenëse delegacioni amerikan kërcënoi me vendosjen e vetos, këto pjesë u hoqën nga rezoluta.
Në rezolutë merren parasysh edhe sanksione speciale që OKB mund të vendosë kundër dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Po ashtu shteteve të prekura iu kërkua kujdes më i madh për viktimat.
Ambasadori francez në OKB, François Delattre, kritikoi ashpër SHBA. “Qeveria franceze është “e tmerruar” nga qëndrimi i SHBA”, tha ai duke thënë se është për të ardhur keq që në diskutimin e një rezolute për dhunën seksuale janë bërë kërcënime me vendosjen e vetos kundër saj.
Ministri gjerman i Jashtëm Heiko Maas drejton seancën në OKB
Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas tha para aprovimit të rezolutës në një debat të hapur në Këshillin e Sigurimit, se mungesa e trajtimit juridik të dhunës seksuale ka nxitur deri tani një “kulturë të keqe të mungesës së dënimit”. Po aq i rëndësishëm sa dënimi i autorëve është kujdesi për viktimat.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres tha se dhuna në shumë rajone krize të botës është taktikë lufte. “Pjesa më e madhe e krimeve nuk informohen, nuk hetohen dhe nuk dënohen kurrë nga gjykata,” tha Guterres. Grupe të armatosura, ekstremistë dhe terroristë ushtrojnë nënshtrimin e grave dhe vajzave, për shembull nëpërmjet skllavërimit dhe martesës së detyruar.
Guterres i bëri thirrje të gjitha qeverive që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e grave në zonat e krizës. Nëse gratë lidhen më shumë me politikën, ekonominë, jetën sociale si dhe misionet e bisedimet e paqes, atëherë arrihet të sigurohet që kjo temë të ketë më suhmë peshë. Kombet e Bashkuara e kanë dënuar tashmë dhunën në konflikte në disa rezoluta. Dhuna seksuale shihet nga e drejta ndërkombëtare si krim lufte.
Avokatja aktiviste për të drejtat e njeriut, Amal Clooney, që po ashtu mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi kërkesën për përndjekjen me forcë të dhunës seksuale duke bërë paralele me procesin e Nurembergut kundër krimeve naziste. “Ky është momenti juaj i Nurembergut,” tha ajo duke i drejtuar një apel Këshillit të Sigurimit. Shtetet anëtare duhet ta shfrytëzojnë shansin për “t’u pozicionuar në anën e duhur të historisë”, tha ajo.
Amal Clooney dhe Nadia Murad në Këshillin e Sigurimit
“Akte barbare”
Fjalën e morrën edhe mbajtësit e Çmimit Nobel të Paqes, Nadia Murad dhe Denis Mukwege. Mukwege kërkoi luftë më të vendosur kundër këtyre “akteve barbare”. Të nevojshme janë jo vetëm mekanizmat e paralajmërimit dhe reagimet e shpejta, për të luftuar këtë krim, theksoi mjeku kongolez, që lufton për të drejtat e grave të përdhunuara. Murad, e cila është mbajtur e burgosur dhe përdhunuar nga luftëtarët e milicisë terroriste të “Shtetit Islamik” (IS) kërkoi që autorët të dërgohen në bankën e të akuzuarve në gjykatën ndërkombëtare.
Mbas aprovimit të rezolutës, shumë vende bënë deklarata mes të cilave edhe përfaqësuese nga Serbia. Përfaqësuesja e Serbisë foli për angazhimin e qeverisë së saj në luftimin e dhunës seksuale. Ajo nuk e zuri asnjëherë në gojë Kosovën.
Ambasadorja e Shqipërisë në misionin e OKB, Besiana Kadare i kërkoi Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres të përfshijë Kosovën në raportin e dhunës seksuale në konflikte. Një delegacion grash nga Kosova, i kryesuar nga ish presidentja Ahtifete Jahjaga dhe Feride Rushiti morën po ashtu pjesë në aktivitetet e organizuara në OKB për shoqërinë civile./ DW
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimet e ...
Ashtu sikurse ishte parlajmëruar, Partia Demokratike nga nes...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Mbrëmjen e djeshme, anija “Butrinti”, ka mundur të shpëtojë...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurimeve shoqërore...
Nga Azgan HAKLAJ* Kongresi i Manastirit njësoi Alfabetin e G...
Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vra...
DASHI 21. mars – 20. prill Mos kërkoni qe gjithçka te behet...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili ka m...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, drejtuesi i pashqitshëm ...
Analisti Aleksandër Çipa ka vënë në siklet kryetarin e Komis...
Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka folur për zgjedhjet ...
Leipzig ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Gjermanis...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, nga studio e emisionit “Drit...
Në mars të vitit 2019 Bashkia e Sarandës jep një leje ndërti...
“Në pluralizëm secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij p...
Deputetja Rudina Hajdari nga studio e emisionit “Përballë” m...
Deputetja Rudina Hajdari e cila u përfol gjatë ditëve të fun...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...