Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë ukrainasit dhe çfarë mund të presë vendi prej presidentit të ri?
Cili është sekreti i suksesit të Selenskyjt?
Si mund të fitonte një besim kaq të madh një 41 vjeçar pa një program të qartë dhe gati pa fushatë zgjedhore? Duhet theksuar se rezultati që arriti Selenskyj është vetëm në vështrim të parë i çuditshëm – Demoskopët prej vitesh thonë, se pakënaqësia e ukrainasve ndaj politikanëve është shumë e madhe. Qytetarët duan të shohin politikanë të rinj.
Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Kievit për Sociologjinë, (KIIS) para një viti, Selenskyj kishte arritur vlerat më të mëdha të simpatisë në listën e 30 personave të njohur. Poroshenko vlerësohej pozitivisht vetëm nga 10% e të anketuarve. Fitorja e Selenskyjt është fitore nga zhgënjimi, që madje kufizohet deri në zemërim me parardhësin. Në duelin e propozuar nga Selenskyj në një stadium të Kievit, ai i tha presidentit aktual, Poroshenko: “Unë nuk jam kundërshtari juaj, unë jam dënimi juaj.”
Por ka edhe arsye të tjera për këtë ndryshim pushteti në Ukrainë: Ukrainasit nuk i japin me dëshirë një shans të dytë krerëve të shtetit. Nga 5 presidentët pas pavarësisë, vetëm Leonid Kutshma arriti të rizgjidhej në vitin 1999. Sipas vëzhguesve, Poroshenko i mbivlerësoi sukseset në politikën e jashtme si udhëtimin pa viza në Shengen apo marrëveshjen e asociimit me BE.
Pasi tek qytetarët ndërkohë rritej pakënaqësia – duke filluar nga politika e sforcuar kulturore proukrainase pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, përmes ndërrimit të emrit të qyteteve, rajoneve apo rrugëve që mbanin emra sovjetikë – e duke vazhduar me rritjen e çmimit të gazit dhe akuzat për korrupsion nga rrethi i Poroshenkos. Përpjekja e Poroshenkos për t’u profilizuar si komandat i forcave të armatosura në luftën e Donbasit nuk funksionoi. Sipas vëzhguesve, fushata zgjedhore e Poroshenkos ishte e dobët dhe pa ide të reja. Në të njëjtën kohë konkurrenti i tij mënjanoi intervistat, ai u përpoq të fitonte votues përmes mediave sociale – me sukses.
Do të bëjë Selenskyj kompromise me Rusinë?
Poroshenko e humbi mbështetjen në rajonet qendrore të vendit. Por pesha e tyre duket se është rritur pas humbjes së Krimesë dhe një pjese të Donbasit. Kjo vlen edhe për rajonin shumë të populluar, Dnipropetrovsk. Ndoshta rezultati kaq i mirë i Selenskyjt lidhet edhe me atë, se ai vjen nga Kryvyj Rihu, qyteti i dytë industrial më i madh i rajonit. Por rezultatet më të mira Selenskyj i arriti në rajonet rusishtfolëse në jug dhe lindje të vendit.
Pyetja se si do të sillet Selenskyj ndaj Moskës është një nga provat më të mëdha të presidencës së tij. Ende ai flet pak për këtë dhe pranon kursin e deritanishëm të integrimit proeuropian. Por vëzhguesit llogarisin me një gatishmëri më të madhe të tij për kompromise ndaj Moskës, të cilat ai vetë madje i ka lënë të kuptohen. Një nga pikat më të rëndësishme do të jetë fati i marrëveshjes së Minskut, gati të bllokuar, që do të bënte riintegrimin e rajoneve separatiste, Donjeck dhe Luhansk.
Rreziqet më të mëdha pas fitores
Për të tejkaluar pikën e vdekur të marrëveshjes së Minskut dhe për të bërë reformat në vend, Selenskyjt i duhet shumica në parlament, që do të zgjidhet në vjeshtë. Në sondazhe partia e re e krijuar e Selenskyjt, “Shërbëtor i popullit” kryeson sondazhet. Por shumë gjëra varen nga muajt e parë të presidencës së tij. Poroshenko ndërkohë bëri të ditur, se do të qëndrojë në politikë për të mbrojtur arritjet e deritanishme. “Presidenti i ri do të ketë një opozitë të fortë”, tha ai.
Një nga rreziqet më të mëdha pas fitores është rreziku i një konfrontimi të ri në shoqërinë ukrainase. Zgjedhjet tregojnë sërish ndarjen e vjetër në një kamp pro rus dhe pro perëndimor. Kësaj i shtohet një vijë e re ndarëse brenda kampit properëndimor – në përkrahës dhe kundërshtarë të Selenskyjt. Rrezik tjetër sipas kritikëve është influenca në rritje e oligarkëve, sepse Selenskyjt i mungon përvoja në politikë.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Poroshenko bëri të ditur, se Selenskyj është një marionetë në duart e oligarkut, Ihor Kolomojskyj. Sfidë tjetër për fituesin e zgjedhjeve është edhe pritshmëria e lartë e njerëzve ndaj tij. Por krahasuar me paraardhësit e tij, Selenskyj e ka një avantazh: Ai premtoi kandidimin vetëm për një mandat./ DW
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari ka n...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar disa ditë më parë, Partia ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqipta...
Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite goxha e ndërlikuar ka për t...
Gazetarja Klodiana Lala nga studio e emisionit Opinion ka zb...
Gazetari Artan Hoxha teksa fliste për 4 të arresttuarit ka z...
“Personalisht nuk kam asgjë personale me zotin Baton Haxhiu....
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur rreth arrestimit të 4 pers...
Partia “Bindja Demokratike” e cila po themelohet me iniciati...
I qenë, si çdo mbrëmje, në krye të protestës së banorëve të...
Ish nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi i cili po themelon nj...
Maqedonia e Veriut, po shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve...
Në sipërfaqen e lumit Drin lundrojnë peshq të ngordhur si pa...
Deputeti Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të djegë mandatin...
Brenda së djathtës ka lëvizje intensive për krijimin e një p...
Ditën e sotme në maternitetin e Elbasanit humbi jetën, një o...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi për arrestimin e ...
Autorja e një prej librave më të shitur “50-Shades of Grey” ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...