Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Maqedonia e Veriut, po shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me sytë nga shqiptarët. Në raundin e parë kandidati shqiptar Blerim Reka, i pambështetur nga BDI, si forca kryesore e shqiptarëve në pushtet, arriti të sigurojë 79.921, një pakicë e artë votash, të cilat janë vendimtare për kandidatin fitues në raundin e dytë. Stevo Pendarovski I LSDM, ka marrë 323.892 vota, Gordana Siljanovska-Daavkova, e partisë së Gruevskit, ka marrë 319.364 vota, ndërsa shqiptari Blerim Reka 79.921 vota.
Fitorja më e madhe e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që çmontoi pushtetin e Gruevskit, ishte krijimi i frymës së bashkëjetesës mes shqiptarëve e maqedonasve, nxitur me kurajo nga kryeministri Zaev. Përveçse ai futi dy shqiptarë në listat e kandidatëve të partisë së tij, bashkëpunoi fort me faktorin shqiptar dhe ja doli të çmontojë një regjim nacionalist, i cili po nxiste ndarjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke i humbur vendit perspektivën europiane.
Në pak më shumë se një vit, Zaev arriti të mbyllë konfliktin me Greqinë, të dërgojë para drejtësisë ish- funksionarët e regjimit të shkuar dhe të hedhë një hap përpara në integrimin e shqiptarëve në politikë.
Por duket se brenda koalicionit të tij, shqiptarët vazhdojnë të zemërojnë shqiptarët.
Blerim Reka është një intelektual i pavarur shqiptar, i cili ka kandiduar pa pasur mbështetjen e shumicës së faktorëve politik shqiptar në pushtet, përveç dy partive të vogla, por ia ka dalë të marrë një numër impresionues votash, aq sa të shërbejë si faktor vendimtar në raundin e dytë.
E gjitha kjo ngjan si një shuplakë e shqiptarëve, ndaj shqiptarëve në qeveri, më shumë se sa një frymë kundër bashkëjetesës së shqiptarëve me maqedonasit.
Edhe pse fushata e tij u bazua shumë tek simbolet etnike shqiptare dhe përpjekja për të ndarë votën e shqiptarëve të pakënaqur nga vota e shqiptarëve pro qeverisë, ajo është më shumë një shuplakë për Ali Ahmetin, se sa një rrezik për qeverinë e kryeministrit Zaev.
Në këtë pike, raundi i dytë, i cili është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rrugës së saj europiane, interesi i shqiptarëve është të ndalë rikthimin e kursit të vjetër nacionalist të Gruevskit, i cili i ka diskriminuar dyfish shqiptarët, së pari si etni dhe së dyti si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Ai i ka persekutuar si etni, pasi i ka margjinalizuar ata, duke i përçarë dhe duke i vënë në rresht, se kush do të qeveriste me të. Më tej ai i ka persekutuar si qytetarë të shtetit të tij, të cilin po e izolonte nga Perëndimi dhe po e çonte drejt internacionales autokrate të liderëve ish komunistë lindorë, me sy nga Moska.
Shqiptarët në Maqedoni e kanë parakusht të jenë qytetarë të një vendi demokratik, për të qenë qytetarë të lirë. Shqiptarë të lirë, nën një regjim nacionalist dhe të korruptuar nuk mund të ketë, pasi ata bëhen viktimë e parë e këtij regjimi.
Shuplaka e zgjedhjeve presidenciale të raundit të parë, është një leksion i hidhur për shqiptarët që qeverisin bashkë me Zaevin, dhe një mundësi për të reflektuar.
E vërteta e hidhur është se shqiptarët në këto zgjedhje kanë qenë të zemëruar me shqiptarët e qeverisë dhe jo me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Garancia që ata të jenë qytetarë të respektuar dhe me ndikim në Maqedoni, është të ruajnë kursin Perëndimor të Maqedonisë së Veriut, e cila i bën ata edhe shqiptarë, edhe qytetarë të sigurtë.
Shuplaka ndaj shqiptarëve në qeveri, nuk duhet të kthehet në shuplakë ndaj kursit Perëndimor të Maqedonisë së Veriut, pasi ai shtet nisi të bëhet Perëndimor, falë edhe shqiptarëve.
Në sipërfaqen e lumit Drin lundrojnë peshq të ngordhur si pa...
Deputeti Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të djegë mandatin...
Brenda së djathtës ka lëvizje intensive për krijimin e një p...
Ditën e sotme në maternitetin e Elbasanit humbi jetën, një o...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi për arrestimin e ...
Autorja e një prej librave më të shitur “50-Shades of Grey” ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Një nga të dyshuarit për grabitjen në Rinas, Klement Çala ës...
Detaje të reja kanë dalë rreth grabitjes së ndodhur në aerop...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti, i qenë prezent ...
Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia ka...
Një 45 vjeçare nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga p...
Një shqiptar është arrestuar në qendër të Frienzes ditën e s...
Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3...
Policia e Elbasanit ka shoqëruar dy mjekët dhe stafin i cili...
Vdekja e 25 vjeçares nga Elbasani vetëm një orë pas lindjes ...
Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka trondi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Falë procesit të Vettingut, kanë dalë në dritë shumë abuzime...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...