Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me 16 shkurt 2019 vendosën të djegin mandatet e deputetëve dhe prej më shumë se dy muajsh po paralajmërojnë mosfutjen në zgjedhjet lokale, edhe pse qëndrimi nga ndërkombëtarët ka qënë i qartë dhe i prerë.
Kudo në botë, zgjedhjet lokale konsiderohen si momenti ku bashkitë zgjedhin administratorët e tyre, ç?ka i bën ato shumë më pak politike, por shpesh i kthen si një barometër për zgjedhjet e ardhshme, sepse në Shqipëri konsiderohen votimet lokale si frymë dhe rezultat ndaj qeverisë. Sepse në Shqipëri, fatkeqësisht ende zgjedhjet administrative për Bashkitë politizohen dhe përdoren si betejë nga palët me program politik qeverisës, duke gënjyer zgjedhësit dhe duke shpallur programe politike përtej kompetencave dhe mundësive që ofron pushteti vendor.
Mos hyrja në zgjedhjet lokale do të ishte një vetëvrasje politike për opozitën. Jo për faktin se do të shmangej nga përballja me qeverinë, apo do braktiste betejën kundër Ramës, por sepse zgjedhjet lokale nuk mund të bëhen të parakohshme.
Pra, nëse PD nuk merr pjesë, minimalisht do të humbë të paktën 15 bashkitë që ka aktualisht dhe ndoshta disa të tjera që mund t?i fitonte. Por, gjithashtu do të humbte mundësinë për të testuar ?ushtrinë? e bazës, si funksionon ajo dhe çfarë fuqie ka.
Opozita, pra PD-ja, do të bënte një vetëvrasje për faktin se ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, ato lokale nuk përsëriten. Nuk ka asnjë shans dhe mundësi që të ribëhen në të gjithë Shqipërinë. Mund të ketë raste sporadike në ndonjë bashki, sipas parashikimeve të ligjit.
Pra, zgjedhje të parakohshme lokale nuk ka, i pëlqen apo jo Ramës, Bashës dhe Metës, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të jenë edhe të parakohshme.
Parlamenti është një dhe mund të shpërndahet apo mund të vendoset që të ritestohet shumica në vend. Kurse Bashkitë janë 61. Edhe po të shtyhen për vjeshtë apo po të mos hynte PD-ja në zgjedhje Rama do të merte 61 bashki në tavolinë.
Në vitin 2000, PD zhvilloi një tërheqje taktike nga zgjedhjet lokale. Bojkotoi balotazhet e atëhershme, ç?ka bëri që shumë bashki dhe komuna edhe pse PD ishte në mazhorancë, t?i humbte.
Një taktikë që nuk u përdor më në 2003, sepse Berisha bëri një veprim politik i cili u kuptua që ishte i gabuar, por pasojat tashmë ishin të pakorrigjueshme. PD humbi për shkak të bojkotit në disa komuna apo bashki. Kështu do ndodhë në rast se Basha do të bojkotojë zgjedhjet e qershorit, dhe do të përsëritet i njëjti gabim i bërë në vitin 2000.
Askush nga ndërkombëtarët nuk ka për të ardhur në Shqipëri, që t?i japë zgjidhje një krize politike parlamentare, e cila është stisur në prag të zgjedhjeve lokale. Kushdo që do ta dëgjonte se po kërkohet një zgjidhje politike, dhe një qeveri pa kryeministrin në detyrë për të zhvilluar zgjedhjet lokale, do të merrte malet.
Kamuflimi që bën Luli me qeverinë tranzitore dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme, të gjithë e lexojnë si një akt të nxituar që vjen përpara zgjedhjeve lokale dhe në rast se do duhej të testohej, ashtu siç kërkon Basha, PD pa asnjë diskutim duhet të hyjë në zgjedhjet administrative, të testojë veten dhe pastaj le t?i quajë ato edhe politike.
Duke kërkuar më tej zgjedhje të parakohshme dhe largimin e Ramës. Ato s?mund të vinë me dëshirën e Lulit dhe djegien e mandateve. Dhe duke u hedhur në zjarr, pa e menduar më parë se për një çast përvëlohesh, beteja për zgjedhje pa Edi Ramën dhe bojkoti i atyre lokale, mund t?ju japë socialistëve gjithë pushtetin vendor në Shqipëri që do të ishte një katastrofë politike sepse zgjedhjet lokale nuk përsëriten dhe në rast se do kishim zgjedhje të parakohshme, sikurse do Luli dhe opozita të fitojë zgjedhjet, me të gjitha bashkitë e majta shumë shpejt mazhoranca do të përmbysej dhe do ta kishte të pamundur të qeveriste vendin.
Komshiun dhe kundërshtarin nuk e zgjedh dot, atij duhet t?i shkosh përballë dhe ta mundësh dhe politikisht ta shkelësh me këmbë dhe në rast se je i dobët dhe i pamundur nuk mund të justifikohesh duke braktisur zgjedhjet vendore dhe duke ia bërë dhuratë kundërshtarit. Sepse më pas ai do të kishte në dorë një xhevahir dhe një avantazh të padiskutueshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin këto edhe të parakohshme./ CNA.al
Një vajzë 11 vjeçare në West Covina, të Kalifornisë vdiq pas...
Alketa Vejsiu ndodhet ne Holande për të bërë një fotosesion ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Fustanet me vija dhe këpucë me takë katroreKy është kombinim...
Imzot George Frendo ka dhënë një urim dhe mesazh në vigjilje...
Krimet e tij janë mizore dhe ai është cilësuar si një ndër n...
“Doja të votoja për elefantin, por votova gabimisht për lule...
Ideja ishte e Gran Caffe Gambrinus në Napoli, i cili ka real...
John Rezaj, i cili nuk ka mbaruar për aktrim dhe e ka kaluar...
Për të gjithë ju që nuk e dini, Ija gjyshja e Bes Kallakut, ...
Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e emisionit ...
Ish-zv.kryeministrja gjatë qeverisjes teknike më PD-në pas m...
Drejtoria e doganave është përfshirë nga disa ndryshime.Mëso...
19 prilli shënon 27-vjetorin e formimit të qeverisë së parë ...
Ish ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së m...
Nga Arian Galdini* Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha ...
Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre persona, të cilët shp...
Dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në kryeqytetin serb, B...
Dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar ja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...