web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sqarim për nivelin intelektual të Foti Cicit

20 Prill 2019, 06:59, Aktualitet CNA

Në faqen e tij të facebook-ut, z. Cici, i cili e shoqëron mbiemrin e tij edhe me një nga emrat e mësipërm ose një kombinim të tyre (sipas rastit dhe interesit), ka bërë një postim, të shoqëruar edhe me një foto të programit të meshave të parashenjtëruara të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, për periudhën 13 mars – 19 prill, ku sipas tij, “ka zbuluar” se emri i atë Kozma Sovjanit nuk ekziston, dhe kjo, sipas tij, edhe pse nuk e thotë hapur, përligj marrëzitë që ka shkruar më parë për këtë çështje. Ja edhe postimi i tij i plotë, pa i hequr asnjë presje:
Duke kujtuar “Përgënjeshtrimin” e At Kozma Sovjanit, të cilin e shtrënguan të betohet publikisht në Katedralen e Korçës, madje thanë se e kanë caktuar të meshojë në Mitropoli, po sjellim listën e klerikëve në shërbesat e këtij muaji atje: 13 mars – 12 prill. Ku është emri i Arkimandrit Kozmait, prifti me gradën më të lartë në Mitropolinë e Korçës? Nuk ekziston…

Siç kemi shpjeguar këtu, në faqen tonë të facebook-ut, por siç kuptohet qartësisht edhe nga sa vetë atë Kozma Sovjani ka deklaruar përpara besimtarëve të Korçës (me zë e figurë), prania e tij në Korçë është imponuar nga shkaqe personale familjare. Kemi shkruar këtu se ky atë i nderuar nuk është në organikën e Kishës sonë, pasi ka ardhur nga Mitropolia e Verias, Nausës dhe Kampanisë (Kisha e Greqisë), nga ku edhe paguhet. Sigurisht që nuk është as në organikën e Mitropolisë së Korçës. Ai ka kërkuar lejen e Mitropolitit të kësaj Mitropolie për të meshuar, leje e cila edhe i është dhënë, sepse atë Kozma Sovjani është prift kanonik i Kishës Orthodhokse, dhe jo prift jallanxhi, si z. Cici. Duke pasur këtë status aktual, sigurisht që nuk mund të përfshihet në këtë program, por edhe në çdo program tjetër të jetës adhurimtare të kësaj Mitropolie. Me fjalë të tjera, atë Kozma Sovjani ka bekimin dhe të drejtën të meshojë në kishat e kësaj Mitropolie, por jo detyrimin për të bërë një gjë të tillë.

Le të shpresojmë se ky sqarim, i cili kërkoi mjaft mund për t’ia përshtatur kërkesave intelektuale të z. Cici, është një përgjigje e plotë dhe e argumentuar për insinuatat që ngre në shkrimin e tij.

Siç mund të kuptohet lehtë, ne jemi në gjendje t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve që ai ngre, sepse nuk është e vështirë t’i përgjigjesh një shpifësi me pagesë. Nga ana e tij, përveç panikut që e ka mbërthyer këto kohët e fundit (dhe jo më kot), nuk guxon jo vetëm të përgjigjet, por as të citojë diçka nga shkrimet e shqiptarëve ortodoksë në rrjetet sociale ku diskreditohet hapur dhe me prova të pakundërshtueshme roli i tij i errët në luftën që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet ortodoksisë shqiptare. Nëse z. Cici është kaq burrë (që nuk është) le t’u përgjigjet tri pyetjeve të mëposhtme;

1) A është dënuar me 5 (pesë) muaj heqje lirie në vitin 1988 nga gjykata e Sarandës për plagosje me paramendim?

2) Si ka mundësi që, në Amerikë dhe Kanada, është prezantuar zyrtarisht me emrin Fatmir Cici, në një kohë që, qysh prej janarit 1991, siç ka pohuar edhe vetë (madje ka nxjerrë në adresën e tij të facebook-ut edhe fotot përkatëse të kartës së identitetit të vitit 1991 dhe dy pasaportave shqiptare, njëra prej të cilave me vizë amerikane) i vetmi emër që ka është Fotaq?

3) Si ka mundësi që prezantohet si prift (at Foti Cici), në një kohë që është dëbuar nga radhët e klerikëve ortodokësë me vendime të rregullta sinodike? A mund të na thotë se në cilën Kishë shërben aktualisht?

Nëse nuk ka mundësi t’u përgjigjet të tria këtyre pyetjeve, le t’u përgjigjet të paktën dyve prej tyre. Nëse përsëri nuk ka mundësi, le t’i përgjigjet njërës. Rëndësi ka të tregohet burrë, shqiptar ortodoks, siç e mban veten. Ja sheshi, ja mejdani…

Pas postimit tim në këtë temë (Nr. #18), ku bëra fjalë për mashtrimin më të madh të jetës së tij, siç ishte themelimi i Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi ?Shën Asti?, (deri sa të vijë dita të vërtetojmë në këtë forum se ka bërë edhe një mashtrim tjetër, shumë më të madh se ky), z. Cici u kujtua sot të postonte një tekst të shkurtër me rastin e dhjetëvjetorit të “themelimit” të kësaj Lidhjeje. Sigurisht që shkaku i vërtetë i këtij postimi nuk është përvjetori i dhjetë, sepse ky përvjetor ishte në datën 6 shkurt dhe jo sot (ai e di këtë, prandaj dhe shkruan se “Këtë vit bëhen njëzet vjet nga përpjekja për të hapur një kishë shqiptare në Athinë, me Lidhjen Ortodokse të Shqiptarëve në Greqi “Shën Asti” (1999)..”. Shkaku i vërtetë i këtij postimi është të pengojë çmitizimin, ose më saktë, diskreditimin e kësaj Lidhjeje nëpërmjet shkrimeve të mia në Forumin Shqiptar.

Ndërkohë, unë nuk kam ndërmend të tërhiqem as nga çmitizimi dhe as nga diskreditimi i kësaj përpjekjeje, të cilën e quajta një biznes personal të Cicajve, me qëllim emërimin e tyre në administratën publike të Shtetit Grek me rroga të majme e trajtim special, por edhe për t’iu shmangur detyrimeve që kishin marrë përsipër përpara Kishës sonë dhe Kryepiskopit Anastas për t’u kthyer në Shqipëri pas mbarimit të studimeve. Dua gjithashtu t’i bëj të ditur z. Cici, se termi “themelim” në këtë rast është krejt abuziv, prandaj dhe unë e vendos gjithmonë në thonjëza. Në fakt është ÇTHEMELIM, sepse atë ditë, pikërisht në 6 shkurt 1999, të pranishmit i dhanë një shuplakë aq të fortë z. Cici, saqë i gjëmojnë veshët edhe sot e kësaj dite. E ashtuquajtura “Lidhje” ekzistoi vetëm si një përpjekje e shumë pak vetave (shikoni edhe fotografitë që ky vetë ka publikuar në adresat që kam përmendur këtu, por edhe në faqen e facebook-ut të tij që të bindeni) për të zhvatur ndonjë copë kockë, por që kur erdhi dita të prezantohet përpara shqiptarëve, u shpërbë menjëherë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë.

Gjithsesi, në këtë shkrim nuk kam ndërmend të zgjatem shumë, sepse nuk po e quaj si postim të radhës, d.m.th. nuk e quaj si vazhdim të postimit të djeshëm Nr. #18, me të cilin do merrem pas pak orësh. Dua vetëm të përmend se në shkrimet origjinale, që Lidhja e Cicajve i ka dërguar Kryepiskopit të atëhershëm, i gjithë teksti shkruhej në gjuhën greke, përveç emrave të nënshkruesve, që ishin në gjuhën shqipe, d.m.th., të kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. P.sh.:

O ???????? __________ ? ??????? ??????????

Foti Cici ______________ Gjergji Kureta
???????? ……………………….????????

Kur i kam parë për herë të parë këto dokumente, nuk e fsheha admirimin tim për këta djelmosha atdhetarë, sepse më pëlqeu që po ruanin të pacenuar identitetin e tyre kombëtar dhe familjar, që po mbanin emrat e tyre në gjuhën shqipe dhe nuk kishin frikë të përballeshin me këdo e në çdo rast me këto emra. Nuk jam në gjendje të flas për z. Kureta, sepse nuk ia kam dëgjuar ndonjëherë zërin dhe as që e kam idenë dhe as më intereson të di se ku është e me se merret. Dua të pyes z. Cici, tani që vëllai i vet, i cili dikur quhej Artem (Artan) Cici, “atëbotë” bashkëthemelues i kësaj Lidhjeje dhe përfaqësues i saj për qytetin e Selanikut, e ka ndryshuar emrin në Artemios Tsitsis (???????? ???????), madje edhe atësinë (nga Gligor në Grigoris-????????), a mendon se janë shkelur parimet e dikurshme të kësaj Lidhjeje? A distancohet ai nga ky veprim i vëllait të vet? A mund të na tregojë z. Cici se si e ka emrin në diplomën e Teologjisë së Athinës, ose edhe në çdo dokument tjetër studentor? A mund të na tregojë z. Cici kartën e studentit, për të cilën unë e akuzoj me përgjegjësi ligjore, se ka shkuar në sekretarinë e këtij fakulteti dhe ka korrigjuar me kërkesë të tij mënyrën e regjistrimit nga ????????? (i huaj) në ???????? (grek bashkëkombës)?

Që t’i japim fund kësaj komedie me titull “Lidhja shqiptarëve të krishterë ortodoksë ‘Shën Asti’ – me themelues patriotin Foti Cici”, po i them edhe një herë këtij mashtruesi se Lidhja e tij ishte një biznes familjar, e cila synonte në emërimin e tij në administratën publike të Shtetit Grek (siç bëri edhe vëllai i vet dhe anëtarë të tjerë të saj), por edhe në zhvatjen e fondeve të shumta që Qeveria Greke u jepte në atë periudhë Organizatave Joqeveritare.

Mos e kam gabim, mo Miri?/ Forumi Shqiptar 

Lidhja e shqiptarëve ?Shën Asti”/ Mashtrimi më i madh i Foti Cicit

Foti Cici, ky leckaman trutharë e gjakpirës

 





Lajmet e fundit nga