Avokat Altin Goxhaj sqaron pse amerikanët nuk ia falin Lulzim Bashës
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka reag...
Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolute ku i kërkohet BE të pezullojë regjimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve nga Shqipëria. Më shumë se sa një lajm i keq për Shqipërinë, ky është një lajm i keq për vetë BE. Iniciativat radikale e nacionaliste, që i imponohen vendimmarrjes politike në vendet komunitare janë kërcënimi i vërtetë për projektin europian. Ndaj ky ështe vërtet një lajm per tu trishtuar, por në rradhe të parë si europianë e pastaj si shqiptarë.
Europa dhe gjuha politike
Kohe më parë pata shkruar një opinion të titulluar ?Të jesh politikisht korrekt?. Ishte një këndvështrim mbi rolin që po luan gjuha politike në ndryshimin e shpejtë të skenës politike botërore. Nuk bëhet fjalë thjesht per një beteje politike semantike . Bëhet fjalë për raportet e ndryshuara të politikës me shoqërinë. Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga ai shkrim, konfiguracioni i forcave politike në Europë e më gjerë ka ndryshuar ethshëm. Nga epoka e të qënit ?politikisht korrekt? kaluam në epokën e retorikës radikale dhe të urrejtjes të ushqyer nga fryma e populizmit dhe nacionalizmit. Në Hungari, Poloni, Çeki, Itali kjo frymë është në pushtet. Në Britani solli kaosin e Brexit, në Francë është forca e dytë më e madhe, në Gjermani është forca e tretë me rritje të shpejtë. Sot ndarja e madhe e politikës nuk është ndërmjet të majtës dhe të djathtës, por ndërmjet globalistëve dhe nacionalistëve. Globaliste janë edhe forcat e vjetra të majta edhe forcat e vjetra të djathta. Nacionaliste janë forcat e reja të ekstremit të majtë por edhe të ekstremit të majtë. Duket se bota po shkon drejt një rendi të ri. Globalizmi, të drejtat e njeriut, liria e levizjes se njerezve dhe mallrave duken si parime të botës se vjetër. Se si do të duket bota e re nëse do të vazhdoje ky trend politik askush nuk guxon ta vizatoje. Në cdo rast nuk duket se do të jetë demokratike liberale.
Nderkohe forcat ?e vjetra? politike, pra establishmenti politik, e rrumbullakosën gjuhën politike për ta pershtatur me kauzat e partive populiste. Mbase kjo është rrethana që i dha shumicen e votave të parlamentareve holandeze, rezolutës per Shqiperinë, shtuar edhe faktin që në kohe fushatash si kjo (në vendet e BE po zhvillohet fushata per zgjedhjet e Parlamentit Europian) partitë nuk duan të humbin asnjë votë. Megjithatë rrumbullakosja e gjuhës në vend që ti shpëtonte i ka çuar në një rënie të dukshme gjithandej partitë europianiste, sepse sjellja ?politikisht jokorrekte? populiste duhet përballuar me gjuhën ?politikisht jokorrekte? të së vertetës, jo me uljen e kokës para histerisë populsite. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare europianë pritet të rritë ndjeshem vendet e nacionalisteve në PE.
Përballja me të vërtetat
Ka ardhur pra koha e gjuhës së vërtetë, politikës që pranon dështimet dhe jep alternativat e korrigjimit pa u përpjekur ti fshehe ato. Duhet pranuar, për shembull që globalizmi ka sjelle përqëndrimin e pasurisë tek një numër gjithnjë e më i vogël individësh dhe vendesh më të pasura. Lipset pra një qasje e re e globalizimit të tregut që i jep mundësi më shumë kompanive të operojnë në tregun global. Jack Ma, themeluesi i Alibaba, portalit më të madh në botë të tregtise online, ka ndertuar një platforme elektronike që i krijon mundësinë prodhuesve të kafese në Ruanda të shesin prodhimin e tyre drejpërsëdrejti tek tregtaret kineze. Në këtë mënyrë çmimi që perfitojnë prodhuesit ruandeze është rritur nga 8 në 12 dollare / kg. Kjo qasje po quhet globalizëm nga poshtë lart (bottom-up) dhe inspirohet nga nevoja per të rritur numrin e kompanive perfituese të globalizimit nga 60 mijë që llogariten aktualisht, në mundësisht 60 milion, sipas Jack Ma.
Politika sot duhet të pranojë dhe korrektojë edhe dështimet politike të sistemit të demokracise liberale. Le të marrim risqet e avancimit teknologjik. Bota po kalon me shpejtësi nën pushtetin e algoritmave, thotë historiani izraelit, Youval Noah Harari. Bazuar në të dhenat personale, algoritmat arrijnë të zbërthejnë botën emocionale të njeriut dhe të orientojnë zgjedhjet. Pra demokracia shpejt do të jetë vullneti i një shumice të ndikuar nga teknologjia, jo i një shumice që zgjedh me vullnet të lirë.
Është e nevojshme të behet një punë kolosale nga BE dhe SHBA kryesisht per të ndërtuar kuadrin rregullator dhe institucional të kësaj fushe ende të parregulluar.
Këto sfida të vështira nuk mund të zbukurohen dhe as të pasohen tek qeverite pasardhese. Ndërkohe mandatet politike të kufizuara në kohë (përgjithësisht 4-vjecare) i bejnë te gjitha qeveritë të paguximshme për t?u perballur me keto çështje të sikletshme.
Shqipëria sot dhe nesër
Politika në Shqiperi duket e shkëputur nga ngjarjet globale, por është thjesht e sfazuar në kohe. Këtu era fryn me disa vite vonese, por kjo periode vonese sa vjen dhe zvogelohet per shkak se Shqiperia është duke u bere gjithnjë e më hapur. Teknologjitë e informacionit dhe media luajnë rolin e tyre në këtë përshpejtim.
Edhe ketu tek ne doktrinat politike e ekonomike nuk janë me ato që ndajnë forcat politike. Me disa perjashtime ketu gjithe klasa politike ka të njëjtin qëndrim për çeshtjet kryesore të kohës.
Të paktën në programet e tyre politike, të gjitha partitë janë pro integrimit europian, pro reformimit të sistemit të drejtësise, pro tregtise se lire, pro të drejtave të njeriut, pro të drejtave të minoriteteve, pro legalizimit të ndertimeve pa leje, pro kthimit e kompensimit të pronave, pro kompensimit të ish-të perndjekurve politike, pro investimeve të huaja.
Do të krijohen me siguri, herët a vonë, forca të reja politike me platforma të ndryshme populiste, nacionaliste, radikale majtiste, antieuropiane apo fetare, që do të sjellin edhe ketu në Shqiperi ndarje të reja.
Ato do të peshkojnë padyshim tek problemet ekonomike e sociale, tek pafuqishmeria e bizneseve për të mbijetuar në një treg europian ku kërkohen standarte shumë më të larta prodhimi dhe sherbimi, tek dëshpërimi i të rinjve nga pamundësia për të konkuruar në tregun europian të punës me dijet e marra nga arsimi i lartë shqiptar. Ndaj sa më shumë të mbështeten bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme sot, aq më pak i kërcenuar do të jetë realiteti politik nga sharlatanizmi nesër. Nuk po shohim ende një Jack Ma shqiptar që ta projektojë suksesin e biznesit te vet në shtimin dhe fuqizimin e bizneseve te tjera shqiptare. Jemi larg kësaj filozofie biznesi. Përkundrazi ka një tendencë të vazhdueshmë për ta ngritur suksesin mbi dështimin e të tjerëve.
Ndërkohë sa më e paprinciptë të jetë lufta politike ndërmjet dy forcave tona kryesore politike, sa me tepër t?u largohemi nevojave të vërteta të njerëzve të zakonshëm, sa më të pavërtetë të jemi në ato cka themi ndryshe nga ato çka bëjmë, aq më e madhe do të jetë hapësira për forcat e reja populiste që mund të lindin në skenën tonë politike.
Rezoluta e Hollandes na jep rastin që qeveria dhe opozita politike e parlamentare, të bëjnë gjestin e parë të vendosjes së interesit kombëtar mbi atë politik. Të flasim me zë të lartë me gjuhën e vërtetë të shqiptareve që nuk meritojnë të portretizohen si rreziku i Europes. Shifrat e azilkërkuesve dhe kriminalitetit në vendet e BE e vërtetojnë këtë pohim. Vendimmarrjet e sotme po bëhen gjithnjë e më iracionale dhe mbase ne nuk mund t?i influencojme dot ato, por një Shqipëri që nuk reagon, ose akoma me keq që më gjysmën e vet feston, është një Shqipëri që i thotë qartazi BE-se se nuk e meriton ende të merret në konsideratë si vend aspirant.
Dhe së fundi edhe në Shqiperi ka ardhur koha të ndryshojme gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mesuar përmendësh dhe kanë filluar t?i neverisin.
Rruga me e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekt në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojrat politike me pushtetin. Ndaj gjuha populiste e rrugës në Shqiperi është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera.
Kemi vetëm një rrugë:
Të jemi njerëzore e të perulur para sfidave të mëdha.
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka reag...
Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth grabitje...
Nga Kreshnik Spahiu– Kujtesë për ata që nuk e njohin ligjin,...
252 orë dore të falsifikuara janë bllokuar nga dogana e Aero...
Ish nëkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar pas vendim...
Ish kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reagua...
Ish-deputeti, Nard Ndoka, ka ironizuar përfaqësuesit e opozi...
Kryetari i PAA-së, Agron Duka teksa fliste për situatën aktu...
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur të ndajë ...
Në një prononcim për “Zërin e Amerikës” e ngarkuara në detyr...
Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi në një prononcim për...
Deputetja e cila nuk iu bashkua vendimit të opozitës për dje...
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtet6it në një ...
Trafiku në Tiranë është një nga problemet kryesore për drejt...
Ish ministri i Jashtëm në qeverinë “Berisha”, Besnik Mustafa...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i cili po endet në...
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë...
Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht Sekretare e Përgjiths...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë sot një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...