Shiti shtëpinë dhe humbi të gjithë pasurinë në bixhoz, burri i kërkon faljes ish-bashkëshortes
Personazhi që hapi mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të ...
Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re ‘Bindja Demokratike’ ndërsa të martën do ta regjistrojë për të shkuar kështu drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërkohë që po sot, Aleanca Kuqezi njoftoi regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale duke e dërguar në 26 numrin e partive që do të marrin pjesë, ndërsa PD-LSI dhe disa nga partitë në koalicionin opozitar kundër Ramës akoma nuk janë regjistruar.
Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv nga Berlini u shpreh se është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të larguar Bashën dhe Ramën. “Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar, ti shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë” tha ai.
Ai tha se ka pasur oferta për t’u rikthyer në Shqipëri, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë për zgjedhjet lokale. Opozita e vjetër deklaroi se nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nëse më parë nuk largohet kryeministri Edi Rama. Pjesëmarrja në zgjedhje e opozitës kushtëzohet vetëm me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë mbajtjen e tyre të lira dhe të ndershme.
Por, Spahiu thotë se pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita e vjetër zgjedhjet duhet të zhvillohen, pasi edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, Berisha bojkotoi, por procesi u njoh nga ndërkombëtarët dhe Kushtetuta është në fuqi. “Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizi” tha ai.
Intervista e plotë e Kreshnik Spahiut në Report Tv
Si e shikoni pjesëmarrjen e Aleancës Kuqezi në zgjedhjet e 30 qershorit?
Do të doja të deklaroja që vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje të Aleancës Kuqezi dhe partisë së Rudina Hajdarit e kam mësuar pak më parë në media. Është një vendim i rëndësishëm, por dy vite më parë marrëveshja Rama-Basha ka hapur një kapitull të ri dhe shpresoj që të mos ndodhë sërish. Unë i kam sugjeruar AK-së dhe Rudinës, së pari u uroj suksese në zgjedhjet lokale dhe me vendosmëri do u kërkoja me bindje, apo partive të tjera të reja nëse do të përsëritet një marrëveshje si ajo e 17 majit, e cila do të shtynte afatet kushtetuese këto parti duhet të bojkotojnë. Pjesëmarrja e tyre duhet të jetë respekt për afatet Kushtetuese dhe nëse do të ketë pazar politik, atëherë të gjitha partitë duhet të denoncojnë këtë shkelje. Shpresoj që të mos ndodhë ajo që ndodhi dy vite më parë dhe hoqi mundësi për të kandiduar me koalicione. Pjesëmarrja është për shmangie e luftës civile që kërcënon Berisha, që është skenar rus për të destabilizuar Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Kjo i çon ujë mullirit të Putinit dhe Moskës. Rusia kërkon mos integrimin e Ballkanit në BE.
Në 23 qershor 2017 morët 10 mijë vota, po tani cilat janë pritshëmritë për AK-në?
Shumë nga partitë me karakter patriotik nuk kanë pasur sukses në fillime. Ne nuk pranuam koalicion me Ramën dhe tani gjysma e shqiptarëve duan largimin e tij. Një nga gabimet e Ramës ishte mos arrestimi i ish-zyrtarëve të demokratëve, pasi Shqipëria duhet të ecte në rrugën që ndoqi Kroacia. Sot kryeministri maqedonas nxori fletë arresti për gjysmën e qeverisë. Ky është një gabim fatal që qeveria e re. Kam pasur disa oferta për t’u rikthyer qoftë nga Aleanca dhe të tjera, por për shkak të projekteve që kam nga organizatat ndërkombëtare në Gjermani jam i vendosur të mos kthehem në këto zgjedhje lokale. Por nëse do të kthehem në politike do të kthehem me një kauzë, arrestimin e peshqve të mëdhenj në politikë. Me katër arrestime sot shpëton Shqipëria, mund të ndërtojmë një Shqipëri tjetër. Duke i hequr vizën katër peshkaqenëve të politikës mund të lëvizin të lirë katër milionë të tjerë. Nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale. Vetëm një marrëveshje Rama-Basha, që dirigjohet nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik.
Kjo do ta çonte Shqipërinë 20 vite pas. Ky është skenar i një njeriu, që e ka provuar bojkotin. Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizim. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë votimet. Berisha ndihet i kërcënuar, SHBA i ka vendosur kushtet. Izolimi i Berishës solli djegien e mandateve, dhe nxjerrjen e PD-së nga parlamenti. Basha nuk kishte forcë për të nxjerrë Berishën dhe PD-në nga parlamenti. Ndërkombëtarët janë lodhur me Bashën. Sali Berisha kërcënon me destabilizim, që të ulet në negociata. Ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e Berishës përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit. Amerikanët thonë troc, inkurajojmë deputetët e rinj. Basha i vetmi lider në botë, që shkatërron opozitën. Në opozitë ke nevojë për bashkim, por kreu i saj vetëm largon, lista e tradhtarëve është më e gjatë e qëndrestarve.
A do i bashkoheni Bindjes Demokratike?
Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Ftesave unë u jam përgjigjur negativisht, kam një kontratë që nuk mundet ta ndërpres me dy organizata të mëdha ndërkombëtare, për momentin nuk mund të përfshihem në zgjedhjet lokale. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar dhe i shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë. Opozita e re ka zgjedhur koalicionin me Amerikën, ndërsa e vjetra me Monikën. Lëreni Lulin me Monikën dhe Berishës të izolohet, lëreni të vetëvritet. Në 30 qershor nuk do të jem në Shqipëri. Sfida ime do të jetë kundër Ramës dhe Berishës për t’i larguar. Metën, Bashën, Berishën për t’i larguar nga politika. Basha për 14 vite ka mbajtur 14 poste, Berisha është provuar 28 vite, Rama 20 vite në pushtet, këta janë konsumuar. Ka ardhur koha për ndryshim….
Personazhi që hapi mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të ...
Mbrëmjen e sotme këngëtarja Besa Kokëdhima gjatë intervistës...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka publikuar një foto pranë ...
Vendimi për djegien e mandateve nga Lulzim Basha dhe Monika ...
Ajo u shpreh: “Në fakt nuk e kam ndjerë momentin e duhur, nd...
Ish-deputeti Klevis Balliu ka komentuar deklaratën e Taulant...
Një person është vetëplagosur aksidentalisht në fshatin Gaju...
Mbrëmjen e sotme u mblodhën disa mijëra njerëz në kryeqyteti...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim nmë rrjetet...
Produktet kozmetike mund t’ju shkaktojnë probleme me lëkurën...
Rezultatet e një studimi te kryer së fundmi zbuluan se cili ...
Francezët jelek-verdhë u janë rikthyer protestave gjatë ditë...
Ka një përpjekje për të ndalur deputetët e opozitës në Parla...
Me mbështetjen e Ambasadës Austriake Tiranë, të Muzeut Histo...
Një turist po udhëtonte në autostradë në Canary Island.Ai ka...
Arbenita Ismalji është një ndër modelet shqiptare më të buku...
Ish deputeti i listës Basha, klevis Balliu i qenë prezent në...
Aktori Bes Kallaku, i ftuar në emision ‘Thumb’ ka treguar se...
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur që vogëlushe...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...