Promovohet në Tiranë dhe Korçë krijimtaria e Besim Xhelilit
Me mbështetjen e Ambasadës Austriake Tiranë, të Muzeut Histo...
Ka një përpjekje për të ndalur deputetët e opozitës në Parlament të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu siç përpiqen të dekurajojnë këdo që nuk e ka pranuar aktin vetëvrasës të Sali Berishës për partinë e tij. Ka 24 orë që të gjithë merren me partinë që mund të krijojë Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, çfarë emër do t?i vënë, ku do t?i gjejnë firmat etj.
Debati real nuk është themelimi i një partie, por hyrja në zgjedhje kundër vendimit dhe vullnetit të PD-ës, Sali Berishës. Dhe këtu nuk është fjala më as për Rudina Hajdarin, as për Astrit Patozin dhe çdo emër tjetër të përveçëm.
Fjala është nëse këto zgjedhje do prodhojnë garë dhe për këtë janë në garë shumë PD të dala nga Partia Demokratike, të cilat janë një fluks përfaqësues për të prodhuar garë.
Nuk është vetëm partia e re që mund të krijojnë formalisht deputetët e opozitës, ajo që do hyjë në zgjedhje.
Mendoj se bomba e parë nuk është Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, por ajo që nuk ka shpërthyer ende, dhe që ka të bëjë me kandidatët për kryetar bashkie të PD, që janë në detyrë. Disa prej tyre po e mendojnë personalisht hyrjen në zgjedhje, ndoshta si kandidatë të pavarur, ose duke përdorur siglën e ndonjë partie tjetër nga e djathta.
Dhe ky është një akt normal i tyre, që buron nga e drejta për të rikandiduar.
Ka disa parti të tjera të dala nga PD, që janë tashmë të përfaqësuara me deputetët e tyre në Parlament, që do të hyjnë në zgjedhje. Dy parti të Ballit Kombëtar dhe disa aleatë të tjerë të vegjël do të nxjerrin kandidatët e tyre. Dhe mos thoni që dhe këta nuk i ka futur PD në Parlament, në emër të votave që i kanë dhënë PD.
Shumë prej këtyre mund të kandidojnë figura të anashkaluara të PD, që mund të vihen në dispozicion të tyre.
Është edhe grupi demokrat i opozitës në Parlament, i kryesuar nga Rudina Hajdari, që mund të rregjistrohen në zgjedhje, ose si parti, ose duke mbështetur kandidatë të tyre. Deri më tani këtë grup e ka mbështetur nga strukturat e PD, ish- nënkryetari Astrit Patozi dhe mbështetës të tij në gjithë vendin, që mund t?i japin trajtën e një partie të re, ku dhe është foksuar debati i ditëve të fundit.
Figura të tjera politike të PD, të lëna jashtë, janë po ashtu mbështetëse për hyrjen në zgjedhje, edhe nëse krijojnë parti këto ditë, edhe nëse e krijojnë pas një viti. E rëndësishme është që shumë njerëz të PD, përveç grupit të gatshëm të Sali Berishës, janë duke hyrë në zgjedhje, ose si kandidatë, ose si mbështetës të kandidatëve, ose si pjesë e debatit për të marrë pjesë në zgjedhje.
Problemi kryesor këtu nuk është a do kemi një parti të Rudinës, një parti të Patozit, një parti të të dyve bashkë, apo një parti të bashkuar të të gjithë kundërshtarëve të Berishës. E sigurtë është se ka një aleancë të gjerë të gjithë kundërshtarëve të vendimit për të mos hyrë në zgjedhje, që duan të hyjnë në zgjedhje, dhe kjo është goditja kryesore për Partinë Demokratike.
Akti i saj kamikaz për të dalë nga sistemi ëshët goditur qysh tani, dhe po e shndërron atë nga parti poltike, në një bandë gangësterësh, që s?di kush ua ka mbush mendjen se mund të trembin shqiptarët të votojnë.
Ai vendim është dënuar gjerësishtë nga faktori ndërkombëtar, por mbi të gjitha, nga fluksi historik i Partisë Demokratike brenda vendit. Ndaj tani pyetja kryesore është, nëse zgjedhjet do prodhojnë konkurrencë apo jo.
Nëse zgjedhjet prodhojnë konkurrencë dhe kandidatë konkurrues, pamvarësisht siglës që kandidojnë, ato janë jo vetëm zgjedhje të mira, por dhe zgjedhje të mbara, pasi nxjerrin përgjithmonë në penson, një parti që ka vrarë e para zgjedhjet në këtë vend, një parti që ka bërë zgjedhje pa kundërshtarë, duke i zbuar ata me dhunë dhe një parti që mendon se do mbijetojë, ose duke vjedhur zgjedhje, ose duke prishur zgjedhje. Dhe një monstre të tillë, natyrisht që vdekja nga zgjedhjet do t?i vijë.
Me mbështetjen e Ambasadës Austriake Tiranë, të Muzeut Histo...
Një turist po udhëtonte në autostradë në Canary Island.Ai ka...
Arbenita Ismalji është një ndër modelet shqiptare më të buku...
Ish deputeti i listës Basha, klevis Balliu i qenë prezent në...
Aktori Bes Kallaku, i ftuar në emision ‘Thumb’ ka treguar se...
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur që vogëlushe...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin me pikat e...
Pak ditë më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u fi...
Marrëdhënia mes fëmijëve dhe prindërve në disa raste mund të...
Deputeti i opozitës së re, Myslym Murrizi ka komentuar të fo...
Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër ...
Vendimi për djegien e mandateve nuk ka shkuar ashtu siç prit...
Policia ka njoftuar se një çift shqiptar është arrestuar pas...
Deputeti “rebel” i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka fo...
Deputeti Myslym Murrizi ka komentuar krijimin e partisë së r...
Deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi, deklaroi se nuk dë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vendimin e qeveri...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pyetu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ironike ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...